Krasniqi u përgjigjet akuzave të PDK-së
Krasniqi u përgjigjet akuzave të PDK-së
Krasniqi u përgjigjet akuzave të PDK-së
Aktivisti i "Vetëvendosjes", Florin Krasniqi
Aktivisti i "Vetëvendosjes", Florin Krasniqi, u është kundërpërgjigjur akuzave që i janë bërë nga PDK-ja. Florin Krasniqi, shtetasi amerikan që para më tepër se një dekade e ka furnizuar UÇK-në me armatim, nuk ndihet i dëmtuar nga akuzat publike që ia ka bërë PDK-ja, vetëm dy ditë pasi është bërë pjesë aktive e lëvizjes "Vetëvendosje".
Në një intervistë të botuar sot në shtypin e Kosovës, Krasniqi konsideron se e dëmtuar nga ato akuza do të jetë vetë PDK-ja, pasi qysh javën e ardhshme "do të përfundojë në gjyq për shpifje dhe të pavërteta".
Krasniqi ka vendosur që lëndën ta hapë në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut me besim të plotë se nga ai proces do të dalë fitues dhe me këtë rast do ta bankrotojë partinë që aktualisht është më e madhja në vend.
"Pullazxhiu" i Amerikës, është i gatshëm që të përballet edhe me drejtësinë në Kosovë, në rast se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e padisin atë për bëmat dhe "pseudopatriotizmin" e tij. Ai nuk ka asnjë mëdyshje që akuzat ndaj tij janë bërë nga SHIK-u, po aq sa është i sigurt se në PDK ka plot njerëz të mirë.
Krasniqi thotë se ditën kur PDK-ja ka lëshuar deklaratën denigruese kundër tij, tre nënkryetarë të kësaj partie i kanë telefonuar me qëllim që të distancohen prej saj. Në këtë intervistë Krasniqi flet për lidhjet me Adrian Krasniqin dhe Ilir Konushevcin, por mohon bashkëpunimin me të arratisurin Bedri Krasniqi, i cili akuzohet për vrasje të dyfishtë të policëve.
Ai nuk e ka problem të japë sqarime se ku ka qenë kur është vrarë dorasi i Ilir Konushevcit, Bislim Demiri, e po aq sa nuk heziton të tregojë se nga kush është akuzuar për vrasjen e shefit të një bande kroate në SHBA.
PDK-ja dhe SHIK-u, sipas tij, nuk kanë bërë mirë që nuk kanë sjellë të dhëna të sakta, kur kanë vendosur të lëshohen në jetën private të tij. Ai mohon t'ia ketë marrë gruan ndonjë miku në Suedi, ashtu siç pretendon PDK-ja, por e pranon se e ka një fëmijë jashtëmartesor në këtë shtet, për të cilin e di edhe gruaja me të cilën jeton.
Krasniqi garanton se nuk është i rrethuar me banda kriminale dhe shpreh gatishmëri të japë llogari për çdo veprimtari biznesore, duke filluar nga hidrocentralet e deri të fabrika e autopjesëve në Pejë. Në një komunikatë për shtyp, të publikuar të premten nga PDK-ja, Florim Krasniqi, nga radhët e lëvizjes "Vetëvendosje", është quajtur "pseudopatriot i parapaguar" dhe është akuzuar për nxitje të konflikteve në vend, si dhe për veprime të dyshimta si para ashtu edhe pas luftës.
PDK-ja e ka kritikuar atë edhe për zgjedhjet që ka bërë në jetën private. Hetimet ndaj Krasniqit, sipas PDK-së, do të konsistojnë në zbardhjen e pistave "mbi dyshimet e bazuara se autori ka dhënë rreth 500.000 dollarë nën siglën e raportit në një gazetë, me autor David Philips". Në këtë raport, SHIK u ishte nxjerrë si organizatë e nëntokës së PDK-së e cila përfiton qindra miliona euro në vit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi