Pacolli: Refuzova bashkëqeverisjen me PDK-në
Faqja 1 e 1

Kur ka filluar kriza institucionale, kemi pasur ofertë për postin e presidentit dhe të zëmë vendet e LDK-së në Qeveri, tha në një intervistë Radion Evropa e Lirë, Behxhet Pacolli, kryetar i Alenacës Kosova e Re.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Pacolli, ngritja e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, që pasoi edhe me shpërndarjen e Parlamentit, u cilësua nga një pjesë e opozitës si një favor i partisë suaj në raport me Partinë Demokratike të Ksovës. Kosova tashmë po shkon kah zgjedhjet, keni ju një përafrim me partinë e Thaçi?
BEHXHET PACOLLI
Aleanca Kosova e Re, si gjithmonë prej formimit të saj deri më tani, nuk ka qenë pjesë e lojërave, as politike, as përçarëse, as fyese në rrafshin politik të Kosovës.
AKR-ja e ka mbështetur Qeverinë e Kosovës në çdo rrafsh, në çdo nismë të saj, por AKR-ja gjithmonë ka kritikuar, e ka ngritur zërin kundër dukurive që ne mendonim se nuk janë të mira dhe i kryente Qeveria. Një prej tyre ka qenë mosfunksionimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Kemi ngritur zërin edhe kundër privatizimit që ishte duke u kryer në forma shumë të dëmshme për qytetarin e Kosovës. Ne kishim një Qeveri që nuk kishte 6 ministra, pasi presidenti me dorëheqjen e tij i mori me vete, i lanë institucionet bosh, i lanë ministritë bosh, kështu që ky mocion u nënshkrua prej 40 deputetëve prej shumë partive.
Mocioni nuk është nënshkruar nga asnjë deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që më vjen keq. Dikush filloi ta kritikojë këtë për shkak të tekstit të saj. Teksti ka qenë jashtëzakonisht i parëndësishëm në këtë rast, pasi që ne u kemi thënë këtu është kufoma, nuk kemi kohë të merremi me shkaqe pse është kufoma.
Ne kishim një Qeveri që ishte jofunksionale dhe vetë fakti se Qeveria është jofunksionale, vetë fakti se ne kërkonim dorëheqjen e Qeverisë, thotë shumë edhe për mosfunksionalizimin e kësaj Qeverie dhe mocioni u votua dhe atë unanimisht. Dikush mund të thotë se ne i kemi bërë dikujt favor. Unë nuk di kujt i kemi bërë favor, pos qytetarit të Kosovës.
RADIO EVROPA E LIRË
Në një nga konferencat tuaja patët deklaruar se me fillimin e krizës institucionale, ju e kishit dhe një ofertë për postin e presidentit të Kosovës?
BEHXHET PACOLLI
Të them të drejtën, kur ka filluar kriza qeveritare, gjegjësisht kur është tërhequr presidenti i Kosovës, ne kemi qenë të parët që kemi pasur ofertë që ne të ofrojmë atë çka mund të ofrojmë, ministrat tanë, që t’ia nisim punës. Dhe, normalisht edhe propozimi im të hidhet në Parlament për president të Kosovës.
Unë këtë e kam marrë si joserioze, pasi që e dini mirë, se AKR-ja, gjegjësisht unë, nuk kam nevojë për kurrfarë peshqeshi, gjegjësisht diçka që jepet falas dhe unë kam dashur që një post të tillë shumë me rëndësi ta fitoj nga vota e qytetarit dhe jo nga dikush tjetër.
RADIO EVROPA E LIRË
Nga kush e keni pasur këtë ofertë?
BEHXHET PACOLLI
Ne kemi pasur ofertë, jo një herë, por disa herë.
RADIO EVROPA E LIRË
Mendoni nga kryeministri Hashim Thaçi?
BEHXHET PACOLLI
Normalisht, kryeministri po të kishim mund, ai sigurisht do të donte që kjo qeverisje të mos ndalej, po të vazhdojë me implementimin, gjegjësisht me kryerjen e projekteve që kishte filluar, dhe ne nuk kemi parë kurrfarë arsye që të vazhdojmë dhe jemi tërhequr.
RADIO EVROPA E LIRË
Tash, pas zgjedhjeve, nëse do ta merrnit besimin e qytetarëve, a do të ishit të gatshëm të shkoni në koalicion me PDK-në?
BEHXHET PACOLLI
Aleanca Kosova e Re gjithmonë ka thënë se ka një program të vetin dhe AKR-ja asnjëherë nuk do të dalë nga programi i saj dhe ai program bazohet që të bëjmë reforma ekonomike në mënyrë që Kosova të ngrihet ekonomikisht.
Jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë, nuk kemi vija të kuqe me askënd. E dini mirë, buxheti i Kosovës është shumë i dobët dhe ai nuk është plotësuar as këtë vit dhe, si i tillë, do të ketë një kolaps të paparë vitin e ardhshëm.
Buxheti i vitit të ardhshëm është bazuar në paratë që do të vinin nga shitja e aseteve nga disa ndërmarrje publike, sidomos PTK-së dhe ne nuk e ndajmë këtë mendim. Buxheti i Kosovës është i përpiluar në bazë të të ardhurave nga doganat.
Në anën tjetër, çdo fjalë e çdo qeveritari është integrimi sa më i shpejtë në familjen e madhe evropiane – me integrimin e Kosovës në familjen evropiane do të thotë se nuk ka më dogana, nuk di nga do të mbushet arka e buxhetit të Kosovës?!
Ndoshta po e ndiej se nuk është qëllimi i AKR-së që Kosova të integrohet vetëm në organizatën euroatlantike, ne kemi mendime pak ndryshe. E çmojmë shumë shtëpinë e madhe evropiane, por në Evropë duhet të shkojmë të përgatitur, duhet të shkojmë kryelartë.
RADIO EVROPA E LIRË
Gjatë këtyre tri viteve jeni identifikuar si një figurë politike që bën lobim të pavarur për njohjet e reja të Kosovës, jashtë aktiviteteve të Ministrisë së Jashtme. Pse keni ndërmarrë një veprim të tillë?
BEHXHET PACOLLI
Lobimi është veprim madhor për Kosovën. Unë nuk njoh as pozitë, as opozitë, as institucion apo jo institucion - është obligim i çdo qytetari të Kosovës të lobojë për Kosovën, në mënyrë që Kosova të dekorohet edhe me shumë miq tjerë.
Ne pa miq s’kemi pse kërkojmë integrim, ne duhet të kemi shumë miq dhe ata miq duhet ta hapin derën edhe për Kosovën, prandaj njohjet duhet të vazhdojnë, edhe pse tash kemi mungesë të aktiviteteve të institucioneve, pasi që aktualisht pothuajse nuk kemi institucione, lobimi vazhdon.
Ndoshta unë, tani për tani, gjatë zgjedhjeve do të jem më tepër i përfshirë në Kosovë, por më besoni se me mjete të telekomunikimit, unë do të jem gjithmonë dhe në lidhje të përhershme me miqtë e mi jashtë, të cilët asnjëherë nuk janë ndalur së lobuari për Kosovën.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Behgjet Pacolli president i KosovësBehgjet Pacolli president i KosovësBehgjet Pacolli president i Kosovës
» Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi
» Lobimi:Pacolli lobon edhe në Libi
» Takohen Pacolli e Thaçi
» FOL: Pacolli zyrtari më i pasur
» Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi
» Lobimi:Pacolli lobon edhe në Libi
» Takohen Pacolli e Thaçi
» FOL: Pacolli zyrtari më i pasur
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi