Demonizohet Sparks e kërcënohet Sebahate Shala
Faqja 1 e 1

Nga Elida BUÇPAPAJ
Ka mjaftuar vetëm një deklarim i numrit dy të EULEX-it në Kosovë që ndaj tij të nisë një fushatë demonizuese dhe akuzash, ndërsa është kërcënuar gazetarja Sebahate Shala, pas publikimit të artikullit të saj në agjencinë e lajmeve “Kosovapress” me titull: „Sparkes: Limaj dhe Syla nuk do duhej të ishin në listën e PDK-së.“
Demonizimi i Nr.2 të EULEX-it dhe kërcënimi i gazetares Shala ka ardhur vetëm pas shqiptimit të një deklarate nga ana diplomatit britanik dhe botimit të artikullit ku ajo riprodhon atë çfarë tha z.Sparks. Gazetares Sebahate Shala e gjithë kjo histori i ka kushtuar vendin e punës, „për shkak të mosmarrëveshjes që ajo pati me drejtuesin e agjencisë“, „nënçmimin dhe mosrespektin ndaj saj“, dhe ajo „është detyruar që të lëshojë punën, me vetëdëshirë”. Nuk ka ironi më të madhe.
Andy Sparkes, zëvendësshefi i EULEX-it, në një deklarim publik, duke iu referuar emrave të Fatmir Limajt dhe Azem Sylës në listën e PDK-së, ka shprehur mendimin e tij se përfshirja në listat e deputetëve e figurave politike që janë subjekte të hetimeve rrezikon jo besimin, por edhe reputacionin e shtetit të Kosovës. Vetëm kaq ka thënë Spark, ndësa Sebahate Shala ka publikuar vetëm se çfarë ka thënë Numri 2 i EULEX-it. Deri këtu shkon puna.
”Mbi të gjitha secili duhet t’i pranojë parimet e përgjithshme se çdokush është i pafajshëm, derisa nuk vërtetohet fajësia. Sidoqoftë, personalisht mendoj se do të ishte e ndershme dhe më mirë për reputacionin e Kosovës, nëse njerëzit të cilët janë nën hetime dhe janë subjekt i procedurave gjyqësore, të mos futeshin në garë si përfaqësues të popullit, derisa të pastrohet emri i tyre”, tha Sparks.
Pas kësaj Sparks e kanë akuzuar se po ndyn imazhin e shtetit demokratik të Kosovës, kur ai as nuk ka shpifur dhe as nuk ka akuzuar kënd. Sigurisht Sparksin nuk e kërcënojnë dot, se nuk ua mban, Sebahate Shalën - po, e kërcënojnë dhe e bëjnë që të largohet nga puna me dëshirën e saj.
Në fakt Sparksin e demonizojnë, mediat a kontrolluara dhe gazetarë me hipoteka, që në fakt ushtrojnë rolin e xhandarit të fjalës së lirë, e cila në Kosovë vuan nga censura, autocensura dhe kontrolli. Në raportin më të ri për Indeksin e Lirisë së Shtypit për vitin 2010 të Organizatës Reporterët pa Kufij, Kosova është radhitur në vendin e 92-të, një vend jo i lakmueshëm që lë shumë për të dëshiruar.
Kur demonizohet Ambasadori Andy Sparkes, që përfaqëson Britaninë e Madhe, njërin nga shtetet kryesore që ka mbështetur pavarësinë e Kosovës, i cili është shtetas i Mbretërisë të Bashkuar, me statusin e një zyrtari të lartë të EULEX-it dhe gëzon imunitet diplomatik, mendoni se çfarë ndodh me njerëz të thjeshtë apo me gazetarët si Sebahate Shala, të cilët kanë si mbrojtje vetëm Zotin në qiell, ndërsa në tokë nuk i mbron askush.
Gazetarët po ashtu nuk i mbrojnë dot as Shoqatat e gazetarëve në Kosovë, si Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, AGPK, ashtu dhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës , UGK, organizata që në rastin konkret kanë dënuar kërcënimet që ka marrë gazetarja Sebahate Shala, por reagimet e tyre duken më tepër si rutinë dhe janë të pafuqishme.
Sa për imazhin e Kosovës nuk e dëmton natyrisht as Sparks dhe as Sebahate Shala, por ajo pjesë e kontrolluar e shtypit në Kosovë që sot akuzon dhe e demonizon Sparksin dhe e bën Sebahate Shalën ta lëshojë me „dëshirën e saj“ vendin e punës.
Në fund të këtij shkrimi do të më duhet të sjell mesazhin që shqiptoi sot disidentja Aung San Su Ki, Nobelistja birmaneze e Paqes, e cila e fitoi lirinë pas shtatë vjetësh arresti shtëpiak se "Baza e demokracisë është liria e fjalës.” Edhe për ta shprehur, edhe për ta shkruar.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi