Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhemajl RUDI:AI ISHTE DHIMBJA

Shko poshtë

Xhemajl RUDI:AI ISHTE DHIMBJA Empty Xhemajl RUDI:AI ISHTE DHIMBJA

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 15, 2010 1:01 pm

Xhemajl RUDI:AI ISHTE DHIMBJA 48894_1329386093_234_n

Xhemajl RUDI

AI ISHTE DHIMBJA

-Din Mehmetit-
Xhemajl RUDI:AI ISHTE DHIMBJA 75835_165087600191784_100000716346990_370863_3771622_n
Dhimbja e jetës e fjalës
brenga rinore si bregore,
si hone në mes të haresë
lëndimi i një çasti të një
mbrëmje të vonë
në tingullin e errësirës,
të errët si nata
e trishtë deri në vrraget
e lindjes të ditës së re.
Ai dhe zogu shpëtimtar,
sçepi dhe kënga e qiellit,
ai dhe syri i blerimit,toka
dhe vetë zemra e reve të viteve.
Ai dhe lumi me dallgët,
të kohës,me valët e ritmit
ai dhe simfonia e mbrëmjes
e natës e mëngjesit.
Ai dhe fushat dhe kodrat e
qiellit të kaltër.
Ai dhe Arbëria lindur në një fat,
si toka nëpër mallkimin e shekujve,
si koha që po vinte në cicërima zogjësh,
ngadalë me dhimbje dhe me lule të kuqe.
Ashtu si dhimbja e tij, në ashtin e lashtë,
si jehona sipër oxhakut, dhe zogu i qiellit.
Dhe në tufa-lulesh u shtri për jetë,
si petaleve në valët e lumit,
si Sizifi me një gurë të rëndë
si një vesë që pikon jete,
dhe në petale si pikëllim.
Dhe dritë është,dhe amshim,dhe kujtim.

-14.Nëntor.2010.-


Solli si gjithëherë:Haxhi Muhaxheri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi