Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Engjëll Koliqi - Poezi të shkruara më 20 - 22 tetor 2010

Shko poshtë

Engjëll Koliqi - Poezi të shkruara më 20 - 22 tetor 2010 Empty Engjëll Koliqi - Poezi të shkruara më 20 - 22 tetor 2010

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 08, 2010 5:55 pm


Engjëll Koliqi - Poezi të shkruara më 20 - 22 tetor 2010 59557_126985310684196_100001181825890_155631_867997_n


Engjëll Koliqi - Poezi të shkruara më 20 - 22 tetor 2010




PLEQ E TË RINJ



Na thërret shekulli i ri

Dhe historia

T’i këndojmë botës dhe dashurisë

Me çdo çmim

Që sot

E deri në amshim

Garlate (Lecco), 20 tetor 2010



UJISIM DASHURINË



Me djersët e kënaqësisë

Dhe me kroin e mrekullisë

Në të gjitha stinët

Çdo ditë

Ujisim të bardhën dashuri

Garlate (Lecco), 20 tetor 2010



NË PLAGËN E DASHURISË



Dhembje të mëdha hetohen

Dhe ndjehen

Djegëje shpirti

Si mbi ferra

Dhe mot i lig

Me mjegulla e me ngrica

Gjak i pafajshëm rrjedh

Ndalet koha

Dhe...

Garlate (Lecco), 20 tetor 2010



NËPËRMJET RREGULLAVE



Është krejt normale

Dhe e natyrshme

Nga brendësia e shpirtit jemi të detyruar

I vëjmë përgjegjësi vetit

Dhe rrjeshtohemi

Në binarët e kanunit

Marshojmë dhe këndojmë

Duke u mbajtur krejtësisht origjinalë

Para së gjithash

Kultivojmë të shenjtërueshmën dashuri

Garlate (Lecco), 20 tetor 2010



MBRETËRESHA MË SJELL FAT



Këtu në fron

Dhe në jetën time

E lumja mbretëreshë

Nga vetë Zoti e dërguar

Më sjell gjithherë

Fat dashurie

Garlate (Lecco), 20 tetor 2010



PËRPARËSIA JONË



Do të jemi fitues

Në çdo betejë

Edhe në luftën përfundimtare

Sepse e kemi armën më të madhe

Atë të dashurisë

Për lulëzimin e historisë

Garlate (Lecco), 20 tetor 2010



PËR NJERËZIMIN



Unë me mbretëreshën

Jemi gjithmonë të gatshëm

Na janë hapur të gjitha dyert

Stina dhe shekujt na presin duarhapur

Mrekullitë e dashurisë

Po vijnë njëra pas tjetrës

...

Garlate (Lecco), 20 tetor 2010



JEMI ENDE NË FILLIM



Në misionin tonë të dashurisë

Kemi shumë vështirësi

Dhe pengesa

Ende jemi në fillim

Dhe në të mundësive kërkim

Do ia dalim

Dhe me dashuri

Frejt e mbretërisë do i marrim

Garlate (Lecco), 20 tetor 2010



RAST I MIRË



Eja o mbretëreshë

Në këto çaste të bekuara

Të kësaj stine historike

Kemi rast të mirë

Të dëshmohemi

Dhe të rritemi

Me akte të shenjta dashurie

Eja o mbretëreshë

Këtë rast historik ta shfrytëzojmë

Dashurinë ta kultivojmë

Garlate (Lecco), 20 tetor 2010



QIRIU I DASHURISË



Edhe në mesnatë

Ndritë e vezullon

Të gjitha rrugët e njerëzisë

Në regjimin tonë të lumturisë

Garlate (Lecco), 20 tetor 2010



OQEANI I MREKULLIVE



Duke shkuar te mbretëresha

Nga lartësi të mëdha

Poshtë në oqean

I pashë vetë

Mrekullitë e ëmbëla të dashurisë

Garlate (Lecco), 21 tetor 2010



KUR JAPIM FJALËN...



Kur japim fjalën

Unë edhe mbretëresha

Marshojmë fuqishëm

Rrafshit të dashurisë



Kur japim fjalën

Unë edhe mbretëresha

Ditenatë shijojmë

Mjaltin e dashurisë



Kur japim fjalën

Unë edhe mbretëresha

Edhe në stinën e pestë

Jemi në shërbim të mirësisë

Dhe të njerëzisë



Kur japim fjalën

Unë edhe mbretëresha

Ndodh mrekullia

Buzëqeshë dashuria



Kur japim fjalën

Unë edhe mbretëresha

...

Bota ndryshon

Në binarin e dashurisë

Gjithçka përpara shkon!

Garlate (Lecco), 21 tetor 2010



RRUGËVE TË TYRE



Herë flejnë

Herë nguten shumë

Dhe njëri-tjetrin rrëzojnë

Ata të mbretërisë së hiçit

Viktima të stinës biejnë

Dhe misionin e dashurisë

E fillojnë

Por kurrë s’e përfundojnë

Garlate (Lecco), 21 tetor 2010



NË LULEN E FATIT



Bashkë me mbretëreshën

Thithim pa pushuar

Nektarin e ëmbël

Të dashurisë

Garlate (Lecco), 21 tetor 2010



VETËM SIÇ THOTË DASHURIA



Ndryshe

Nuk lejojmë asnjë lule të çelë

Në këtë të pestën stinë të bekuar

Garlate (Lecco), 21 tetor 2010



NUK NDALEN...



Nga të mirat që i kanë vjedhur

Në stinën tonë

Tërbohen

Dhe nguten

E nguten

Nuk ndalen kurrë

As para rrezikut

As para mëkatit

As para tragjedisë

Garlate (Lecco), 21 tetor 2010



EDHE NJË RAST



Nëse s’kemi pasur mundësi në shekuj

Në këtë të bekuarën stinë të pestë

Të shekullit të ri

Kemi edhe një rast

Kemi një rast historik

Të vëjmë vulë të përjetshme

Në të bekuarën dashuri

-

Eja o mbretëreshë

Të mos e humbim rastin!

Garlate (Lecco), 21 tetor 2010



NË KOMANDIMIN E BOTËS



Me fuqi dashurie

Timonin kryesor

Këtu në fronin mbretëror

E mbajmë unë edhe mbretëresha

Nuk do të dalim kurrë

Nga rruga e bekuar

E besës!

Garlate (Lecco), 21 tetor 2010



NË ASNJË ÇAST



Unë me mbretëreshën time

Me mësimin e shenjtërve

Të shekujve të parë

Nuk dijmë

Dhe nuk duam

Të urrejmë

Në asnjë çast

S’e shikojmë shtrembër

Asnjë njeri

Garlate (Lecco), 22 tetor 2010



S’MA IMPONOJNË DOT



Të kota i kanë tentimet

Dhe joshjet që më bëjnë

Unë jam gjithmonë unë

Krejtësisht origjinal

Dhe s’ma imponojnë dot

Asnjë lëvizje

Jashtë arsyes

Garlate (Lecco), 22 tetor 2010



NDËRMJET MREKULLIVE



Me kuptim dashurie

Ne dukemi më të rinj

Dhe më të freskët

Gjithmonë elastikë

Dhe vitalë

Në procesin e shenjtë

Të dashurisë

Mbi ne është përherë

Dora e Zotit

Garlate (Lecco), 22 tetor 2010



TEJ FUQISË SË MREKULLISË



Unë me mbretëreshën

Jemi gjithmonë të pranishëm

Në të bekuarat akte të dashurisë

Pa harruar asnjëherë

Kënaqësinë tonë

Dhe të mbarë njerëzisë

Me ëmbëlsi dashurie

Mbushim të gjitha relievet

Me rregulla të lumturisë

Garlate (Lecco), 22 tetor 2010



NË KËTË DITË TË LUME



U zgjova plot gëzim

Më herët se zakonisht u nisa

Por

Zoti s’e kish shkruar të shkoj

Prandaj u ktheva

Me njëmijenjë mendime në kokë

Dhe me plot dyshime

...

Ndërmora masa

Pak më vonë

Hyra në binarin e dashurisë

Dhe u nisa

...

Mbase kësaj here do të arrij në cak

Plot bujë

Me dashuri

Me mirësi

Dhe me solidaritet

Po më presin krahëhapur

Arbëreshët krejt

...

Pas shumë vitesh

Po më presin vëllezërit e mi

Me të madhe besë

Dhe me përkushtim

Do të flasim vetëm për dashuri

Garlate (Lecco), 22 tetor 2010



PREKEMI



Kur dëgjojmë për vështirësi

E sidomos për tragjedi

Në stinën e tyre

Ne prekemi

Dhe ndjehemi keq

Por s’mund t’u ndihmojmë

Garlate (Lecco), 22 tetor 2010



KONFORM VENDIMIT



Ne jemi të gatshëm

Që në çdo çast

T’i shërbejmë dashurisë

Dhe vetëm dashurisë

Përpara!

Garlate (Lecco), 22 tetor 201



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi