Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Artur Nuro:Çfarë ndodh nëse qytetarët shqiptarë do të shkelin rregullat e qëndrimit?

Shko poshtë

Artur Nuro:Çfarë ndodh nëse qytetarët shqiptarë do të shkelin rregullat e qëndrimit? Empty Artur Nuro:Çfarë ndodh nëse qytetarët shqiptarë do të shkelin rregullat e qëndrimit?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 12, 2010 7:54 pm

Artur Nuro:Çfarë ndodh nëse qytetarët shqiptarë do të shkelin rregullat e qëndrimit? 49144_100000741823888_2297824_n
Artur Nuro:Çfarë ndodh nëse qytetarët shqiptarë do të shkelin rregullat e qëndrimit?

Qytetarëve shqiptarë do t’u kërkohet që të zbatojnë disa kërkesa dhe rregulla, jo vetëm gjatë hyrjes në vendet e BE-së por edhe gjatë qëndrimit të tyre në këto vende. Nëse qytetarët shqiptarë do të shkelin këto rregulla, ata do të bëhen subjekt i largimit apo deportimit me forcë, veprim i cili shoqërohet gjithmonë me ndalim hyrje nga 1-5 vjet. Për një kategori shkeljesh të rregullave të qëndrimit, shtetet anëtarë të BE-së aplikojnë masa administrative gjobe, të cilat shkojnë deri në 3000 euro. Në rast se këto shuma nuk paguhen, atëherë personi i gjobitur nuk do lejohet të hyjë në atë vend, që i ka vendosur gjobën, deri sa ta paguajë atë me gjithë kamatë vonesën.

Me rëndësi është të dihet se cilat janë këto rregulla që shtetasit shqiptarë nuk duhet të shkelin:
Së pari, nuk duhet të shkelin afatin e lejuar të qëndrimit që është 90 ditë për 180 ditë.
Së dyti, nuk duhet të shkelin legjislacionin vendas, kryesisht atë mbi punësimin. Pra, nëse kapen duke punuar, ata bëhen subjekt i largimit dhe ndalimit të hyrjes.
Së treti, nuk duhet të bëhen problem për sigurinë publike, apo të përfshihen në aktivitete kriminale.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi