Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një i vrarë e një i plagosur në fshatin Jabllanicë e Leshonit

Shko poshtë

Një i vrarë e një i plagosur në fshatin Jabllanicë e Leshonit  Empty Një i vrarë e një i plagosur në fshatin Jabllanicë e Leshonit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 20, 2010 5:38 pm

Një i vrarë e një i plagosur në fshatin Jabllanicë e Leshonit

Një i vrarë e një i plagosur në fshatin Jabllanicë e Leshonit  Murder2

Më datën 20/11/2010 rreth orës 02:00, Policia e Stacionit Policor në Pejë, ka pranuar informatën se në lokalin “Damiana”në fshatin Jabllanicë, ka të shtëna më armë të zjarrit dhe dyshohet se ka persona të plagosur.
Me të marr informatën, Njësitet Policore të Stacionit Policor të Pejës, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë konfirmuar informatën fillestare. Në Spitalin e Pejës janë dërguar dy persona të plagosur për tretman mjekësor. Mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima (K/Shqiptar rreth 48 vjeçar) nga fshati Irzniq-Deçan, ka arrit pa shenja jete, ndërsa viktima (K/Shqiptar rreth 42 vjeçar) nga Peja është ndaluar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.
Sipas hetimeve të para dyshohet se në lokalin e cekur pas një fjalosje në mes të dyshuarve n’çrast janë përdorur edhe armët e zjarrit, ku nga të shtënat kanë pësuar personat e lartë cekur. Policia ka arrestuar katër persona të dyshuar tre (M) dhe një(f) (K/Shqiptar rreth 33,30,24,dhe__ vjeçar) nga Komuna e Peja,
Policia ka konfiskuar dy armë të zjarrit (pistoleta) që dyshohet se janë përdorur në ketë incident,si dhe një veturë. Rastin e procedojnë Hetuesit Rajonal për Krime Serioze.
Por sipas burimeve tona të sigurta nga Policia e Kosovës, i vrari quhet Ali Haskaj nga fshati Irzniq i komunës së Deçanit, ndërkaq i plagosuri është Sylejman Uka.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi