Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Babai i fshehtë!-Esse analize shkruar nga Raimonda Moisiu rreth tregimit "Sozia " Te shkrimtares Irena Gjoni

Shko poshtë

Babai i fshehtë!-Esse analize shkruar nga Raimonda Moisiu rreth tregimit "Sozia " Te shkrimtares Irena Gjoni Empty Babai i fshehtë!-Esse analize shkruar nga Raimonda Moisiu rreth tregimit "Sozia " Te shkrimtares Irena Gjoni

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 22, 2010 12:20 am



Babai i fshehtë!-Esse analize shkruar nga Raimonda Moisiu rreth tregimit "Sozia " Te shkrimtares Irena Gjoni

Ky tregim është për gratë që përballen me meshkujt e jetës së tyre, qoftë burri a i dashuri i tyre, me nuanca rozë dhe me hije të errëta, me frytin e dashurisë së tyre, sepse jeta ka ndarje, përjetime, është një sfidë para dhe pas saj. “Lexoni këtë tregim e të hyni në botën e këtyre njerëzve. Sepse, vijmë në këtë botë e vend që t’i vizitojmë nga koha në kohë, rilindim e rivdesim”,- shprehet Gjoni. Kurse unë, duke mbyllur esenë për tregimin “Sozia”, po shtoj: Pasi të lexoni këtë tregim, do të jeni edhe më gjithpërfshirës në atë gamë të gjerë vëzhgimesh jetësore, në atë kopësht të paanë të dashurisë njerëzore.

Babai i fshehtë!-Esse analize shkruar nga Raimonda Moisiu rreth tregimit "Sozia " Te shkrimtares Irena Gjoni 41390_1208896826_5194675_n

Shkruar nga Raimonda Moisiu

Ka disa vite gruaja shqiptare është duke luftuar për një barazi e të drejtat e saj në të gjitha aspektet social-ekonomike, politike, në kulturë, art e letërsi. Gruaja shqiptare gjen forcë, guxim, përkushtim dhe inteligjencë të shprehet kundër stereotipeve të shoqërisë moderne, që identifikon gruan si viktimë të shoqërisë dhe realitetit, atëhere, madje dhe tani. Dhe, pikërisht shkrimtarja Irena Gjoni, duke shkruar tregimin “Sozia”, që po e shkëpus nga libri i botuar këtë vit (2010 )“Gjysmë dashurish”, na ka dhënë një botë shpirtërore të mbushur me romancë dhe marrëdhënie të shëndosha, që, as më pak e as më shumë, thonë dhimbjen shpirtërore. Personazhet e tregimit përballen me probleme dhe çështje të rënda me njerëzit e tyre të dashur.

Ky tregim është për gratë që përballen me meshkujt e jetës së tyre, qoftë burri a i dashuri i tyre, me nuanca rozë dhe me hije të errëta, me frytin e dashurisë së tyre, sepse jeta ka ndarje, përjetime, është një sfidë para dhe pas saj. Prozatorja Irena Gjoni ka derdhur talentin në lundrimin e lumtur e të trishtë të emocioneve që shkojnë nëpërmjet lidhjeve, obligimeve familjare e shpirtërore, nga dashuria e respekti, zemërimi dhe qetësia shpirtërore.

Në tregim vërehet një përzierje e bukur e dashurisë me humorin, që autorja e ka zgjedhur si me magji. Këtë autorja e përshkruan në çastet e njohjes të Idilit të vogël me Idilin e madh. Ja një pasazh që vërteton çfarë thashë më lart

“- Si e ke emrin,- vazhdoi biseda.

Idil ma ka vendosur mami dhe shpesh më thërret Idili i gëzuar. E di si më thotë gjithmonë. Se kur linda unë, për të ishte gëzimi më i madh që ekzistonte. Iu duk sikur atë çast u krijua bota. Sikur gjithë galaktikat dhe universet morën fytyrën time. Sikur jeta atë çast filloi. Dhe, sa më shumë m’i përsërit këto fjalë,- i tha fëmija me një frymë.

- Ta gëzosh dhe paska pasur të drejtë mami yt, - ia ktheu ai. - Je një fëmijë shumë i bukur, shumë i zgjuar dhe shumë i ëmbël. Sikur të mos ishe ti, kushedi sa e dhimbshme do më dukej kjo natë.

- Po ti si e ke emrin, - pyeti fëmija.

- Edhe unë, për koincidence, e kam emrin si ti, - fytyra vazhdonte t’i rrëzëllente. -Edhe për nënën time, kur linda unë, ka qenë gëzimi më i madh. Isha djali i dëshiruar që erdha pas shumë motrave, ndaj më vuri këtë emër. Edhe ajo më thërriste Idili i gëzuar. I solla gëzimin kur linda dhe e kam kërrusur tani, - tha duke u mvrenjtur Idili i madh.

Rrëfimtarja Gjoni na bën të bësojmë se shërimi dhe lehtësimi i një brenge, plage a dhimbjeje, zjarri i dashurisë që digjet në vetvete për të kujtuar, është i mundshëm. Protagonistët e tregimit janë të lidhur vertikalisht dhe horizontalisht nga “përleshjet ” a ‘prekjet e lehta” të jetës. Idetë e përgjithshme të tregimit janë të guximshme dhe në llojin e ambicieve që e kanë frymëzuar autoren asgjë më pak se një rishikim për të ndërtuar realitetin dhe imagjinatën. Realiteti është shuma e interpretimeve, ndërsa imagjinata është shuma e fakteve të përjetuara. Personazhi kryesor i tregimit përballet në rrugën e saj të çuditëshme me tragjedi e dashuri të veçanta të jetës njerëzore të përditshme, në mënyrë të veçantë në marrëdhëniet me dy meshkujt, ashtu si të dënuarit që vdesin nga mosha, shkaqet dhe konseguencat, por ndërkohë dashurohen dhe lumturia provokon të pakapshmen.

Autorja Gjoni të frymëzon me humor e argëtim në mënyrë të çuditëshme. Me rrëfimin e çuditshëm e drithërues të Idilit të madh, autorja ka arritur të përfaqësojë gjithë të natyrshmen që “jeta e mashkullit” mund të ndjekë dhe të aspirojë për të. Irena këtë aspekt e ka paraqitur me shumë finesë , “dredhi e dinakëri” filozofike, letrare e artistike, në një mënyrë mrekullisht të shkëlqyer, duke ruajtur diskursin mes ideve. Idetë e meshkujve, se si lumturia mund të ndiqet në mënyrë ideale, ndryshojnë disi nga idetë e femrave. Autorja ka ilustruar staturën e një realiteti që ne mund ta pranojmë a ta mohojmë.

Tregimi “Sozia” është për t’u vlerësuar nga trazimi i simbolit me metaforën, sepse askush nga ne nuk mund të ngrihet përmes botës magjike, por pikërisht disa prej nesh do të shohin gjurmët e ëndrrave të mira e të këqija, të lumtura e të trishta në udhëtimin dramatik e kritik të jetës. Tregimi përfshin personazhet, mbështetjen e tyre ndaj njëri - tjetrit dhe mjedisin në të cilin zhvillohet ngjarja e një jete të tërë, rrëfyer brenda një nate. Në fillim të udhëtimit, bëhet fjalë për një vend të njohur si trageti që mami dhe Idili i vogël udhëtonin. Në traget ka nga të gjithë krijesat e vërteta jetësore, por edhe imagjinare, që vetë autorja i krijon për të dhënë idenë themelore të tregimit. Mami i Idilit të vogël tronditet dhe shqetësohet kur pa fëmijën e saj duke biseduar me Idilin e madh, që ishte dashuria e saj e parë dhe ende vazhdonte të shëtiste nëpër kopshtin e kujtesës, serioze dhe këmbëngulëse, e ashpër dhe e butë, e ëmbël dhe e hidhur, e mirëfilltë, kurajoze dhe e frikshme, sentimentale, cinike dhe e ankthshme, e mohuar dhe e pamohuar, e lodhur dhe e palodhur, e zbrazët dhe e mbushur plot emocione, me të kuptimta e me të pakuptimta, e drejtpërdrejtë dhe e pavarur, e vërtetë dhe e pavërtetë, kondradiktorë dhe sfiduese, me bashkëbisedime të shtruara dhe të nervozuara, me lumturi dhe trishtim, me dashuri dhe ndarje, me jetë e vdekje, mbushur me fëmijë për vazhdimësinë e jetës, të cilat autorja Irena Gjoni i ka mbrujtur e trajtuar me stil letrar e mjeshtëri artistike, sa edhe sot tingëllojnë aq aktuale për shumë arsye të dukshme e të padukshme, për personazhet e saj, por edhe për audiencën e lexuesve, duke gjetur pjesë të jetës së tyre në të. Por udhërëfyesi i saj ( Idili i madh) arsyeton e thotë: “Bota është shumë e vogël për njerëzit që duhen shumë. Ndoshta një natë tjetër si kjo e sotmja, Zoti mund të na takojë përsëri.”.

Tregimi “Sozia” është gjithashtu një pëzierje e të zakonshmes me të pazakonshmen, shkruar kënaqshëm si prozë filozofike, e përcartur dhe me zhargon të ndjeshëm e të pasur gjuhësor. Mami i Idilit të vogël, herë është e qeshur, herë e trishtuar, herë e menduar dhe e zhytur thellë në thellësi të viteve. Shkrimtarja Irena Gjoni është një zë unik, i veçantë në letërsinë e dekadës së parë të shekullit XXI. Që në titull “Sozia”, tregimi është një udhëtim metaforik në anën më të errët të njerëzimit. Nëpërmjet rreshtave, ajo na jep karakterin e Idilit të madh, duke e trajtuar atë në çdo aspekt bazë, pozitiv e negativ të përvojës jetësore: luftës për ekzistencë, çaste dobësie, gënjeshtra, skllav i krimit e tradhtisë, manipulimit e shfrytëzimit, çoroditjes e persekutimit, lakmisë e mashtrimit, vetmisë e çmendurisë, zemërimit e hidhërimit, pesimizmit dhe mungesës së shpresës, dëshpërimit e zhgënjimit, ndëshkimit e pendimit, dhimbjes e dashurisë, mirësisë e humanes, se jashtë atyre dyerve të rënda të burgut ekziston dikush (dalja me leje dhe dashuria e çmendur e dy të rinjve), që të pret krahëhapur dhe nuk është aspak e vështirë për të gjetur edhe një fjalë të gëzueshme, të ngrohtë e të ëmbël, të bësh dashuri deri në ekstazë dhe brenda një “nate” të ngjizet fryti i dashurisë, kur deri atë çast ke menduar se jeta është asgjë, ka mbaruar, ke humbur çdo shpresë, atëhere ndodh ndryshimi i menjëhershëm, - dëgjohen zërat e shpresës në botën e lodhur nga dëshpërimi dhe jeta merr tjetër kuptim që prej atij çasti. Idili i madh ishte takuar krejt rastësisht me dashurinë e jetës, me fëmijën e tij, dhe me idenë se nga ëndrra e një nate vere, - që unë do të perifrazoja- nga nata e një dashurie të rastësishme lindi një dashuri e madhe - Idili i vogël, dashuri që i mbajti pazgjidhshmërisht tërë jetën. Edhe pse po shkonte drejt vdekjes Idili ishte optimist se një ditë do të lundronte mes dashurisë njerëzore dhe hyjnore. Me guxim, përpjekje dhe sakrifica. Idili i madh merr përvojat jetësore nën kontroll, me zemërdhemshurinë e ngrohtësinë e një babai të fshehtë, paçka se kurrë nuk e mbaron udhëtimin e zymtë. “Lexoni këtë tregim e të hyni në botën e këtyre njerëzve. Sepse, vijmë në këtë botë e vend që t’i vizitojmë nga koha në kohë, rilindim e rivdesim”,- shprehet Gjoni. Kuse unë, duke mbyllur esenë për tregimin “Sozia”, po shtoj; Pasi të lexoni këtë tregim, do të jeni edhe më gjithpërfshirës në atë gamë të gjerë vëzhgimesh jetësore, në atë kopsht të paanë të dashurisë njerëzore.

Babai i fshehtë!-Esse analize shkruar nga Raimonda Moisiu rreth tregimit "Sozia " Te shkrimtares Irena Gjoni Irena+gjoni
Irena Gjoni

Raimonda Moisiu
Hartford, CT USA
Nëntor, 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi