Alcatel, gjobitet me 9,5 mil. €
Alcatel, gjobitet me 9,5 mil. €
Alcatel, gjobitet me 9,5 mil. €
Për shkak të mosrespektimit të kontratës 25 milionëshe, PTK e ka dënuar kompaninë franceze Alcatel me 9.5 milionë euro. Ky është dënimi më i madh prej pasluftës në Kosovë. Drejtori Shyqyri Haxha thotë se nuk i kishte mbetur rrugë tjetër
Nga Arben Hyseni më 07.03.2009 në ora 8:04
Një dënim të pazakontë, për nga shuma, e ka shqiptuar drejtori i ri i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha ndaj kompanisë franceze Alcatel. Vlera e dënimit është 9 milionë e gjysmë euro. Dënimi i krisi kësaj kompanie për mosplotësim të kontratës 25 milionëshe, e cila ka pas për detyrim ndërtimin e infrastrukturës për zbatimin e fazës së pestë të telefonisë mobile Vala.
Në këtë fazë, saktësisht është dashur të zgjerohet rrjeti telefonik për futjen e mbi 1 milion klientëve të rinj. Kontrata është nënshkruar në fillim të vitit 2008 dhe është dashur të përfundojë më 10 tetor të po këtij viti. Dhe ende nuk ka përfunduar.
Pos problemeve me infrastrukturë, moskryerja e këtyre punëve nga Alcatel`i është duke i krijuar shumë telashe dhe humbje financiare kësaj kompanie publike.
Ndër punët kryesore qe ka bërë drejtori ri Shyqyri Haxha është edhe analiza e kësaj kontrate, që, sipas tij, nuk ka lënë rrugë tjetër pos dënimit.
“Është e vërtetë që e kam iniciuar unë këtë dënim për shkak të humbjeve që po i ndodhin Vala`s nga mospërmbushja e kontratës, vlera e së cilës është bukur e madhe”, tha drejtori Haxha.
Sipas tij, PTK ka kryer krejt obligimet ndaj kësaj kompanie dhe me kohë, ndërsa Alcatel`i minimum është me vonesë prej pesë muajsh. Faza e pestë, tha ai, është dashur të kryhet më herët për të pas shumë zhvillime në treg dhe brenda vetë kompanisë.
“Mospërfundimi i këtyre punëve po na kushton me mjaft humbje serioze dhe na ka cunguar në lëvizje të mëtutjeshme për zgjerimin e aktivitetit të Vala`s”, pohoi Haxha.
Humbja e klientëve të rinj dhe mosndërtimi infrastrukturës sipas planifikimeve, sipas tij, për shkak të një kontrate, është e pafalshme. “Kemi qenë të detyruar t`i tregojmë kompanisë Alcatel se do të dënohet 9.5 milionë euro për mosrespektim të kontratës”.
Drejtuesve të Alcatel`it para disa ditësh u ka shkuar letër lajmërimi me shkrim, se do të dënohen me këtë shifër. Burime të Express tregojnë se menjëherë pas këtij lajmi, ata janë hallakatur duke bërë presion që të largojnë apo zbusin këtë dënim. Sipas këtyre burimeve, për këtë kontratë apo dënim është interesuar edhe vetë ambasada franceze në Kosovë, e cila ia ka mësyrë para katër dite drejtorit Haxha. Delegacioni francez ka qenë i interesuar të shohë mundësitë e uljes apo faljes së këtij dënimi.
Bordi i Postës dhe Telekomit i ka dhënë mbështetje në mbledhjen e fundit drejtorit Haxha për gjobitjen e kësaj kompanie dhe gjithë kontraktuesve tjerë të kësaj kompanie që nuk kanë respektuar kontratat.
Zëdhënësi i kësaj kompanie, Menduh Abazi, tha se është hera e parë që në Postën dhe Telekomin e Kosovës dënohet ndonjë kompani që nuk iu ka përmbajtur kontratës. Ai tha se kjo është bërë me ardhjen në pozitën e drejtuesit e të kësaj kompanie Shyqyri Haxha.
“PTK i ka dërguar letrën kompanisë Alcatel për këtë dënim dhe ata tashmë e kanë marrë këtë lajm”, tha Abazi.
Alcatel prej vitit 2002 e deri më tash, ka lidhur kontrata me postën në vlerë prej mbi 130 milionë euro.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi