Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sylejman ALIU:CIKEL POETIK

Shko poshtë

Sylejman ALIU:CIKEL POETIK Empty Sylejman ALIU:CIKEL POETIK

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 08, 2010 1:46 am

Sylejman ALIU:CIKEL POETIK Sylejmanaliu

Sylejman ALIU:CIKEL POETIK

Urithët

Fshehin në sy bote
Barkqitjen e pangopësisë
Të mos tregojnë çfarë hanë

Por hanë e hanë
Urithët nën lëkurën tonë

*
Evropa

Të njihnim si nuse të vjetër
Shkrepëtimat t’i mblidhnim me dorë
Në verën tonë seç bënte dimër
Dimër i fortë

Prapë të njihnim si damë të vjetër
Jo një vit, një thes shekujsh,
E urtë, e mlleftë, e ftohtë

Kishe ato që kërkonin të tjerët
Një ëndërr të çliruar nga tmerret

Mburrja yte vilte e vjelë qiell e diell
Në të tjera anë mushkonja pjellë

2.

Kishim lënë gjeografinë
E trollit të përgjakur
Brenda harrimit tënd ndëshkues
Kur gurë spirrash ngulnin në ne
Herë kryqe bizantësh
Herë maskaradë e fe
Herë shpatë e gjak
Litarë gjymtyrësh
Edhe në amësi
Vrisnin Iliri
Gjymtonin Shqipëri
Hije Karpatesh t’mashtronin n’histori
Otomania hapëronte si gjarpër i zi
Të të prekte dhe ty

Por ne ishim aty

Të mbronim si nuse të vjetër
Shkrepëtimat t’i mblidhnim me dorë
Në verën tonë seç bënte dimër
Dimër i fortë

*
Injoranti

Mbledhë egjrën e ëndrrës
Midis zemërim sorrash
Vigan në kopësht pëllumbash
I patrembshëm në trembjen e tyre...

*

Komunistë të vjetër, komunistë të rinj

Komunistë të vjetër
komunistë të rinj
verbër-shurdhër përgjojnë

është koha jonë, u kthye koha jonë
çirren
do të vrasim, i kemi vrarë
armiqët e ideologjisë

Tito Enver
jemi gati kurdoherë

vëllazërisht
kinezërisht
me shkijet popa bisedojnë
komunistë të vjetër
komunistë të rinj

grekërit në Shqipëri
zhbërjen tonë mbjellin
në Kosovë shki

Një shkam shqiptar aty pranë
mbushet me tradhti
komunistë të vjetër
komunistë të rinj

9 gusht, 1999
Shtuttgart

*
Kosova

E duam pa ditur si ta duam
Nënë e quajmë
E mjelim, e vjelim me dashuri
Pastaj në këngë hyjmë
heronj mjelës e vjelës
gjinjtë ia kafshojmë
me mendje mjegull
Si dashnorë…

Hamshorë
*
Mantenuti

Mendonim të ishte diell
Mbi maja reshë
Të kërrusura mbi ne

Ishte krejtësisht tebdil

Mendonim të ishte njeri
Dhe mbante lëkurën tonë
Të regjur në stuhi

Tha një fjalë të mirë
Ne ia shtuam një mijë
Me zemrën tonë

I mori dhe iku lart
Mbi dashurinë
Të gatuante mërinë

Parajsën e ndoti ferri i tij
Shau e shanë heshtjen tonë
Të urtisë

U bë pëllumb i huaj
Tunxh i fjalës sonë
Si një zot ndëshkues

Nuk ishte më tebdil

Kur mbanë mjekër
Nuk duket burrë
Kur vishet grua
Duket mantenutë

Fermë e quan Kosovën
Qen e quan njeriun e saj
Prostitutë pjellën tonë
Me lehjen e vetë

Tiranë, 2009
*
Rënia

Atë që e quajta zog
E kapërdiu gjaku

Atë që e pata gjak
E piu njeriu

Atë që e quajtëm pranverë
Korbat e mbushën vrerë

Atë që e quajtëm dashuri
E shkërdhyem zi e më zi…

Atë që e dimë për tradhti
Je ti vetë - njeri

*
Alegorike

Krimbi brenë tiranin
Sikur viganin
Edhe në brymën e verës

Urithët hanë krimbat
Dhe krimbat urithin
Njeriu njeriun

Vetëm retë e turpit
Mbeten të paprekura

I krijon njeriu
*
Kujt mund t’i flasë për lulet

Në ballë të rrugës sonë të shkelur
Udhëkryqet derdhen si dhembja

Kujt mund t’i flasë për lulet
E kopshtit të përdhunuar

Në qiell shikoni
Vetëm një zog kërkon hapësirë
Mbi folenë tonë të mbyllur

Ngutuni të tredhim miza
N’atdheun tonë pa frymë

*
Protestë e heshtur
Jusuf Gërvallës

Nyjet e betimit na i morën
lanë prapa por edhe sot
netët plotë vesë
e lumziu n’bebëza m’kullon
tek zgavra e njohjes përtej nesh
dhe tash heshtja tinëzare mizorinë gatuan

Çudi
plaga e zemrës
s’ka kohë të vdes

n’dritaren e zymtë të trishimit
i shoh përditë tek kacavaren
bollat që hanë historinë
në pemët tona të vrara

Prishtinë, 1982
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi