Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe të vdekurit në listat e votuesve

Shko poshtë

Edhe të vdekurit në listat e votuesve Empty Edhe të vdekurit në listat e votuesve

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 19, 2010 1:49 pm

Edhe të vdekurit në listat e votuesve

Edhe të vdekurit në listat e votuesve Ne-votime-kosove
Procedurat e raportimit për të vdekurin kërkojnë pagesën prej 20 eurosh për t’u siguruar se emri i familjarit të tyre është hequr.

Edhe të vdekurit “ftohen” të “votojnë”. Ndër ta është edhe ish- presidenti, tashmë i ndjerë, Ibrahim Rugova. Emri i tij figuron në listën e votuesve.
Në listën zgjedhore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e cila u hoq nga faqja zyrtare e internetit, ishte shfaqur një person me emrin Ibrahim Rugova, i cili vdiq në vitin 2006. Të dhënat personale të personit me të njëjtin emër në listat zgjedhore janë të njëjta me ato të presidentit të ndjerë.
Në listën e votuesve ende figurojnë edhe artisti i ndjerë Muharrem Qena, Ipeshkvi Imzot Mark Sopi dhe basketbollisti Valon Begolli.
Zyrtarë të KQZ-së janë ankuar se mosraportimi në komuna për vdekjen e familjarëve vazhdon të mbetet problem. Listat mund të freskohen nga 22 deri më 26 nëntor. Emri i Ibrahim Rugovës nuk kishte figuruar për zgjedhjet e nëntorit të 2009-ës. Por, ai ka qenë i pranishëm në lista për zgjedhjet e vitit 2007.
Procedurat e raportimit për të vdekurin kërkojnë pagesën prej 20 eurosh për t’u siguruar se emri i familjarit të tyre është hequr.
Deri tani KQZ-ja nuk ka ofruar asnjë shpjegim pse emri i presidentit të parë, i vdekur rreth 4 vjet më parë, ndodhet në listë si votues potencial.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi