Naser Rugova:Fitorja e Mustafës - auto korigjimi i LDK-së?
Faqja 1 e 1
Naser Rugova:Fitorja e Mustafës - auto korigjimi i LDK-së?
Naser Rugova:Fitorja e Mustafës - auto korigjimi i LDK-së?
Morra shumë telefonata dhe emaila në lidhje me zgjedhjen e sotme të Isa Mustafës si kryetar i LDK-së dhe për këtë vendosa të shprehi disa mendime të mia fillestare për këtë zhvillim.
Fitorja e Isa Mustafës ndaj Fatmir Sejdiut në Kuvendin e VII zgjedhor të LDK-së në një formë është një lloj auto korigjimi që LDK po i bënë vetes për atë që ka ndodhur në kuvendin e VI-të në dhjetor të 2006. Të jem më i saktë shpresoj të jetë fillimi i auto korigjimit. LDK vetvetiu e ka kuptuar se ishte Famtir Sejdiu dhe klani përreth tij të cilët me shkurtëpamësinë e tyre e patën thyer LDK-në e Ibrahim Rugovës në kurriz dhe e nxitën procesin e dhimbshëm që solli deri te karriget dhe ndarja.
Ashtu si e ka thënë edhe Akademik Daci, LDD e ndjen veten shumë komode që të bashkëpunojë me z. Isa Mustafën dhe mendoj se ky zhvillim hap shumë mundësi dhe korridore të reja që ia vlen të analizohen por mbi të gjitha duhet edhe pak durim dhe qetësi.
Ne duhet të presim dhe të shohim hapat që do ndërmarr Isa Mustafa. Duhet të shohim se çfarë ekipi do të zgjedh përreth vetes dhe se çfarë kursi do të merr. Do të ishte e padrejtë sikur i tërë faji për atë që ka ndodhur në LDK të hidhet vetëm Fatmir Sejdiut! Të gjithë jemi të vetdijshëm për rolin shkatërrues të figurave si Eqrem Kryeziu, Skender Hyseni etj. është më se e vërtetë se këta njerëz janë më fajtor se Fatmir Sejdiu për gjithë ato çka kanë ndodhur dhe nëse këta njerëz dhe të ngjashëm si ata gjejnë udhë të jenë përsëri faktor atëherë kam frikë se entuziazmi i sotëm do të ngelë jetëshkurtër.
Sido që të jetë tani jetojmë në një realitet kur tri forca politike me një origjinë të vetme janë të rreshtuara në skenën politike dhe janë paraqitur në KQZ; jemi ne LDD, LDK dhe LDK-Ibrahim Rugova. Një qeveri e formuar nga këto tre forca do të ishte padyshim dëshira e elektoratit por për ta bërë këtë ne nuk duhet ta luftojmë njëri tjetrin por duhet të gjejmë rrugë që deri sot janë dukur vështirë të kalueshme. Për këtë pajtohem me Akademik Dacin kur thotë se bashkëpunimin duhet ta lëmë për pas zgjedhjeve sepse ndoshta vetëm atëherë do të mesohemi që ta respektojmë njëri tjetrin.
Të shohim se çka do të sjellë e nesërmja!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi