Zyrtare, BE votë unanime për heqjen e vizave

Kryeministri Berisha: Sot, ditë historike, BE shpërbleu përpjekjet historike të shqiptarëve, për liri - Komisionerja Malmstrom: Vizat, meritë e reformave- qytetarët të respektojnë rregullat.
(E plotësuar) - Bashkimi Evropian (BE) miratoi sot në mesditë liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Të mbledhur në Bruksel, ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të bllokut 27 anëtarësh, shqyrtuan për 2 orë me radhë draft propozimin e Parlamentit Evropian, për hyrjen në zonën “Schengen” të Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës. Në takimin që filloi në Bruksel sot në orën 11:30, ministrat votuan unanimisht “pro” vendimit të shumëpritur për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në bazë të rregullave, vendimi hyn në fuqi 20 ditë pasi botohet në fletoren zyrtare, çka do të thotë se shqiptarët duke filluar nga mesi u muajit dhjetor të këtij viti, duke pasur vetëm një pasaportë biometrike do të mund të udhëtojnë drejt shteteve të Bashkimit Evropian. Liria me viza do të jetë për 3 muaj, më pas për shtetasit që shkelin rregullat do të ketë penalizime. Lëvizja do të jetë për çdo shtet të zonës “Schengen”, përjashto këtu Britaninë e Madhe dhe Irlandën.
Komisionerja Malmstrom: Vizat, meritë e reformave- qytetarët të respektojnë rregullat
Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme, Sesilja Malmstrom deklaron se vendimi për liberalizimin e vizave shënon një ditë historike për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Këshilli të Ministrave të Brendshëm dhe Drejtësisë, komisionerja Malmstrom tha se heqja e vizave u bë e mundur falë reformave dhe angazhimi solemn të qeverisë shqiptare. “Qytetarët e këtyre dy vendeve shpejt do të mund të udhëtojnë me një pasaportë biometrike pa viza në vendet e BE-së që janë pjesëtare të politikës së përbashkët të vizave dhe ato që janë në zonën “Schengen”. Për Shqipërinë dhe Bosnjën kemi konkluduar që heqja e vizave do të jetë një sukses. Është vërtet një ditë historike për të dyja vendet. Kjo do të ndihmojë popujt e të dy vendeve që të udhëtojnë pa vizë dhe kjo është një mënyrë për të ndihmuar njerëzit që të mos humbin kontaktet mes tyre. Ata do të kenë mundësi të udhëtojnë të lirë”, tha Malmstrom. Sipas saj, komisioni ka kërkuar një proces monitorues që synon të parandalojë rreziqet për abuzimin dhe keqpërdorimin e procedurave të kërkimit të strehimit. “Është me rëndësi shumë të madhe që Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina të vazhdojnë të intensifikojnë fushatën informative për t’u shpjeguar siç duhet qytetarëve të tyre kuptimin e udhëtimit të shkurtër pa viza. Me heqjen e regjimit të vizave është një përgjegjësi për të dyja vendet, do të monitorojnë që të mos ketë abuzime. Megjithatë do të bashkëpunojmë në partneritet me të gjitha vendet e Ballkanit. Të dy ministrat e Brendshëm ishin të dy sot këtu dhe ne i garantuam ata që do të bëjmë të pamundurën për përmbylljen me sukses të procesit. Shqipëria dhe Bosnja kanë zhvilluar një fushatë informimi për parandalimin e eksodeve të azilkërkuesve. Është bërë një punë e mirë”, deklaroi më tej komisionerja e Drejtësisë në Bashkimin Evropian, Malmstrom.
Kryeministri Berisha: BE shpërbleu përpjekjet historike të shqiptarëve për liri
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përshëndeti pak minuta më parë vendimin e ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të Bashkimit Evropian, për liberalizimin e vizave për Shqipërinë duke e cilësuar këtë vendim si mjaft historik për shqiptarët. Sipas kryeministrit, ky vendim unanim i zyrtarëve të Brukselit, plotëson ëndrrën më të bukur të të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë, në përpjekjet e tyre për liri dhe dinjitet.
“Sot qeveritë e vendeve anëtare të BE-së dhanë vendimin përfundimtar që shqiptarët të lëvizin të lirë në BE. Vendimi i sotëm shënon ëndrrën më të bukur të të rinjve shqiptarë, arritjen më të madhe për lirinë dhe dinjitetin tyre pas rënies së perdes së hekurt”, u shpreh Berisha.
Shefi i qeverisë tha se vendimi i ministrave të BE-së vjen si një mesazh mjaft miqësor për shqiptarët në prag të 100 vjetorit të pavarësisë. “Qytetarët shqiptarë nuk do të jenë më të ndarë nga njerëzit e tyre të afërm. Ky vendim është para së gjithash një vendim besimi ndaj këtij vendi, ndaj shqiptarëve”, tha kryeministri. Berisha vuri në dukje se vendimi i Brukseli erdhi pas reformave të ndërmarra nga qeveria dhe mazhoranca. “Shpreh mirënjohjen time më të thellë ndaj të gjithë shqiptarëve që kontribuuan me përkushtimin e tyre në reformat e mëdha pa të cilat ky vendim nuk mund të jepej sot”, shtoi Berisha.
Vendimi për heqjen e vizave, në Tiranë nisin festimet
Menjëherë pas miratimit në Bruksel të vendimit për heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë, në kryeqytet kanë nisur festimet. Qytetarët kanë krijuar një atmosferë festive dhe entuziaste në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ndërsa orkestra frymore e ushtrisë parakaloi përgjatë bulevardit qendror të kryeqytetit, duke interpretuar pjesë të repertorit festiv. Ndërkaq automjete me flamuj e parulla kanë mbushur rrugët për të festuar vendimin për heqjen e vizave. Ky vendim i marrë mesditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Brendshëm të BE-së, pritet të hyjë në fuqi në mes të dhjetorit, prej nga ku do të nisë dhe lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë në hapësirën “Schengen”.
Tanja Fajo: S’ka më radhë nëpër ambasada
Eurodeputetja dhe një nga lobueset më të fuqishme për të fuqishme për heqjen e vizave të Shqipërisë, Tanja Fajon, vlerësoi sot vendimin e BE, duke theksuar se sot është një ditë e madhe për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës. “Shqipëria dhe Bosnja i përmbushën të gjitha kriteret për liberalizim vizash. Komisioni Evropian e konfirmoi këtë në shtator dhe Parlamenti Evropian u pajtua me vendimin. Ne i dhamë fund radhëve të gjata para konsullatave dhe i rrëzuam muret që ndanin familjet dhe miqtë. Përgjegjësia tani bie më të gjitha palët. Disa nga vendet e BE-së ende kanë frikë nga fluksi masiv i azilkërkuesve dhe banorëve ilegalë- por frika nuk është justifikuar! Njerëzit që dëshironin të linin vendin, tashmë e kanë bërë atë dhe ne dimë se kriminelet nuk kanë kufij, vizat nuk janë kërcënim për ta”, ka deklaruar europarlamentarja, Tanja Fajon.
Historiku i një procesi të gjatë dhe të vështirë reformash, kushtesh e kriteresh të realizuara në kohë rekord nga mazhoranca e kryeministrit Sali Berisha
Më 1 janar të 2008-s, Marrëveshja e Lehtësimit të Regjimit të Vizave hyri në fuqi me pesë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia - si hapi i parë konkret drejt përjashtimit të vizave për shtetasit e tyre. Me secilin nga këto vende, nisi një dialog për liberalizimin e vizave, i cili u hap në vitin 2008 dhe u përcaktua udhërrëfyesi si dokument themeltar për t’u përmbushur. Qasja e vendimit për lëvizje të lirë dhe pa viza në zonën “Schengen”, është e bazuar mbi progresin e bërë nga vendet e interesuara në zbatimin e reformave të mëdha në fusha të tilla si forcimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe migracionit të paligjshëm si dhe përmirësimi i kapaciteteve të tyre administrative në kontrollin kufitar dhe sigurinë e dokumenteve. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM), Mal të Zi dhe Serbia iu bashkuan regjimit pa viza më 19 dhjetor 2009-të, ndërsa u la jashtë kësaj vazoje Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina. Por sot, u bë balancimi, BE faktoi se nuk është duke luajtur një politikë me dy standarde në rajonin e Ballkanit, por se çdo proces bazohet në bazë të meritës. Në këtë sens, Shqipëria nuk përfitoi një vit më parë nga heqja e vizave, për shkak të disa kritereve teknike, por që të cilat u përmbyllën në një kohë rekord, prej më shpejt se një viti. Nga sot, qytetarët shqiptarë, mbarë kombi në tërësi, rifitoi dinjitetin evropian, atë dinjitet për të cilin luftuan dhe u martirizuan qindra e mijëra të rinj dhe të reja, në sakrificat e tyre për liri dhe demokraci.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Strasburgu kërkon heqjen e vizave që nga muaji janar
» Ren:Gati plani për heqjen e vizave për Shqipërinë
» Shqipëria pret sot vendimin e BE-së për heqjen e vizave
» Doris Pak: Edi Rama pengon heqjen e vizave
» Parlamenti Evropian pranon heqjen e vizave për Maqedoninë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi