Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nena dhe babai nga LUAN CIPI

Shko poshtë

Nena dhe babai nga LUAN CIPI Empty Nena dhe babai nga LUAN CIPI

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 09, 2010 12:21 am

Nena dhe babai nga LUAN CIPI Symp-2_02

Nena dhe babai nga LUAN CIPI GetInline.aspx?messageid=92788e6f-eb6a-11df-8735-00215ad7b22c&attindex=0&cp=-1&attdepth=0&imgsrc=cid%3aX.MA1.1289242777%40aol.com&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.1.106
Luan Çipi:
NËNA IME


Vitet ikin, koha lum, që merr e lë pas,
Më pak gaz, halle shumë, trungje me thasë.
Çdo ditë të kujton Kamanin, të mençur, azgan,
Në ato vitet e lumtur, kur e kishe pranë.


Doli burrë tamam për ty: punëtor e plot vullnet
Kish shumë mall e dashuri, shpirt e zëmër det.
Shkuat vite të gëzuar, skish si ndodhte ndryshe,
S’pati fat të të shikoj, ty si katërgjyshe.

Kurrë Abeun se harrove, se harrojmë dhe ne,
Burrë mbi burrat qe, sa rroj, skish tjetër mbi dhe.
Prindët tanë na ngulitën vullnetin për të punuar,
Besnikërinë, guximin vështirësitë për të kaluar.


Kush aq shpesh e shtroi tryezën, priti e përcolli?
Kush aq shumë punoi, ndërtoi, korri edhe mbolli?
Harmoni, si atje, nuk gjeje gjetiu,
Syt’ Abeu dhe Kekea në këmbë, si veriu.
Ç’desh Kekea ky Kamani hidhej në kërkim,
Unitet. E gjithë familja kishte një mendim.
Jeta s’ishte shesh me lule, s’ish gjithnjë pranverë.
Nëna jonë ti s’u përkule, ishe lis në erë.

Sa shumë gurë vure në mure, sa mistri me llaç,
Sa të mira na servirje, kur nuk na the plaç.
Në Skelë të njohu Vlora, në Fier lagjja “Liri”,
Ti kudo ja bëre fora: Prish kasolle- bëj shtëpi.

Prapë, të njohu dhe Tirana, Fieri dhe Kota.
Sa e ëmbël nëna jonë, çuditej gjithë bota.
Pesë fëmijë që ti linde, i rrite me nder,
Me respekt ty të kujtojmë, vlerësim përherë.


Kush i harron netët pa gjumë, në gjunjë te babai
Te Pranvera, halle shumë, në Bulqizë, te vëllai?
Sa ne Fier, në Tiranë, kush kish më nevojë,
E të gjithëve ishte nëna: ndihmë dhe përvojë.

Kënaqësitë ti i gjete te fëmijët tanë
Novruzi edhe Bashkimi, Beni me Kamanë
Sona,Tushka,Yllka,Luli,Lina,Lela Arta, Mira.
Ti përcolle te ata vlerat më të mira.

Po dhe një plejadë stërnipash do lindi, do rrojë
Kjo tradita jote e lashtë kurrë nuk do shterojë.
Nena jonë, gjithë më e mirë, do jetojë me ne
Brez pas brezi do kujtohet, do ngelet e re.


1970
Nena dhe babai nga LUAN CIPI GetInline.aspx?messageid=92788e6f-eb6a-11df-8735-00215ad7b22c&attindex=1&cp=-1&attdepth=1&imgsrc=cid%3aX.MA2.1289242777%40aol.com&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.1.106
BABAI IM

Luan Cipi
Ti ike i ri, tash gjithçka është tretur,
Dhimbja ka zënë cipë, malli është venitur,
Pesëdhjetë vjet shkuan, kujtimet kanë mbetur,
Po, për sa jetove, si diell ke ndritur.

I ngelur jetim, i vogël, pa fat
I katërti vëlla nga fisi Çipat.
Palorto e vjetër, sokakët me gurë
Hallet e mundimet të bënë burrë mbi burrë.

Shtatëmbëdhjetë vjeçar u nise kurbetit,
Në Amerikën e largët, shkohej me anije,
Për gati një muaj do lundroje detit
Me drojë e me frikë vallë në do arrije.

Duhej gjetur punë, mbulesa e shtresa
Dhe vuajtja shtohej me ditë e me natë,
Hanim bukë thatë dhe flinim me ndresa,
Në kurse e shkolla mësonim zanat.

Pa duhej kursyer dhe një cent dollari,
Për të larë navllon dhe borxhet radhë
Ndihmë desh familja me halle shqiptari,
Para desh dhe “ Vatra” me Nolin në ballë.

U vure në krye mbi gjithë shqiptarët
Dhe fole guximshëm me bashkatdhetarët:
“Ti mbahu, moj nëne, e kurrë mos kijë frikë,
Se djemtë më të mirë ke në Amerikë”

Ngrihen emigrantët nga fundi i dheut
Gjer në Francë, larg, shkoi zëri i Atdheut
Mbrojtje e lirim Avniut të Çikës
Nga Vatra Shqiptare e Pan Amerikës.


Ti rrojte me brengën e tokës shqiptare,
Përjetove larg Kotën dhe Beunin,
Po gjithë dimra pe, e kur jo behare,
Kur satrapi Zog shiti Shën Naunin.

Nëntë vjet mërgimtar, shumë djersë derdhe.
Me Im Zot Nolin, trima e mendimtarë,
Kur Atdheu u thërriti, ti sërish erdhe
Dhe prapë u radhite në rreshtin e parë.

Vitet njeri tjetrit i thoshin: unë ika.
Dështoi revolucioni dhe demokracia,
Nuk bëri njeri siç desh Amerika.
Fitoi mbretëria dhe autokracia.

Me tej mbreti Zog, me turp, po me ar
U largua paq me “trimat” e tij
Dhe fashizmi i Zi, na futi në darë
Tha me ne do jeni një perandori.

Ti, o babë i dashur, kaq shumë u zhgënjeve,
Dikush do mendonte se të zuri frika,
Ndaj gjithmonë na thoshe: “O djemtë e plebenjve
Mos i ndyni duart, larg nga politika.”

Dhe ju fute punës, siç kishe mësuar,
Krijove familjen dhe rrojte me nder,
Që të pesë fëmijët i pate edukuar,
Punën edhe Librin ti kishin fener.

Ndërtove dyqane dhe ngrite pallate,
Tregti e transport menaxhove mirë
Disa troje bleve, tregti private,
Mirë pate mbjellur, më mirë në të shirë.


Edhe ne luftuam edhe ne punuam,
Po çfarë vallë na ngeli, për shenjë, si kujtim?
Kur nxorëm bilancin edhe numëruam,
Rezultoi që s’kishim asnje përfitim.

Ndaj më shumë për ty, tani shtohet vlera,
Kur shohim lartuar ngrehinat në shtesa
Në pronat e tua, në trojet e blera
Rrojnë trashëgimtarët, nipa edhe mbesa .

10.01.08
Nena dhe babai nga LUAN CIPI GetInline.aspx?messageid=92788e6f-eb6a-11df-8735-00215ad7b22c&attindex=2&cp=-1&attdepth=2&imgsrc=cid%3aX.MA3.1289242777%40aol.com&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.1.106
Nena dhe babai nga LUAN CIPI Symp-2_05

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi