Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:LETRA E FSHEHUR NË HARRIM

Shko poshtë

Vullnet Mato:LETRA E FSHEHUR NË HARRIM Empty Vullnet Mato:LETRA E FSHEHUR NË HARRIM

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 18, 2010 6:36 pm

Vullnet Mato:LETRA E FSHEHUR NË HARRIM 154951_1420671327971_1568334934_30820310_7104386_n
Vullnet Mato:LETRA E FSHEHUR NË HARRIM 49948_1568334934_1204402_n

Vullnet Mato



LETRA E FSHEHUR NË HARRIM



Në mes librash tek shfletoja

gjeta një fletë dyshe të shkruar.

Ca pika loti përmbi shkronja

fjalë zemre kishin mjegulluar.



Vetëtima kujtimi më ndezi në sy

ajo vajz’ marrëzisht e dashuruar.

Njomëzakja me shtatin e saj perri

më erdhi në përfytyrim e lotuar.



Ah, moj leshverdhë, flori i prerë,

ardhur befas nga koha në harrim,

me ç’fjalë ta vrava zemrën atëherë

që derdhe aq lot për shkakun tim?



Kush më bëri xheloz aso kohe

për buzët e tua të trëndafilta?

Më vraftë zoti, që të bëra lotove

me dyshimet e mia të përcipta!



Të kisha këto mend qysh në rini,

o yll i këputur i asaj kohe të plakur,

dhe dhembshurinë që kam tani,

veten me grushte do kisha rrahur...



Që ti të qeshje dhe në pleqëri

kur të kujtoje këtë lloj rrahje.

Se pendimi dhe falja te çdo njeri,

nënkupton dashurinë e madhe...

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi