Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dukagjin Alimusaj:Faktori politik rugovian

Shko poshtë

Dukagjin Alimusaj:Faktori politik rugovian Empty Dukagjin Alimusaj:Faktori politik rugovian

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 06, 2010 10:33 pm



Dukagjin Alimusaj:Faktori politik rugovian 49016_1606068178_7687923_n

Dukagjin Alimusaj:Faktori politik rugovian

Kuvendi i zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili do të mbahet nesër, do të jetë një ngjarje vendimtare për fatin e mëtutjeshëm të kësaj partie, por edhe të partive tjera, të cilat themelet e tyre i kanë të ndërtuara mbi filozofinë politike rugoviane, ose të cilat e kanë përqafuar këtë filozofi sëvoni. Përveq kësaj, ky kuvend dhe rrjedhat e tij do të ndikojnë edhe në fatet e qytetarëve tanë dhe të shoqerisë sonë, ashtu sikurse do të ndikojnë edhe në fatet e atdheut dhe kombit shqiptar. Në rast se delegatët e këtij kuvendi do ta ndihmojnë prijësin e tyre të dështuar dhe bashkëpunëtorët e tij që të katapultohen në krye të kësaj partie, atëherë kjo do të shënojë edhe rrënimin përfundimtar të njërit prej institucioneve më të rëndësishme politike që ka pas vendi ynë në gjithë historinë e tij. Në anën tjetër, në rast se delegatët do të dinë ta peshojnë mirë rëndesinë e vendimit të tyre, dhe do të zgjedhin një prijës tjetër por edhe një udhëheqësi të re, atëherë kjo do të shënojë fillimin e rimëkëmbjes jo vetëm të kësaj partie, por edhe të mbarë faktorit politik rugovian, çka do të çonte pastaj në rrëzimin e neokomunistëve nga pushteti dhe fillimin e një epoke të re për atdheun dhe kombin shqiptar. Personalisht nuk jam aspak i kënaqur me rrjedhat e kësaj partie. Mendoj se përpjekjet për ta bërë një reformë të mirëfilltë kanë dështuar tani për tani, kryesisht për shkak të mëndesisë neokomuniste të udhëheqësisë aktuale dhe metodave të tyre staliniste, por megjithatë, mendoj se fryma e reformave është ende e pranishme, dhe kjo frymë do të shkoj duke u fuqizuar në të ardhmen, poqëse kuvendi i nesërm do të ketë një mbarëvajtje dhe përfundim të lakmueshëm.
Qysh herët kam menduar se shpëtimi i vetëm për rugovianët është zgjedhja e një udhëheqësie të re, që për mua ka nënkuptuar zgjedhjen e Ukë Rugoves në krye të Lidhjes Demokratike. Inkuadrimi i tij në politik ka pas vetëm efekte pozitive deri më tani, ani pse në shiqim të parë të duket se ai ka shkaktuar një rrëmujë të madhe në mesin e rugovianëve. Edhe krijimi i fraksionit të tij është një veprim i drejtë dhe i domosdoshëm për momentin. Megjithatë, personalisht nuk jam shumë i kenaqur me strategjinë e ndjekur nga ky fraksion. Me duket se Rugova Junior ka nisur betejen politike duke marrë në krahet e tij këmbësorinë rugoviane, në vend që ta merrte kalorësinë rugoviane, e cila do ta ndihmonte që ta fitoj betejen, por e cila edhe do ta mobilizonte këmbësorinë për t´i fituar edhe zgjedhjet e përgjithshme. Kjo mund edhe të mos ketë qenë zgjedhja e tij, dhe ndoshta ai nuk ka pasur rrugëdalje tjetër. Sidoqoftë, mendoj se fraksioni i ri duhet të kthehet në gjirin e partisë së cilës edhe i takon, në rast se kjo parti do ta zgjedh nesër një prijës dhe një udhëheqësi të re, pjesë e se cilës patjetër që duhet të jetë edhe Rugova Junior, i cili sipas bindjes sime duhet të jetë vetë prijësi i ri. Mirëpo edhe Isa Mustafa është një figurë e rëndësishme poltike, i cili e meriton të bëhet prijës i rugovianëve. E rëndësishme është që ose njëri ose tjetri nga këto dy figura të marrin mbështetjen e delegatëve, dhe pastaj të fillohet menjëherë me përgaditjet intensive për fushaten dhe procesin zgjedhor, duke mos lenë anash as punën paralele kushtuar reformave.
Pas përfundimit të kuvendit zgjedhor, detyra më parësore që parashtrohet për udhëheqësinë e re është bashkimi i faktorit politik rugovian rreth një platforme të përbashkët qeverisëse, me të cilen rugovianët sëbashku do të marrin pjesë në zgjedhje, dhe e cila e bënë shumë të mundshme një fitore bindëse ndaj neokomunistëve të partisë në pushtet. Partia e parë me të cilën duhet të afrohet Lidhja Demokratike e Kosovës është natyrisht Lidhja Demokratike e Dardanisë, sepse ajo është një degë e rëndësishme e të njëjtit trung. Këto dy parti kanë të njejtën prejardhje por edhe pothuajse të njëjtin profil politik, andaj ato e kanë shumë lehtë që të bashkohen në një koalicion te përbashkët. Partia e radhës me të cilën rugovianët duhet të afrohen është Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, e cila viteve të fundit ka arritur të pozicionet si një parti e qendres së djathtë. Në fakt, kjo parti dhe prijësi i saj janë fuqizuar shumë kohëve të fundit, dhe mendja ta thotë që ata do të duhej ta udhëheqnin faktorin politik të djathtë. Mirëpo, rugovianët nuk duhet assesi ta lejojnë një zhvendosje të boshtit të së djathtes në duart e kësaj partie, për arsye se: i) aleancistët janë ndër ndërtuesit kryesor të sistemit të cullakokracisë, pra përkushtimi i tyre ndaj demokracisë është hala i mangët; ii) aleancistët nuk kanë arritur hala që të shkëputen nga rrënjet e tyre komuniste dhe nga mëndesia feudale, pra procesi i rugovizimit të tyre nuk është përmbyllur akoma; iii) aleancistët kanë mungesë të kapaciteteve intelektuale dhe të burimeve njerëzore, të cilat janë të domosdoshme për ta udhëhequr shtetin. Pra, rugovianët duhet të futen në koalicion edhe me aleancistët por duke ruajtur poziten e prijësit për vete. Në ketë menyrë, mundësia për fitoren e faktorit politik rugovian do të rritej shumë dhe, përveq kësaj, do të kishim edhe një rugovizim më të fuqishëm të aleancistëve, gje që do të ishte e mirë për vendin dhe popullin tonë në përgjithësi. Këto tri parti pra janë ato që e përbejnë faktorin politik rugovian, dhe një përafrim tyre do ta bënte shumë të fuqishëm këtë faktor. Por, procesi nuk duhet të ndalet me kaq. Rugovianët duhet t´i bëjnë një ofertë të sinçertë edhe Aleances Kosova e Re, përmes së cilës ose do ta fitonin edhe inkuadrimin e kësaj partie në mesin e faktorit politik rugovian, ose do të distancoheshin përfundimisht nga ajo. Si njëra ashtu edhe tjetra nga këto dy rrugë i kanë efektet e tyre pozitive, sepse është shumë më rëndesi që të ndahet përfundimisht shapi nga sheqeri. Oferta të njëjta rugovianët duhet tu bëjnë edhe gjithë partive tjera të krahut të djathtë.
Kur të bashkohet faktori politik rugovian, mbetët që të ndërtohet edhe një platformë e përbashkët qeverisëse, e bazuar mbi parimet e filozofisë politike rugoviane. Kjo platformë duhet tu ofroj qytetarëve tanë: 1) qeverisje të ndershme dhe efikase; 2) luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; 3) zhvillim të vrullshëm ekonomik; 4) ulje drastike të papunësisë; 5) përkujdesje ndaj familjëve të dëshmorëve dhe përkushtim për kthimin e eshtrave të të zhdukurve nga lufta e fundit në atdhe; 6) respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut për secilin qytetar të vendit tonë; 7) rregullim të sistemit energjetik; Cool ngritje të ndjeshme të cilësisë së sistemit tonë arsimor; 9) përmirësim urgjent të sistemit shëndetësor dhe të shërbimeve sociale; 10) planifikim të mirëfilltë hapësinor dhe mbrojtje efikase të ambientit; 11) forcim të strukturave të sigurisë, dhe shtrirje të sovranitetit shtetëror në gjithë territorin e vendit; 12) bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar; 13) integrim në strukturat evro-atlantike dhe njohje të reja për shtetin tonë të ri; 14) përkujdesje të shtuar ndaj mërgimtarëve; 15) ruajtje të trashegimisë sonë kulturore; dhe shumë e shumë gjëra të tjera. Kurse më e rëndësishmja e asaj çka duhet tu ofrojnë rugovianët qytetarëve është përkushtimi ndaj atdheut dhe kombit shqiptar, pra mos-lejimi i shtypjes së identitetit tonë kombëtar dhe mos-heqja dorë nga aspiratat dhe interesat tona.
Pas bashkimit të faktorit politik rugovian dhe krijimit të një platforme të përbashkët qeverisëse, mbetët që të zhvillohet edhe një fushatë e mprehtë, dhe një proces i rregullt zgjedhor. Sa i përket të pares, kujdes i veqant duhet t´i kushtohet përpjekjeve të fundit të neokomunistëve të partisë në pushtet për të kapërcyer nga krahu i majtë ne atë të djathtë, gjë që nuk guxon assesi të ndodhë, sepse kështu do të rrënohej përfundimisht faktori politik rugovian. Neokomunistët do të mbesin ashtu siç janë, dhe nëse nuk duan të shkojnë majtas, atëherë le të sillen rreth dardhes së Ahmatit, se djathtas nuk kanë vend. Sa i përket procesit zgjedhor, rugovianët duhet të bëjnë çmos për të mos lejuar manipulimin e votave, pa marrë parasysh se nga cili krah tentohet të bëhet një gjë e tillë. Nëse ndodhë kjo, atëhere rugovianët por edhe gjithë shoqëria jonë duhet me e mbrojtë votën e lirë përmes metodave demokratike. Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bërë shumë plane, mirëpo i kane bërë pa hangjinë, pra pa të vetëvendosurit në njerën anë dhe pa rugovianët në anën tjetër. Fitore për demokracinë!
Dukagjin Alimusaj, 06.09.2010.




Dukagjin Alimusaj:Faktori politik rugovian 76090_1577466048999_1606068178_1366330_4731310_a
Burimi i fotografise: rrokum.tv
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi