Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu:DO TË GJEJ , O POET...

Shko poshtë

Nehat Jahiu:DO TË GJEJ , O POET... Empty Nehat Jahiu:DO TË GJEJ , O POET...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 14, 2010 4:05 pm



Nehat Jahiu:DO TË GJEJ , O POET... 41772_1694779987_2066_n



Nehat Jahiu:DO TË GJEJ , O POET...

Nehat Jahiu:DO TË GJEJ , O POET... U1_DinMehmeti

(Poetit dhe profesorit tim Din Memetit)

Do të kërkoj ty , o poet tek Ereniku

aty ku thurre vargjet tek Pashtriku,

do të përkujtoj me mallin e dashurisë

në mes te vargjeve të poezisë.



Sa herë shpirtin që do e shpaloj

ty, o poet i madh do të përkujtoj,

thellë në shpirt kujtimi për ty më mbeti

për ty , o poet, për ty,o Din Memeti.



Do të kërkoj vargun tënd aty ku të mbeti

tek poezia yte, o poet, o Din Memeti,

vargun tënd do ta gjejë aty në fjalë

aty , o poet tek Drini, tek Drini i Bardhë.



Do të kërkoj , o poet aty në Kosovë

trup e shpirt do ti gjejë aty në Gjakovë,

do ti gjejë në tokën tënde arbërore

në këtë dhe që shumë e deshe e u mbulove.



Do të kërkoj, o poet ma dashuri e mall

ty , o poet, ty , o lis, lis i gjallë,

do të gjejë aty ku këndojnë zogjtë në Çabrat

të dëgjoj vargun aty buzë Drinit Plak.



Do të kërkoj e do të gjej, o Din- Din Memeti

aty, o poet i madh ku vargu në poezi të mbeti,

do të gjejë, o poet në të dashurën tëndën Kosovë

tek varri yt, mu aty, aty në Gjakovë.



13 nëntor, 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi