Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi - Drenica:FANAR NË FURTUNA(Din Mehmetit)

Shko poshtë

Agim Gashi - Drenica:FANAR NË FURTUNA(Din Mehmetit) Empty Agim Gashi - Drenica:FANAR NË FURTUNA(Din Mehmetit)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 13, 2010 8:26 pm

Agim Gashi - Drenica:FANAR NË FURTUNA(Din Mehmetit) 157257_1806157215_4925465_n

Agim Gashi - Drenica:FANAR NË FURTUNA(Din Mehmetit)
Agim Gashi - Drenica:FANAR NË FURTUNA(Din Mehmetit) 149260_1332581293703_1806157215_627529_4647546_n
(Me fjalën ishit mish e thua -
u rritëm o vëlla me poezitë Tua!)


"Në krahet e shkrepave"
- ti forcën e more,
- dhe ia dhe fjalës
me penë kur e nxore!

Ti ishe plot shpresë
ajo t'shoqeronte prore,
kishe rini te veshtirë
endërroje "Rinin diellore".

Ishte kohë pushtimi
ishte kohë e pritjes
Lirin e shihje lag
nën "Dridhjet e dritës"

E urreje heshtjën
- asaj si je falur,
andaj e thërrisje
"Heshtje e kallur"

Për ty ishin njësoj
si Ereniku si Buna,
sepse zemra te digjej
"Fanar në furtuna".

Terrin s'e duroje
diellin e doje tek pragu,
sa herë je shqetësuar
- sa po vonon "Agu".

Ti mbylle sytë
pa pik dyshimi
se po shkon qe t'kthehesh
- "Prapë nga fillimi" .

Ike pa gjamë
ike pa renkim
sepse thoje vet
"Klithmë është emri im"

Ti në shumë fusha
o vëlla ke lenë hiset,
- qendro , mos ik
"Mos vdis kur vdiset"!!!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi