Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:Duke shkymur dritat

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:Duke shkymur dritat Empty Adem Zaplluzha:Duke shkymur dritat

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 16, 2010 6:20 pm

Adem Zaplluzha:Duke shkymur dritat Img009ow
Adem Zaplluzha:Duke shkymur dritat

Menduam se i asgjësuam
Të gjitha kujtimet e llangosura
Nëpër kutulishte
Shtypëm barin mijëfletësh
Dhe sërish u takuam
Me hyzmeqarët
Në dalje të qytetit
Duke i shkyçur dritat
Ecëm përtej vetëdijes
Me hapa të mëritur
I shkelëm sinorët
Dhe si pa kokë
I kaluam urat
E ngritura me budunar
U përngjajmë somnambulëve
Duke i përkundur hapat
I kapërcyem
Kufijtë e dhembjes
Dikur vonë
Pushuam nën shelgjet e djeg
Kishim humbur
Çdo kuptim për kohën
Kur u takuam me vetveten

Para perëndimit të diellit

Nga libri me poezi Hijet e Ndryshkura
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi