Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:ANAKONDA E VERDHË

Shko poshtë

Vullnet Mato:ANAKONDA E VERDHË Empty Vullnet Mato:ANAKONDA E VERDHË

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 11, 2010 2:08 pm

Vullnet Mato:ANAKONDA E VERDHË 149029_1411419736687_1568334934_30806994_6237988_n



Vullnet Mato:ANAKONDA E VERDHË 49948_1568334934_1204402_n
Vullnet Mato

ANAKONDA E VERDHË

Nga maja e malit
të Greqisë, natën,
pashë tek rrëshqiste
anakonda e verdhë.
Zvarraniku vezullues
zverdhte autostradën,
nga Selaniku, bishtin
përdridhte në Prevezë.

Një lumë veturash
valëzonte gjithë kohës,
nëpër luspat dritësore
të anakondës bishtgjatë.
Teksa këtej kufirit,
nga errësirat e Korçës,
gjarpri i zi i sulej
Pogradecit nëpër natë.

U ndjeva keq, derisa
në vendin tim erdha.
Dhe i thashë mikut,
me të cilin jemi fqinj:
Kur do rrëzëllejnë te ne
anakondat e verdha,
t'mos hanë koka njerëzish
gjarpërinjtë e zinj?...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi