Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Idealet europiane duhet të ndërtohen

Shko poshtë

Idealet europiane duhet të ndërtohen  Empty Idealet europiane duhet të ndërtohen

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 17, 2010 4:46 pm

Idealet europiane duhet të ndërtohen

Idealet europiane duhet të ndërtohen  Berisha17konf2

Nga SALI BERISHA

Dua të falënderoj nga zemra Parlamentin Europian, Komisionin Europian, vendet anëtare të Bashkimit Europian për solidaritetin dhe ndihmën e jashtëzakonshme që i kanë dhënë vendit tim, për vendimin e tyre shumë fisnik të heqjes së vizave për shqiptarët.
Por, gjithashtu dua t'ju siguroj se i gjithë procesi i integrimit në BE, me bindje të thellë është një proces i bazuar në performancë, i bazuar në meritë, është në interesin jetësor të qytetarëve shqiptarë dhe vendit.
Idealet europiane duhet të ndërtohen, kësaj i qëndroj dhe unë. Si një njeri që i kam konsideruar si të shenjta idealet kombëtare, tani jam thellësisht i bindur se idealet kombëtare dhe ato europiane janë të njëjta për kombin dhe vendin tim dhe gjeta gjithë energjinë për të punuar në këtë aspekt.
Një kujtim është i gjallë për mua. Kur erdha këtu, para 18 vitesh dhe takova Jacque Delore dhe Egon Klepsch, isha ulur përbri tyre si presidenti i një vendi me një pagë prej 16 dollarë në muaj dhe çdo shqiptar kishte 204 dollarë për frymë. Vendi im ishte pothuajse në humnerën e historisë. Por sot, shikoni, vendi im është padyshim një hop cilësor. Vendim im tani ndodhet në grupin e vendeve me të ardhura mesatare të larta, është një vend me një ekonomi të gjallë, solide dhe entuziaste, i cili mbajti rritjen edhe në pikun e krizës financiare në Europë. Vendi im tani është një vend me pagë mesatare pak më të lartë se një ose dy vende anëtare të BE-së. Muajin e kaluar, vendi im doli në tregun europian dhe doli më mirë se disa vende të eurozonës. Sot, vendi im renditet 27 përqind më lart, se mesatarja e vendeve anëtare të OECD-së përsa i përket nisjes se biznesit, renditet 7 përqind më lart, se mesatarja e vendeve anëtare të OECD-së për investimet ndërsektoriale në vend. Aseti më i madh i vendit është rinia. Ne jemi vendi më i ri në Europë dhe jam i lumtur t'ju informoj se, pavarësisht disa situatave shumë të vështira në arsim, ne ia dolëm këtë vit të trefishojmë numrin e studentëve, në krahasim me katër vite më parë. Këtë vit, 92 përqind e nxënësve që mbarojnë arsimin 9-vjeçar vazhdojnë shkollat e mesme. 3-5 vite më parë, vendi im ishte në embrionet e erës dixhitale, por tani ka një penetrim të ICT, nga 4,8 përqind në 43 përqind dhe ka një penetrim të ICT në shkolla më të lartë se disa vende anëtare të BE-së.
Ju dhatë lirinë e vizave, por unë mendoj gjithashtu, se ne e bëmë Shqipërinë një vend të sigurt. Indekset e kriminalitetit në vend, ku mafia dhe krimi ishin bërë të famshëm dhe të rrezikshëm, janë tani më të ulët se mesatarja e BE-së. Vendi im nuk ekzistonte në hartën e turizmit të botës, por këtë vit priti 3.5 milionë turistë dhe të gjithë ata erdhën dhe ikën të sigurt nga vendi im. Shqipëria e mori me shumë besim dhe unë e shoh të gjithë këtë si një univers reformash. Ne duhet të performojmë në mënyrë që të meritojmë. Të gjitha këto reforma na sjellin më afër me vendet e kombet tuaja. Kjo është arsyeja përse unë e mbaj atë si një proces të bazuar në meritë.
Si dikush që është në politikë që prej viteve '90, duhet t'ju riafirmoj se dy janë idealet e mia. Unë isha një kërkues që publikoja kudo, por më mungonte vota e lirë, më mungonte liria e fjalës, liria e votës. Kjo është arsyeja pse mbetem i zotuar ndaj tyre.
Ne mbajtëm zgjedhjet në 2009-ën dhe këto zgjedhje ishin të lira dhe të drejta, u kualifikuan si zgjedhjet që përmbushën shumicën e standardeve kryesore të OSBE-së dhe zgjedhje që nuk ka pasur prova për numërim të parregullt ose manipulime, si zgjedhje që kanë pasur disa të meta teknike në qendrat e numërimit, por që nuk prekën aspak numërimin. Por, opozita nuk njohu rezultatin, nuk njohu institucionet dhe bojkotoi Parlamentin. Duke ditur se Brukseli është një kryeqytet bipartizan, u mundova mos ta bëja këtë një çështje midis qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë dhe mos të tregoja revansh ndaj opozitës për fitimin e zgjedhjeve. Ata më kërkuan të hetoja zgjedhjet, unë u thashë PO, çdo hetim, por jo për vendimin e gjykatave. Ajo që është vendosur nga gjykatat nuk mund të merret në dorë nga kombet e lira. Ky është një ligj bazë.
I jam shumë mirënjohës Joseph Daul, por, gjithashtu, i jam mirënjohës Martin Schulz, duhet ta theksoj këtë, sepse që të dy arritën të mbanin një tryezë të rrumbullakët në Strasburg, në një mënyrë shumë dinjitoze, të drejtë dhe e panë të gjithë fleksibilitetin tim, gjithë dëshirën time, për të sjellë një kontribut.
Nuk ka mënyrë për mua të dhunoj principet bazë dhe të mos mbroj votat e njerëzve të mi, sepse zotëria që nuk i njohu zgjedhjet, kishte vënë në statutin e partisë, kur erdhi në pushtet, që, nëse partia do të humbiste zgjedhjet, ai do të jepte dorëheqjen. Dhe më vonë vendosi në statut, kur partia humbet zgjedhjet, kryetari nuk jep dorëheqjen. Por këto janë çështjet e tij, nuk janë çështjet e vendit.
Për ta mbyllur, një gjë ju siguroj, se mbetem shumë i vendosur, si në ditën e parë të jetës sime politike, të bëj më të mirën që shqiptarët të votojnë të lirë dhe në mënyrë të drejtë, që shqiptarët të votojnë si qytetarët tuaj, si dhe të bëj çdo gjë që të meritojmë procesin e integrimit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi