Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KUSH ISHTE DERVISH SHAQA?

Shko poshtë

KUSH ISHTE DERVISH SHAQA? Empty KUSH ISHTE DERVISH SHAQA?

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 24, 2008 1:11 am

Dervish Shaqa
KUSH ISHTE DERVISH SHAQA?



KUSH ISHTE DERVISH SHAQA? U1_Dervish_Shaqa
Dervish Shaqa
Prishtinë, 24 maj 2004 (Kosova e lirë) - Shkrimin për orfeun e folklorit burimor shqiptar Dervish Shaqa, e nisëm me këngën “Kur ta ktheva Kosovë shpinën e lash borë e gjeta dimën”, për faktin se kjo kryevepër e këtij rapsodi edhe sot e kësaj dite nuk është trajtuar shkencërisht. Përmbajtja e saj plot simbolíkë dhe e fugíshme për kohën kur u këndua, hap shtigjet e analizave sh??mëdimenzionale të rrethanave dhe rrjedhave polítíko-shoqërore të viteve pesëdhjeta në Kosovë dhe Shqipëri. Vargjet e kësaj. kënge, shpesh e polítízuar, varësísht nga prëferèncat e njerëzve, vazhdojnë të mbesin strumbullar, rreth të cilave ngriten debate sa herë që bisedohet për vlerat artistike të këtij rapsodi. Sidoqoftë, edhe sot e kësaj dite nuk I është dhënë përgjigje kësaj thënie polisemike, zbërthimi I së cilës ndoshta do t’u jepte përgjigje shumë dilemave të ngritura qysh viteve të mëparshme.
Dervish Shaqa u lind më 5 maj 1910 në Llukë të Epërme të Deçanit. Që në moshën 9-vjeçare nga axha i tij Xan Rama kishte mësuar t’i binte sharkisë, të cilën nuk e lëshoi nga dora gjatë gjithë jetës së tij. Hapat e parë në folklorin burimor i kishte bërë me këngëtarin Zenel Ademi, pastaj me Demë Ali Tarakun dhe së fundi me kushëririn e tij, Demush Nezirin, me të cilin bashkarisht kishin ndarë të gjitha të këqiat dhe ndonjë ditë të mirë të jetës së tyre në atdheun e ndarë dhunshëm. Dervish Shaqa, në Kosovë ndonjëherë kishte kënduar edhe me Shaqë Avdinë dhe Lan Dobrën, të cilët njihen si pauesit më besnikë të melosit të tij. Zëri i Dervish Shaqës, në vitet e pasluftës kishte pushtuar odat e Dukagjinit. Në darsmat dhe ahengjet e ndryshme, melosi i tij autentik dhe tekstet e këngëve që këndonte kishin pushtuar zemrat e shqiptarëve, prandaj kujtojnë sot bashkohanikët e tij, të rralla ishin ato takime popullore, qofshin darsma apo ceremoni të tjera, e të mos ishte Dervishi ai që ua shtonte madhështinë takimeve të tilla. Këngët që këndonte në atë kohë, u takonin cikleve të ndryshme. Pos këngëve të “arshikllekut”, s: “Po vijnë kurshqit rronzit malit”, “N’drrasë të vekit kush po kanë” etj.
Dervish Shaqa, edhe përkundër propagandërs për “vëllazërim-bashkimin” e imponuar dhe cenzurës ndaj lirisë së të shprehurit të ndjenjës kombëtare, përmes figurave të ndryshme dhe personazheve që shpesh i zgjedhte nga pushteti otoman, demaskonte regjimin serv të instaluar dhunshëm dhe me tradhëti në viset e okupuara shqiptare. Kjo nuk ishte rastësi Dervish Shaqa ishte brumosur me ide patriotike që në moshë të re. Shumë kishte mësuar për atdhdashurinë nga dajallarët e vet. Ishte nip i familjes së patriot Sulejman Vokshit. Më vonë jeta në odat dukagjinase i kishte krijuar miqësi me vëllezërit e Isë Boletinit (me Tafilin dhe Asllanin). Ishte rritur me burrat e kohës: Demë Ali Pozharin dhe Bajraktarin e Vranocit, ndërsa me Xhaver Devën kishte biseduar gjatë e gjerë për Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare”.
Armiku nuk rrinte duarkryq – radhën e kishte Dervishi
Pushteti i instaluar serbo-sllav pasi kishte vendosur administratën e tij dhe kishte gjetur edhe gbashkëpunëtorët e vet në vitet 1954/55 dhe 56, kishte zhvilluar aksionin famëkeq të mbledhjes së armëve. Kosova edhe njëherë po përjetonte tmerrin sllav. Rrafshi i Dukagjinit dhe në këtë mes epiqendra e tij Deçani me rrethinë, iu nënshtrua torturave, ndjekjeve, arrestimeve dhe vrasjeve „ashiqare“ të bijëve më të mirë të kombit. Në kërkim të një pushke maltretoheshin dhe përndiqeshin familje të tëra. Pushtuesi i ri, tani po zbatonte elaboratet e njohura antishqiptare të përgatitura me dekada nga kulmet shoveniste të dijes serve.
Edhe në këtë situatë tmerri, kur njerëzit „erreshin e nuk njeheshin“ rezistenca kombëtare nuk ishte shuar e tëra. Rapsodët, në odat e desatimeve kombëtare me këngën e tyre mbanin gjallë frymën e atdhedashurisë. Në këtë mes, Dervish Shaqa shquhej për guximin që kishte. Ai në momente të caktuara u këndonte figurave më të shquara kombëtare dhe kështu në zemrat e njerëzve ringjallte dashurinë për atdheun e nëpërkëmbur dhe të larë rishtazi me gjakun e bijëve më të devotshëm. Dhe armiku nuk rrinte duarkryq. Dervishi ishte në radhë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi