Tragjedia:Nëna nuk kishte gjetur mbështetje as nga pushteti lokal e as nga policia
Tragjedia:Nëna nuk kishte gjetur mbështetje as nga pushteti lokal e as nga policia
Tragjedia:Nëna nuk kishte gjetur mbështetje as nga pushteti lokal e as nga policia
Postuar nga Albnow më 12 - 11 - 2010
Ngjarja tragjike që ndodhi dy ditë më parë në Sukth,ku gjetën vdekjen nga asfiksia katër fëmijë,ka qenë tragjike edhe më parë për nënën e katër engjëjve që u shuan si qiriu që ra dhe dogji televizorin dhe që shkaktoi helmin.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në orët e mesnatës.Nëna e katër fëmijëve Zana Xheka punonte në një lokal për të ushqyer dhe rritur katër engjëjt e saj që ia la bashkëshorti i saj dhunues.
Zana u nis nga shtëpia në orën 19.30 dhe u kthye në shtëpi rreth orës 02.30 pas mesnate.Hapi derën që të hynte brenda dhe kur hyri u përballë me pamjen më të keqe të jetës.
Katër engjëjt e saj kishin gjetur vdekjen nga asfiksia.Sipas policisë,një qiri që kishin ndezur fëmijët për të ndriçuar,kishte rënë dhe kishte djegur televizorin,i cili krijoi një gaz helmues dhe patëm rezultatin tragjik.
Babai i fëmijëve ishte divorcuar me bashkëshorten ,pasi sipas saj ai e dhunonte vazhdimisht.
Nëna fatkeqe,që e kaloi jetën e saj martesore në hidhërim,nuk ishte e qetë as kur po përcillte engjëjt e saj në banesën e fundit.
Ajo nuk ishte dakort që fëmijët të varroseshin në Tapizë,ndërsa thekson se në varrim e shoqëroi policia ,pasi familja e bashkëshortit nuk e lejonte që kjo të ishte e pranishme aty,madje varrimin e bëri xhaxhai i tyre.
Është në të vërtetë e çuditëshme se si disa njerëz mund të ndalojnë nënën të shkojë tek varri i fëmijëve,kur ajo nënë i ka patur nën kujdes dhe është tepër injorant fakti se ata që nuk e lejonin ,kanë qenë familjarët e bashkëshortit të saj dhunues.
Me pak fjalë,në vend që ata ta mbanin afër,tentonin ta largonin nga varrimi!!!.
Historia tragjike nuk e ka fundin tek familja e bashkëshortit të fatkeqes Zana,historia e saj vazhdon me një denoncim shokues ndaj pushtetit lokal dhe policisë,të cilët sipas saj nuk e kanë ndihmuar.
Nëna fatkeqe ka thënë se ka kërkuar ndihmë sociale dhe askush nuk i ka dhënë ndihmë.Mendoni tani se si mund të mos i jepet ndihmë një nëne ,me katër fëmijë të vegjël ,të moshave 13,11,9 dhe 6 vjeç.Kjo mund të ndodhi vetëm në Shqipëri dhe askund tjetër,ndoshta mund të ndodhi edhe në Afrikë ku ka filluar sëmundja e kolerës.
Nëse kjo nënë ishte emigrante në një vend,kudo që të ishte,qoftë edhe në vendin më të korruptuar të Eurozonës që është Greqia,kjo nënë do mund të jetonte vetëm me ndihmat sociale që jep shteti për nënat me shumë fëmijë,ndërsa në rastin konkret do të fitonte akoma më shumë nga fakti se po i rriste vetëm.
Ky rast kaq tronditës,është mesazh për pushtetin lokal,për policinë dhe për qeverinë që nuk mendojnë se njerëzit po vrasin veten nga varfëria,po digjen nëpër shtëpia dhe po jetojnë në kushhte skandaloze.
Sonte sërish nuk duhet të festonte Shqipëria për liberalizimin e vizave,sot duhet të ishte ditë zie për ata vogëlushë që nuk mundën të shikojnë mirë librat e shkollës,që nuk iu qeshte buza dhe që po rriteshin në mjerim dhe varfëri.
Lexoni gjithashtu: Tragjedi/ Katër fëmijë nga një familje gjetën vdekjen nga asfiksia!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi