Din Mehmeti Letërsia shqiptare nuk mund të quhet më dukuri anësore në Jugosllavi, nuk mund të quhet produkt i një pakice kombëtare të humbur diku në një cep të vendit. Shqipja sot përbën realisht gjuhën e dytë më të folur e të përhapur në federatën jugosllave (pas serbo-kroatishtes), kurse pjesa shqiptare, me gjithë problemet të njohjes politike, po fillon dalëngadalë të bëjë që ndikimi i saj të ndjehet në kulturën e Jugosllavisë dhe në letrat evropiane. Ndonëse proza letrare në shqip është e vonë dhe drama prej kohësh ka qenë e dobët, poezia ka gëzuar kurdoherë një traditë të qëndrueshme, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Statistikat e botimeve, gjithashtu e pasqyrojnë këtë prirje për poezinë: në Tiranë rreth 40 për qind e botimeve letrare të viteve të fundit kanë qenë në poezi, në Prishtinë 80 për qind - fakt ky që nuk mund të merret me mend në Perëndimin racional. Din Mehmeti është ndër përfaqësuesit klasikë më të mirënjohur të poezisë së sotme në Kosovë. Ai ka lindur më 1932 në fshatin Gjocaj të Junikut të Gjakovës dhe ka studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Beogradit. Tani, ai është mësues në shkollën pedagogjike të Gjakovës. Edhe pse ka botuar disa proza, kritika letrare dhe një dramë, ai njihet kryesisht për poezinë e tij figurative, e cila është botuar që nga viti 1961 në 12 vëllime. Libri i tij i fundit, një përmbledhje më njëzetetetë vjersha lirike, mban titullin As në tokë as në qiell. Poezia e Din Mehmetit shquhet për ndjeshmëri popullore. Ashtu si dhe Ali Podrimja, i cili është po nga Gjakova, ai mbështetet në shumë figura, metafora, dhe simbole të poezisë popullore të Shqipërisë së Veriut për të mbrujtur dhe ndërtuar lirikat e tij të trazuara me vizionin stoik të malësorëve. Megjithëse është një fllad i lehtë romantik që përshkon poezinë e tij, sikundër e pati cilësuar dikur kritiku Rexhep Qosja, ky asimilim krijues i folklorit është i shkrirë fuqishëm me një rrjedhë realiste, herë-herë ironike, që buron pjesërisht nga etika e revoltës në traditën e Migjenit (1911-1938) dhe Esad Mekulit (l. 1916). Shqetësimi poetik i Din Mehmetit, megjithatë, nuk i drejtohet protestës mesianike ose kritikës sociale, por krijimtarisë artistike dhe përvojës individuale. As në tokë as në qiell është e ndarë në pesë cikle: Trimat e këngës sime, Bishat e bardha, Kujtesa e letrave, Barka ime mbahu, dhe Këngë për vete. Titulli i ciklit të katërt, Barka ime mbahu, është ndofta simbolik për praninë e sotme e letrave shqipe, bile edhe të shqiptarëve në Jugosllavi. Ai vjen nga poezia Dialog me liqenin, shkruar në Strugë buzë Liqenit të Ohrit në kufirin jugosllavo-shqiptar, gjatë festës ndërkombëtare të poezisë në Strugë në gusht 1987.
Në thellësitë joshëse Valët e liqenit i stolis britma e fëmijëve si kundërvlerë për freskin me të cilën ato përkëdhelin trupat e tyre të njomë. Kalamajtë ia zbukurojnë njëri – tjetrit trupin me pika uji, të cilat hijeshojnë lëkurën e tyre si lule të lagështa dhe të ndritshme. E pranishme është edhe kënga e bilbilave e cila herë pas here pushon, thuajse dorëzohet dhe humb betejën që ua ka shpalluar qeshjeve dhe britmave lazdrane. Atje larg, një barkë e vogël e cila ka ngarkuar diellin me vete dhe zvarrit rrezet e tij duke i derdhur mbi valët e kaltra si toptha kristali. "Shihni barkën që bart diellin!" – bërtet një vogëlushe bjonde. "Ajo nuk bart diellin, por zvarit rrezet e tij!" – e korigjon mocaniku i saj dhe merr qëndrimin e burrit i cili nuk lejon fjala t’i bëhet dy. "Mirë de, ajo i bie njësoj!" – tërhiqet vogëlushja ashtu si i ka hije zonjës e cila mund të prek të paprekshmen – sedrën burrërore. Po, dielli pas një kohe u ngjit edhe më lart në qiell, u lodh nga ai lundrim i ngadalshëm në barkën e ngushtë dhe shtoi buzëqeshjen.
Zogjtë këndojnë pandërprerë. Ndalen vetëm sa të hanë mëngjesin e rëndomtë; ndonjë mizë të pakujdesshme në fluturim e sipër e cila, pa ia varur veshin rrezikut që i kanoset dhe joshur nga lartësitë, ishte nisur t’i shohë rrezet e diellit nga më afër. Edhe fëmijët nuk lëshojnë pe; të ledhatuar nga valët e liqenit me mjeshtëri u ikin duarve të nënave dhe qortimeve të prindërve që të kenë kujdes nga thellësitë e errëta.
Përnjëherë këngët e bilbilave e gulçoi britma e një nëne. Ajo jehonte e dhembshme, shtangu qeshjen e lazdranëve të vegjël, frenoi fuqishëm gëzimin e tyre dhe i la të shtangur buzë liqenit.
Gruaja që dëneste buzë liqenit ishte nëna e trimit i cili, i joshur nga freskia dhe thellësitë, kishte vendosur të kridhet deri në fundin e errësisë më të dendur ku rrezet e pakëta që depërtojnë i ngjajnë kristalit të copëtuar, xixave që të shkaktojnë marramendje dhe të ndalojnë frymëmarrjen. Pas një kohe, koka e tij e pashpirt u paraqit mbi syprinën e ujit si lule e posaçelur. Buzëqeshja e tij në fytyrën e shtangur fshehte tërë bukurinë që i kishte parë atje poshtë, aty ko frikoheshin të depërtojnë edhe rrezet e diellit sepse terri i thërmonte në xixa. Buzëqeshja e tij mori me vete tërë qeshjet e lazdranëve të tjerë që me frikë shikonin trupin e shtangur të atij trimi që pati guxim t’i ndërprejë të gjitha lojërat fëmijërore vetëm që të kënaqet duke soditur lojën që zhvillonin në fund të liqenit terri dhe drita. Sytë e tij të mbyllur shprehnin pmundësinë që ajo lojë të shpjegohet. Dhe e çuan rrugës së qytetit të shoqëruar nga kuja e nënës së tij.
Të gjithë ia lëshonin rrugën sepse ia ishte udhëtimi i fundit i një engjulli të cilin e shoqëronin fluturat e tejdukshme me flatra të kristalta.
Po, bukuria ende kishte që të tri rrathët e veta të mëparshme; qiellin nëpër të cilin diell nuk ndalte udhëtimin, harkun e largët të liqenit ku kaltërsia e tij derdhej në kaltërsinë qiellore dhe degët e plepave të lartë të mbushur me këngën e bilbilave. Por asaj tani askush nuk i gëzohej e as që e vërente; e mbuloi pëlhura e tejdukshme e vdekjes dhe kukama e një nëne.
Tanusha Ajo nuk ishte Tanusha e këngëve popullore, por vashë e vërtetë. Ndoshta edhe më e bukur se ajo e këngëve popullore, sepse ishte e pranishme, hapëronte pranë nesh dhe nuk kishte nevojë t’ia trillonim bukurinë. Erdhi në lagjen tonë si freski mpirëse, si lule në lule, si ëndërr në ëndërr, bukuri që zbukuronte të bukurën. Erdhi dhe na bëri të gjithëve t’i harronim vashat me të cilat me vite kishim thurrur kështjellat e kënaqësisë e dashurisë sonë. Prishi foletë e dashurisë rinore me kujdes të thurura. Përnjëherë na bëri me dije se as bukuria e as kënaqësitë kanë fund. Se ne ishim si peshq të cilët as në detin e bukurisë e sa në atë të dashurisë nuk ishin zhytyr në thellësitë marramendëse. Ajo na detyroi të pyesnim veten se si kishim mundur t’i dashuronim vashat që donim, si kishim qenë aq të verbër të mos i hetonim të gjitha ata të meta që kishin krahasuar me ecjen e saj, me lëvizjen e shtatit, me ngritjen e duarve që t’i rregullojë flokët..., me rrezatimin magjepsës që na la pa gjumë dhe ua ndryshoi drejtimin ëndërrave tona. Të gjithë ne e dashuronim ndërsa ajo e gjora ishte vetëm një. Në kënd të dashurohej kur ne të gjithë njësoj gjunjëzoheshim dhe ishim në gjendje t’i premtojmë se hëna do ta ndriçonte dhomën tonë të dhëndërrisë e jo poçi elektrik vetëm nëse ajo pranonte të bëhej nusja jonë. Dhe nuk ishte premtim i kotë; Tanusha do të ishte hëna që duhej të shëndriste dhomën e dhëndërrisë.
Sa dashuri shumëvjeçare shkatërroi Tanusha, sa vasha e mallkonin dhe sa djem i dorëzoheshin gjumit dhe zgjoheshin duke përmendur emrin e saj. Tanusha mori përmasat e lutjes së dashurisë, dashuri që na e shuante etjen njësoj si gota e parë e freskisë së mëngjesit pranveror. Ajo ishte lulja nga e cila mblidhnin propolisn shërues bletët e dashurisë dhe shëronin varrët tona djaloshare.
Tanushë, moj Tanushë, t’u thefshin ato këmbë që të mundësojnë të ecish si hyjneshë dhe që na i shkatërrove foletë vështirë të ndërtuara të dashurisë!,
mallkonin vashat e lëna pas dore nga dashnorët e vet.
Tanushë, moj Tanushë, pse nuk pranon të të më bëhesh lule në shpirt që do të kundërmojë këndshëm nëpër dhomat e qenies sime rinore?, klithnin djemtë.
Vallë kishte ndonjë djalë që nuk ëndërronte Tanushan ta ketë në shtrat? Vallë ekzistonte mashkull që do t’i kishte thënë jo Tanushës sikur ajo t’i kishte propozuar takim?
Ku është nisur Tanusha? Kush e ka lënduar zemrën e saj? pyesnin djelmoshat e lagjes sime njëri tjetrin kur e panë Tanushën me valixhet në dorë si largohej drejt stacionit hekurudhor duke dënesuar. I bekukar qofsh o Zot që na shpëtove prej saj, murmurisnin vashat duke e shikuar me bisht të syrit.
Unë qëndroja ulur në këndin e rrugës që çonte drejt stacionit hekurudhor. Dënesja në vete. Askush nuk e dinte pse asaj dite qanim unë e Tanusha. Një natë më parë ajo më pyeti se a e dua. Më tha se më dashuronte për së tepërmi. Iu përgjigja se fare nuk mendoj në të, se as që e vërej kur kalon rrugës. Çka nuk i thash, dhe çka nuk gënjeva me qëllim që sa më shumë ta ofendoja dhe ta shuaja zjarrin e dashurisë së saj ndaj meje. Më hutuan fjalët e saj, nuk dija çka të bëjë me tërë atë bukuri verbuese të cilën ajo posedonte. Thjeshtë, bukuria e saj ishte trishtuese, mallkimi më i madh që bartte Tanusha me vete. Qente e Diellit Lakuriqesia kendon Majave te shemtimit E syte rrjedhin gaz te huaj
Qente e diellit Vrapojne kah grykat Ku as rrezet s'shpetojne.
Pakez ne enderr, pakez ne zhgenderr Jam pakez i ndrydhur pakez i cliruar Duke vrapuar pas emrit Pakez i zverdhur pakez i frikesuar
Jam pakez i ngrire pakez i shkrire Duke kenduar per ty pakez i rrahur pakez i ndjekur jam.
Jam pakez i perbuzur nga Dielli Kenga jote me ka ndezur E me ka sterpikur me lot Pakez i vrare edhe nga ylli jam.
Jam ne enderr pakez zhgenderr Pakez femije kur fluturojne zogjt
Jam pakez endacak-shtegtimin e kam ne gjak Duke ecur me ty kalistrok Pakez i cuditshem kur qelloj rete.
Jam pakez i dyshimte pakez kokeforte Kur shqelmoj zotrat qe s'dine te ngopen kurre
Pakez dicka neper zjarr dicka neper uje Dicka qe hyn ne te ardhmen Per te ikur nga vdekja jam...
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi