Fejzi Hajdari: Dosjet në Shkup, rezili në Tiranë e Prishtinë
Fejzi Hajdari: Dosjet në Shkup, rezili në Tiranë e Prishtinë
Dosjet në Shkup, rezili në Tiranë e Prishtinë
Nga FEJZI HAJDARI
Shpalosja e dosjeve dhe defilimi i tyre jashtëinstitucional, ka shkaktuar një ndër tronditjet më të mëdha në skenën politike shqiptare në Maqedoni, duke involvuar në të, madje edhe krerë të shtetit të Kosovës. Tronditjet e këtilla kanë goditur krerët e dy partive më të mëdha në Maqedoni, BDI dhe PDSH. Duke pasur parasysh se shqiptarët e Maqedonisë janë shqiptarët e parë që po “lustrohen”, s’do mend se mënyra sesi do të zhvillohet ky proces në Shkup, do të reflektohet edhe në rrjedhën e procesit, që një ditë me siguri do të zhvillohet në Tiranë dhe Prishtinë. Gjithsesi, se mënyrat ka
mundësi të jenë të ndryshme, por qëllimet e politikanëve do të jenë të njëjta, të diskreditohet me çdo kusht “kundërshtari politik” dhe të përfitohet nga kjo luftë. S’do të zgjidhen mjetet dhe pasojat mund të jenë katastrofike, sidomos nëse vërtetohet se dosjet janë autentike. Kjo është edhe një arsye më tepër, se pse Tirana dhe Prishtina s’guxojnë të rrinë duarkryq dhe të bëjnë sehir, për mënyrën e turpshme sesi po përplasen mes veti BDI-ja e Ali Ahmetit dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit.
Inkuadrimi i tyre në këtë proces, gjithsesi nuk duhet të bëhet ashtu siç e bënë ditëve të kaluar politikanët e Kosovës, duke u rreshtuar disa në anën e BDI-së, e disa në anën e PDSH-së, vetëm në bazë të interesave personale, simpative apo emocioneve. Pikërisht, rreshtimi i këtillë absurdo-paradoksalo-anakronik, nuk i shërben aspak daljes nga kjo situatë. Përkundrazi, e tensionon dhe krijon konfuzion dhe paqartësi në mesin e shqiptarëve. Edhe pse ballafaqohen me probleme të shumta të brendshme, Kosova dhe Shqipëria e posedojnë potencialin e mjaftueshëm politiko-intelektual, për t’i bindur subjektet politike shqiptare në Maqedoni, që të mos e keqpërdorin procesin e lustrimit. Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të lejojnë që shqiptarët e Maqedonisë të njollosen pa nevojë mes veti, (nëse dosjet janë të fabrikuara), por njëkohësisht nuk duhet të lejojnë që edhe të shpëtojnë bashkëpunëtorët e vërtetë të shërbimeve sekrete, pa marrë parasysh a i takojnë ndonjë kampi politik ose jo. Duke u bazuar në akuzat e deritanishme të partive shqiptare në Shkup (20 vitet e fundit të pluralpartizmit), del se në Maqedoni gjithmonë shërbimet sekrete i paskan formuar partitë shqiptare?! Tirana dhe Prishtina duhet të brengosen njësoj sa shqiptarët nga Shkupi, nëse krijohet bindja se “shqiptarët paskan qenë kombi më spiun” dhe nëse kjo bindje zëvendëson faktin se shqiptarët kanë qenë viktimat më të mëdha të shërbimeve sekrete. Vlerësimet e këtilla ditëve të fundit, me të madhe kanë filluar t’i hedhin nëpër qarqeve të ndryshme gazetarë maqedonas, por edhe akademikë. Megjithatë, nëse gjykojmë realisht, përmasat e këtilla të këtij problemi nuk kanë vënë në masë të duhur alarmin tek qarqet e këtushme intelektuale shqiptare, të cilat sikurse edhe shumë herë më parë, kundrejt fenomeneve që kanë pasur të bëjnë me shqiptarët e këtushëm, edhe kësaj radhe kanë parapëlqyer qëndrimin indiferent – heshtjen.
Përveç rolit të spektatorit nga tribunat, ata nuk kanë marrë guximin, të paktën të shpalosin një sugjerim, këshillë apo ide, në kontekst të zgjidhjes apo tejkalimit të situatës së mjegulluar që ka shkaktuar procesi i lustrimit. Por, problemi i dosjeve për të gjetur një zgjidhje apo tejkalim fatlum, gjykuar nga shtetet e deritanishme post-komuniste, në parim kërkon një energji të madhe intelektuale.
Këtij procesi të “pajtimit”, të kësaj faze shumë të rëndësishme transitore, duhet t’i bashkëngjiten personalitete më autoritative shqiptare. Këtë “formulë zgjidhjeje” e përdorën në mënyrë të suksesshme dhe më pak të dhembshme, pjesa dërrmuese e shteteve post-komuniste. Prandaj, në përpjekjet tona për të tejkaluar këtë fazë në hapësirat shqiptare, sidomos në trekëndëshin Shkup-Tiranë-Prishtinë, nevojitet aplikimi i modeleve, formave dhe mënyrave të shteteve të sipërpërmendura.
Në këtë kontekst, qasja serioze dhe e menjëhershme e faktorëve më relevantë në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë, do të ishte imediate dhe e domosdoshme. Vetëm qasja e një ekipi të gjerë, të përbërë nga personalitetet intelektuale të dëshmuara nga Tirana, Shkupi dhe Prishtina, do të ishte një lloj garancie për tejkalimin e shpejtë të kësaj faze shumë të ndjeshme. Ata më në fund, duhet ta japin provimin e pjekurisë: t’i ndihmojnë shoqërisë shqiptare dhe njëherësh është koha e fundit që të dëshmojnë edhe rolin dhe kontributin e tyre. Nëse jo kësaj radhe, parashtrohet pyetja kur. Nëse nuk dinë sesi, le t’i konsultojnë kolegët e tyre të shteteve të rajonit. O sot, o kurrë…!
Panorama
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fejzi Hajdari: Presidenti njënacional i shtetit "multietnik"
» Bechtel Enka shtyn nisjen e punimeve Prishtinë-Shkup. Pret Qeverinë e re!
» Nga sot Prishtinë - Tiranë nëpër Autostradë
» ZGJOHU shtrinë aktivitetin edhe në Prishtinë e Tiranë
» Anulimi i vizitës së Barrosos në Prishtinë dhe Tiranë nuk ka motive politike
» Bechtel Enka shtyn nisjen e punimeve Prishtinë-Shkup. Pret Qeverinë e re!
» Nga sot Prishtinë - Tiranë nëpër Autostradë
» ZGJOHU shtrinë aktivitetin edhe në Prishtinë e Tiranë
» Anulimi i vizitës së Barrosos në Prishtinë dhe Tiranë nuk ka motive politike
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi