Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hajdin Islami: 7 Marsi - Ditëlindja e shkollës shqipe

Shko poshtë

Hajdin Islami: 7 Marsi - Ditëlindja e shkollës shqipe Empty Hajdin Islami: 7 Marsi - Ditëlindja e shkollës shqipe

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 06, 2009 7:27 pm

Hajdin Islami: 7 Marsi - Ditëlindja e shkollës shqipe U1_hajdin-islami7 Marsi - Ditëlindja e shkollës shqipe
Nga Hajdin ISLAMI
Nga viti në vit dhe nga marsi në mars, gjithçka ndryshon por një ditë dhe datë që përherë mbetet në kujtesën tonë është pikërisht Shtatë Marsi-Dita e Mësuesit apo ndryshe siç quhet edhe ditëlindja e shkollës së parë shqipe.
Në prag të kësaj dite të shënuar populli ynë i ka ende të freskëta sakrificat e mëdha në rrugën e dijes dhe të lirisë. Kur kujtojmë 7 marsin e vitit 1887, mendja jonë është gjithmonë tek mësonjëtorja e parë shqipe e Korçës e cila falë kontributit të pishtarëve të arsimit të asaj kohe si dhe të shumë brezave të tjerë, bëri të mundur që dituria dhe mendja e edukuar e kombit tonë ta përmbyste përgjithmonë heshtjen dhe asimilimin që të tjerët padrejtësisht me shekuj na kishin imponuar.
Në këtë ditë ne si mësimdhënës me respekt të thellë kujtojmë të gjithë kolegët tanë mësimdhënës si dhe të gjithë nxënësit që gjatë luftës së fundit në Kosovë duke mbrojtur atdheun dhe shkollën shqipe ranë heroikisht me të vetmin idealë çlirimin njëherë e përgjithmonë nga pushtuesit e ndryshëm.
Mësimdhënësit, nxënësit, studentët dhe i gjithë populli liridashës i Kosovës për të arritur deri në këtë ditë ku jemi sot ka dhënë shumë madje duke mos kursyer për asnjë moment as gjënë më të shtrenjtë-jetën.
Shkolla shqipe në Kosovë tani si asnjëherë më parë ka arsye të forta për ta kremtuar këtë festë pasi ideali i shumë brezave tani është bërë realitet. Sot kemi shtetin dhe institucionet tona të lira ku të gjithë mund të shkollohen dhe edukohen pa frikën se policia famëkeqe serbe do të na përzë nga objektet dhe institucionet tona arsimore.
*Autori është Prof dhe Student në studimet postdiplomike-Master i Mësimdhënies në Universitetin e Prishtinës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi