Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jorgo Telo:LETRAT TONA (Nga lirikat)

Shko poshtë

Jorgo Telo:LETRAT TONA (Nga lirikat) Empty Jorgo Telo:LETRAT TONA (Nga lirikat)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 16, 2010 10:04 pm




Jorgo Telo:LETRAT TONA (Nga lirikat) 49858_1630998071_301722_n

Jorgo Telo:LETRAT TONA (Nga lirikat)

Shkëmbyem unazat

edhe s’kish se si

Njëri – tjetrit ne mund t’ia çelnim zemrën.

Unë ikja larg; mendja mbet tek ty.

Në çengel të shpirtit –

dy sy e një emër.



Na shihte Kupidi,

ne s’e shihnim dot.

Për Atin Valentin nuk dinim aspak.

Kur të zgjata dorën, syri t’u përlot,

Se më priste puna,

disa orë larg.



Nuk ishim mësuar

ç’trysni sjell largesa;

Nga adoleshenca qe fshirë çdo gjurmë…

Në të tjera prova na hidhte mungesa;

Kush ndjenjës t’i jepte

një zjarrmim më shumë.



Dhe buisën letrat

si gjethe pranvere

Një garë e hovshme nga dy zemra prush.

Flatrim i ndërsjelltë ishte asohere

Veç e dinim ne

dhe tjetër askush…



Tash si në muze

prehen letrat tona.

Kur në dorë i marrim, biem në trishtim.

Ne të kemi shkruar kaq bukur në kohra?!

Oh, vite rinie,

s’do kini harrim…!

Jorgo Telo:LETRAT TONA (Nga lirikat) 155282_1565755397071_1630998071_1291999_4047046_n
Ne vite rinie

Jorgo Telo:LETRAT TONA (Nga lirikat) 154610_1565756197091_1630998071_1292000_5891794_n
idem

Jorgo Telo:LETRAT TONA (Nga lirikat) 74436_1565756477098_1630998071_1292001_4549040_n
Adoleshente

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi