Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lis Bukurica:Fundamentalizmi dhe homo rationalis

Shko poshtë

Lis Bukurica:Fundamentalizmi dhe homo rationalis Empty Lis Bukurica:Fundamentalizmi dhe homo rationalis

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 20, 2010 9:49 pm

Lis Bukurica:Fundamentalizmi dhe homo rationalis U1_LisBukuroca
Fundamentalizmi dhe homo rationalis
Nga Lis BUKUROCA
Sipas një ankete të Allensbach-Institut në Gjermani rezultoi se 50 % e gjermanëve në pjesën e Gjermanisë perëndimore mendojnë se emigrantët mysliman janë një ngarkesë, kurse në atë lindore mbi 74%. Paragjykimet kanë marrë karakter kolektiv dhe fajet i kanë myslimanët e moderuar, që nuk i kundërvihen me vendosmëri një terroristi.
Kancelarja Merkel në ditën e Bajramit nderoi Kurt Westergaard, karikaturistin e Danimarkës, që karikaturizoi Muhametin. Ky akt tregon se emigrantët me ngarkesën e tyre fetar, nuk mund ta kthejnë prapa shoqërinë perëndimore: nuk mund të imponojnë qëndrime të veta, nuk mund ta kufizojnë lirinë dhe nuk do të tolerohet kthimin në mesjetë. Liria individuale e njeriut është një e mirë e cila nuk mund të kufizohet as nga brenda, as nga jashtë. Ajo në mes të tjerash gjatë laudacios tha: “ Nuk është me rëndësi a është e mirë karikatura a jo, a është e nevojshme a jo, por fshehtësia e lirisë qëndron te guximi...!”
Shtetet shqiptare nuk duhet t’ i njohin diplomat e imamëve nga jashtë, por vetëm nga universitetet shqiptare. Ata nuk i predikojnë arabëve, por shqiptarëve dhe gjuhë zyrtare duhet t’u imponohet shqipja edhe kur bëhet thirrja nga minarja. Ja teksti shqip, pas disa dekadave e kuptova, edhe pse e kisha dëgjuar qindra herë, nuk dija çka domethënë:

“ Zoti është i madh
Unë dëshmoj se nuk ka Perëndi tjetër pos Zotit,
Unë dëshmoj se Muhameti është i dërguar i Zotit
Nxitoni për lutje
Nxitoni te përshpirtshmëria
Nxitoni te vepra më e mirë
Lutja është më e mirë se fjetja
Zoti është i madh

Nuk ka Perëndi tjetër pos Zotit”
Këtë e këndon hoxha nga minarja. Përkthimi është bërë nga libri i klasës së shtatë në Gjermani, nga i cili mësohen religjionet botërore dhe po aty, shkruan se thirrja e ezanit me megafon, është e ndaluar në Gjermani...
***
Lis Bukurica:Fundamentalizmi dhe homo rationalis U1stoningiranhonorkilli
Një arab nga Arabia Saudite tregon se atje, në popull e xhami, flitet se Gjermania brenda 20 viteve do të muslimanizohet. (70% e lëndëve mësimore nëpër shkolla qenkan atje tema fetare). Se me iluzione të tilla jetohet, e dëshmoi këtë edhe guvernatori i Libisë duke i bërë apel Europës të konvertohet në Islam. Nëse vërtet mbi 80 milion gjerman brenda 20 viteve do të bëheshin musliman, atëherë nevojitet një konvertim 4 milionësh në vjet. Shumë e braktisin dhe ka faqe në internet të ish muslimanëve: ex-muslime.de, të turqve dhe e arabëve. Tani kryetari gjerman Wulff krahas krishterimit dhe judaizmit e quajti edhe Islamin si pjesë të Gjermanisë. Në popull mendimin e tij e ndajnë vetëm 24 %. Kisha katolike e kundërshtoi duke thënë se duhet korrigjuar deklarata në: “Muslimanët janë pjesë e Gjermanisë, jo Islami.”
Televizioni gjerman tregoi një arsimtar në Afganistan pa vesh. Talebanët ia kishin prerë veshin, pse nuk dëgjon dhe nuk u bindet kërkesave të tyre dhe vazhdon t’ i mësojë fëmijët shkrim-lexim. Sipas talebanëve, njeriu duhet të lexojë, por vetëm vargjet e Kuranit, jo libra tjerë, sepse në atë kohë, libra tjerë nuk ka pasur...
Një anketë tjetër në 11 qendra europiane tregon se në BEE çdo i pesti mysliman është i papunë, ndërsa vetëm 7% e të tjerëve. Çdo i dyti mysliman, 50 %, në vitin e fundit ka qenë i diskriminuar dhe diskriminimi është rritur në pesë vitet e fundit. Gratë me shami gjithashtu flasin për diskriminimin e tyre. Emri dhe mbiemri mysliman është shumë herë vendimtar edhe për punësim. Sigurisht edhe në Arabinë Saudite më parë punësohet një me emër mysliman se sa krishterë. Fundamentalistët jo vetëm se dëmtojnë Islamin e moderuar, por polarizojnë, shkatërrojnë dhe pengojnë integrimin duke i humbur perspektivën qytetarëve mysliman, që jetojnë në Europë.
Epoka e njeriut të quajtur homo rationalis ka tejkaluar parajsën, që parashohin religjionet:
Për çka ka nevojë homo rationalis SOT?
Homo rationalis ka nevojë për një Zot apo disa Zotëra, që i tregojnë kuptimin e jetës, motivin e ekzistencës, arsyen e vdekjes, e jo t’ i tregojë si duhet të vishet...
Homo rationalis ka nevojë për një Zot i cili i tregon si të pakohet vuajtja, si shërohet kanceri, sida, jo një Zot i cili i tregon se me kë duhet të martohet dhe kë duhet ta vrasë njeriu...
Lis Bukurica:Fundamentalizmi dhe homo rationalis U1antiislamprotest1
Homo rationalis nuk ka nevojë për një Zot i cili i tregon se çka duhet të hajë e çka duhet të pijë, por një Zot i cili i tregon se si të arrihet në Tokën e re, të sapozbuluar nga amerikanët, që gjendet 20 vjet drite larg tokës...
Homo rationalis ka nevojë për një Zot i cili i cili nuk ka frikë nga njeriu dhe nuk fshihet...
Homo rationalis ka nevojë për një Zot të dashurisë, tolerancës dhe mirëkuptimit, jo një Zot, që ushqen urrejtjen e njeriut kundër njeriut...
Homo rationalis ka nevojë për një Zot i cili i tregon të vërtetën gjatë jetës, jo të gënjehet me riciklim, me jetë pas vdekjes, sepse kjo nuk mund të vërtetohet kurrë për të gjallin...sepse nuk ka asnjë fakt në natyrë se shpirti mund të jetojë pa trup, ashtu si softueri është i papërdorshëm, i pajetë pa harduerin...
Homo rationalis ka nevojë për një Zot i cili ndalon diskriminimin siç ndalon ligji, jo diskriminimi të ngrihet në parim jete e gruaja, gjysma e popullit, të satanizohet me paragjykime...
Homo rationalis ka nevojë për një profet shembëlltyrë, jeta e të cilit mund të kopjohet pa pasur frikë për shkeljen e parimeve morale apo të ligjore të kohës në të cilën jetohet...
Homo rationalis ka nevojë për një Zot,që dërgon religjion me vlera universale dhe për të gjitha kombet, për njerëzimin, jo për t’ i fragmentizuar ata, copëtuar dhe motivuar ta vrasin njëri tjetrin...
Homo rationalis ka nevojë për argumente të pakundërshtueshme dhe që mund të provohen, jo për përralla dhe ideologji, që prodhojnë mjerim dhe vuajte...
Lis Bukurica:Fundamentalizmi dhe homo rationalis U1freedomgotohell1
Homo rationalis nuk vishet, nuk hanë, nuk mendon, nuk punon dhe nuk mund të jetojë sipas rregullave të atyre njerëzve që nuk dinin as të numëronin, as sa kontinente ka toka...sepse një nxënës me tetë vjet shkollë, sot, dinë më shumë se gjithë profetët së bashku...
Homo rationalis ka nevojë për një religjion që nuk skadon kurrë, jo një që nuk i përshtatet kohës dhe e përjashton kushtetuta, vetëdijesimi dhe civilizimi i njeriut...
Homo rationalis digjet për dituri dhe njohuri dhe nuk mund të kënaqet me përralla, prandaj ai pyet dhe merret me kërkime dhe zbulime, ja, kjo është arsyeja pse Homo rationalis nuk mund të futet në një kornizë dhe të mbyllet brenda, sepse në kodin e tij gjenetik gjendet kureshtja, dëshira për ta kuptuar fillim e universit dhe arsyen, me fakte shkencore, sepse të tillë e deshi Zoti! Dhe, gjithë këto, dëshiron t’ i dijë gjatë jetës, jo pas vdekjes!
Homo rationalis ka nevojëpër një libër të shkruar personalisht nga Zoti, sepse ai që dinë të ndërtojë qiellin, diellin... ai që bëri njeriun me dhjetë bilion qeliza, ai që bëri mikrokozmosin dhe makrokozmosin, dinë të shkruaj vet dhe t’ i bëjë të gjithë me një fe, natyrisht, sikur të kishte dëshirë për të prodhuar religjione...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi