Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krasniqi padit Thaçin në gjykatë

Shko poshtë

Krasniqi padit Thaçin në gjykatë  Empty Krasniqi padit Thaçin në gjykatë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 17, 2010 4:37 pm

Krasniqi padit Thaçin në gjykatë

Krasniqi padit Thaçin në gjykatë  Florim-krasniqi-17

Florin Krasniqi nga Lëvizja “Vetëvendosje” deponoi sot në Gjykatën Komunale të Prishtinës një padi kundër kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, për siç tha, akuzat që Thaçi ka bërë kundër tij dhe familjes së tij.
Krasniqi i referohet një komunikate të lëshuar nga Partia Demokratike Kosovës më 5 nëntor, të cilën e quan “shpifje”.
Në këtë komunikatë, PDK-ja e pati cilësuar Krasniqin “pseudopatriot të parapaguar” dhe kishte vënë në shënjestër pjesë nga jeta e tij private, duke reaguar ndaj akuzave të mëparshme që Krasniqi kishte bërë në adresë të udhëheqësve aktualë të institucioneve të Kosovës.
Më 3 nëntor, Florin Krasniqi, një ish-ushtar i UÇK-së, u zotua se do ta çlirojë Kosovën nga, siç u shpreh, “bandat e organizuara kriminale”.
Krasniqi, i cili ka edhe nënshtetësi amerikane, thotë se padia e ngritur sot përmban “14 falsifikime dhe akuza”, që janë përmendur në komunikatë.
Partia Demokratike e Kosovës ende nuk është përgjigjur ndaj kësaj padie.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi