Berisha në Lisbonë: Misionet tona, atje ku e kërkon Aleanca

Kryeministri në Samitin e NATO-s: Shqipëria mbështet konceptin e ri strategjik të Aleancës
Kryeministri Sali Berisha ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë për konceptin e ri strategjik të NATO-s. I pranishëm në punën e Samitit të krerëve të shteteve e qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, kreu i qeverisë në fjalën e tij theksoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë, për dokumentin e rëndësishëm të Konceptit të ri Strategjik, reformimit më të thellë dhe më të avancuar të NATO-s, rolit dhe misionit të saj në shekullin e 21-të. Më tej, Kryeministri Berisha vlerësoi rolin vendimtar të NATO-s në ndalimin e genocidit dhe vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, si dhe i garantoi vendet anëtare se, Shqipëria do të vijojë të marrë pjesë aktivisht dhe të mbështesë të gjitha operacionet e Aleancës në shërbim të paqes dhe sigurisë euro-atlantike e më gjerë. Berisha gjithashtu u shpreh se, Shqipëria e konsideron vazhdimësinë e zgjerimit të Aleancës me anëtarë të rinj në rajon si një zhvillim shumë të rëndësishëm për sigurinë e rajonit tonë, mbetet e vendosur të japë kontributin e saj në këtë proces. Në këtë konteks, kreu i qeverisë tha se edhe gjatë këtij viti, Shqipëria ka ridimensionuar në proporcion me mundësinë, kontributin në Afganistan dhe po punon për ta rritur edhe më tej atë. Jemi të vendosur të reformojmë dhe konsolidojmë forcat tona të armatosura për t'iu përgjigjur dhe marrë pjesë në misionet e NATO-s kudo që ajo të ketë nevojë, u shpreh Kryeministri Berisha. Në këtë Samit, përveç kryetarë shtetesh dhe qeverish të 28 vendeve anëtare, ishin të ftuar dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, si Presidenti i Këshillit të Evropës, zoti Herman Van Rompuy dhe Presidenti i Komisionit Evropian, zoti Jose Manuel Barroso. Në fund të këtij takimi, kryetarët e shteteve dhe qeverive të 28 vendeve anëtare të NATO-s miratuan Konceptin e ri Strategjik të Aleancës. Samiti i NATO-s po zhvillohet në Lisbonë, Portugali, ku po diskutohet për konceptin e ri strategjik të Aleancës.
NATO parashikon sulmet cyber në strategjinë e re
Në strategjinë e saj të re NATO, mendon edhe për këtë formë të re të drejtimit asimetrik të luftës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, shpjegoi gjatë pranverës se, sulmet cyber janë një shembull perfekt për të treguar çfarë pasojash shkatërruese mund të kenë ekonomia dhe struktura e një vendi, pa qenë nevoja që atë vend ta shkelë asnjë ushtar, pa qenë nevoja të qëllohet një plumb.
Dhe madje pa e ditur se nga kush është sulmuar, sepse në hapësirën virtuale gjurmët mund të fshihen në mënyrë perfekte. Edhe me stuxnet, kjo ka funksionuar shumë mirë. Kërkush nuk e di me siguri, kush e ka futur krimbin në qarkullim.
Marrëdhëniet SHBA-Rusi
Ndërkohë vendet anëtare të aleancës si Kanadaja dhe Holanda u japin fund misioneve të tyre luftarake në Afganistan, aleatët që vazhdojnë të qendrojnë në fushën e betejës po ndryshojnë objektivat e misioneve të tyre.
Një nga këshilltarët e lartë të Presidentit amerikan, Barak Obama, për Afganistanin, Dagllas Lut, tha këtë javë se aleanca do të njoftojë planet për një periudhë të gjatë kalimtare, gjatë të cilës afganët do të marrin në dorë sigurimin e vendit.
"Synimi është që ky proces në 34 provincat e vendit të përfundojë deri në vitin 2014. Ky është një proces që nisi në fillim të vitit 2011 me piksynimin që të mbyllet në fund të vitit 2014".
Plani i ri do të kërkojë nga forcat e NATO-s të vazhdojnë stërvitjen dhe misionet humanitare në Afganistan edhe pas vitit 2014.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, do të marrë pjesë në takimin e të shtunës për mionin e aleancës në vendin e tij. Në një intervistë që i dha kohët e fundit gazetës "The Washington Post", zoti Karzai kërkoi që aleanca e NATO-s të pakësojë operacionet e saj në Afganistan dhe t'u japë fund bastisjeve të saj të suksesshme gjatë natës me trupat afgane kundër forcave talebane.
Presidenti Obama pritet të takohet me Presidentin e Rusisë, Dmitri Medvedev, ndërkohë që disa republikanë në Senat priten të mbështesin ratifikimin e traktatit të ri START për pakësimin e armëve strategjike.
Disa senatorë me influencë thonë se, traktati ka shumë të ngjarë që të mos miratohet këtë vit. Zoti Obama thotë se, ratifikimi i traktatit është domosdoshmëri për sigurimin kombëtar amerikan dhe gurthemeli i marrëdhënieve SHBA-Rusi.
"Rreziqet për sigurimin kombëtar amerikan janë të qarta dhe të mëdha. Traktati i ri START shkurton me përgjegjshmëri numrin e armëve bërthamore dhe shtrat-hedhëset e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, ndërkohë që ruan potencialin shkurajues bërthamor të Amerikës".
Përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve të NATO-s me Rusinë pritet të jenë një tjetër përparësi kryesore e takimit të nivelit të lartë të Lisbonës.
Udhëheqësit e NATO-s do të punojnë gjithashtu për një koncept të ri strategjik për aleancën që do të zëvendësojë atë që u miratua në vitin 1999. Vlerësimi i ri për misionin e NATO-s pritet të përfshijë një mbrojtje më të fortë kundër terrorizmit kibernetik dhe raketave.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi