Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Genc Llakaj:Ti politikan, kujdes !

Shko poshtë

Genc Llakaj:Ti politikan, kujdes ! Empty Genc Llakaj:Ti politikan, kujdes !

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 11, 2010 4:13 pm



Genc Llakaj:Ti politikan, kujdes ! 31106_134644679883495_100000138922269_374749_6202891_n
Genc Llakaj:Ti politikan, kujdes !
Ti politikan, pse mendjen nuk shkund,
që hidhërimi im të mos behet malë ?!
N’atë çast, vallai, mos më fol për lavdi politikash
Zemërimi im vështirë se mund të ndalë !

Mos kërko as mëshirë e as ligj të “xhunglës parti”
përmendësh unë e shqiptari im të mësojmë
Revanshin e hakmarrjes tonë të drejtë
as ti as vet zoti s’do të mund më ta ndalojë..

Mos më qesh a perqesh babanë, o i marrë !
As gjyshin a katragjyshin tim, të rënë fli
për komb të bërë varrë e baltë dikur mbi tokë
hakën s’ua lë pa marrë sikur fara ime të bëhet hi

Durimin do humbas dhe gjakun e të parëve të mi
karburant për makinën e shpirtit do ta kthejë
Ti, politikan shqiptar, kurrë mos harro !
se mbi flakën e djegjes tënde do ta hedhë

Fal meje je aty, në a’t kolltuk të butë e të madh
Mos më shit më kombin me kilogram a me okë
Një ditë kur durimin e shekujve të harrojë
Eshtrat e të parëve të mi si armë, duarsh do të rrok…

Genc Llakaj
Tiranë, 11 nëntor, 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi