Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PDK dorëzon listën, risi Azem Syla

Shko poshtë

PDK dorëzon listën, risi Azem Syla Empty PDK dorëzon listën, risi Azem Syla

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 12, 2010 3:36 pm

PDK dorëzon listën, risi Azem Syla Thaci-fushate_694667_thumb_large

PDK dorëzon listën, risi Azem Syla

Nga Express më 12 nëntor 2010 në ora 13:19




Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka dorëzuar listën e saj me kandidatët për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kjo parti ka pritur momentet e fundit, një orë para se të përmbyllet afati ligjor.

Megjithëse lista nuk është publikuar ende e plotë, mediat raportojnë se dhjetëshja e parë e PDK-së është "uzurpuar" nga drejtuesit e vjetër të partisë.

I vetmi emër i ri në këtë dhjetëshe është Azem Syla, i cili mban numrin rendor 5.

Përplasja për renditjen e Berat Buzhalës në dhjetëshin e parë, e ka spostuar atë me 10 vende më poshtë, raportojnë mediat.

Buzhala, tani renditet në numrin 20, ndërsa ish-gazetari tjetër i Express-it, Ilir Mirena i 55-ti. Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, është i 25-ti.

Dhjetëshja e parë e PDK-së:

1 Hashim Thaçi

2 Jakup Krasnqi

3 Flora Brovina

4 Fatmir Limaj

5 Azem Syla

6 Vlora Citaku

7 Rrustem Mustafa

8 Hajredin Kuci

9 Justina Pula

10 Enver Hoxhaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi