Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Korça:Ku lindën qiejt?...

Shko poshtë

Skënder Korça:Ku lindën qiejt?... Empty Skënder Korça:Ku lindën qiejt?...

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 10, 2010 4:57 pm



Skënder Korça:Ku lindën qiejt?... 157351_100001444273831_4655647_n

Skënder Korça:Ku lindën qiejt?...



Qielli është bërë si deve e etur

nuk gjykon për asgjë

as për shi e as për diell

Heshtur shikon

...vajton robin njeri

Vaje ngjyrë të kuqërremtë

Fëmija u bë rob sërish

rrip daulle ...

I ati tij ....

Në vend të tregimit

Shpirti “mbushet” bosh

Bosh ishte....

Në vend të dashurisë

një puthje e buzëve pa jargë

Mashtrimi u bë bota jote

Shëmti robi e qielli

Në “parajsën moderne”

Hapen portat e muzeve të vjetra

Kalendar pa numër ...

Ngjarje pa rrëfim...

Pantomima jote flet vet

Ku lindën qiejt?

Kë do pyesësh?

Mua apo ata...?

Atje ku erdhëm dorë-përdore

Adami dhe Eva?

Trazim i një qielli sërish

Njeriu u bë mik me hijen

Plaçkë vjedhur me besim,

Pa njohur asnjë stinë...

Sot po ha edhe baltën përtokë

Dheun ndër këmbë

Atje ku qiejt do lindin sërish...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi