Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zplluzha:SI KUAJT E HARLISUR

Shko poshtë

Adem Zplluzha:SI KUAJT E HARLISUR Empty Adem Zplluzha:SI KUAJT E HARLISUR

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 19, 2010 1:01 pm

Adem Zplluzha:SI KUAJT E HARLISUR Img009ow
Adem Zplluzha:SI KUAJT E HARLISUR
Anekënd kur shkrepin sytë
E delet qethen pranë përroit
N’ gërshetat tua afër gardhit
Një imazh i përhirtë
Është duke u mbytur
Ja u ndezën dritat
Qielli u skuq në flakë
Ti moj mike prapëseprapë
I shëron dhembjet
Në shuplakë
Prita sa prita
Ti erdhe dikur vonë
Atë ditë nuk t'u dhimbsa
Unë ty aspak
Isha i shtangur
Si lëkura e regjur
Në pikë të diellit
I mbetur pa gjak
18
Ti ishe ngrysur
Terr e zi
I pate shkundur
Të gjitha mollët
Më përshëndete me qesëndi
Dhe ike si hija
Nga jeta ime
Si kuajt e harlisur
Nëpër stuhi
19
JAM KLITHMA
Jam vetë klithmë
Mes këlthitjeve
Gjëmë e ngulitur në tru
Të rrashtës anemike
Sa herë që pa dashje
I përkujtoj rrathët
Trishtimi zgjohet
Nga uria
Kur urinoja
Në shtratin e leckosur
Jam vetë klithma
Në rrënjën e kujës
Ndoshta jam
Një tregim i manaferrave
Në lëndinën e pajtimit
Që vuan nga pagjumësia
Ose jam vetë klithma
E këlthitjes
Në kërcejtë e memories
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi