Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:BABAI ME THJESHTËSINË E TIJ

Shko poshtë

Vullnet Mato:BABAI ME THJESHTËSINË E TIJ Empty Vullnet Mato:BABAI ME THJESHTËSINË E TIJ

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 22, 2010 1:19 am

Vullnet Mato:BABAI ME THJESHTËSINË E TIJ 148503_1423170710454_1568334934_30824010_7837459_n

Vullnet Mato:BABAI ME THJESHTËSINË E TIJ 49948_1568334934_1204402_n

Vullnet Mato

BABAI ME THJESHTËSINË E TIJ

Quhej Remzi Mato babai i ndjerë

dhe si mësues quhej thjeshtësia vet.

Nxënësve u jepte çelësa më vlerë,

për t’i hapur me duar rrugët në jetë.



U mësonte shartim e krasitje peme,

të thurnin me shtiza triko e çorap,

të qëndisnin me grep ornamente,

t’i bënin mandolina kungujt e gjatë.



Ndreqte mekanizma të çdo lloj ore.

Bënte fotografi pa rrymë elektrike,

kur binte mes oxhakut hëna diellore

stamponte mbi letër figurat filmike.



Bëri çikrikun vaditës në përrua,

bëri kopje njerëzore siç ishte vetë.

Pa lënë gruan të merrte diku hua,

bëri nëntë çiliminj shpejt e shpejt.



Bëmat pa fund të krejt veprimtarisë,

bëhen pak a shumë njëqind zanate.

Me to e me karakterin e thjeshtësisë,

ndihmonte këdo në punë e taksirate.



Por bëri dhe atë që nuk e bënte dot,

asnjë mësues shqiptar e minoritar,

askush nga ata që quhen sarandiot,

dhe as vet Jugu e Shqipëria mbarë;



Me lapsa plumbi në shkollë katundi,

bëri mina vigane për shpërthime hata.

Minoi nga qielli Kanalin e Korfuzit,

fundosi në det anijet e fuqive mëdha.



Meqë incidentit nuk i dolën të zotët,

kordhëtarët vendor, stepur nga habia,

vranë mendjen kush e bëri proçkën.

Me siguri ai dhaskali që bënte çudira!...



Dhe pasi mori për zanatet e vërteta

rrogën mujore pesëmbëdhjetë franga,

për zanatin absurd që i dha gënjeshtra

mori pesëmbëdhjetë vjet në pranga.



Tani babai im, i varrosur thjeshtë fare,

përmendet me nderim profesori Mato.

A nuk meriton për mizoritë familjare,

dëmshpërblim si minahedhës nga Nato?...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vullnet Mato:BABAI ME THJESHTËSINË E TIJ Empty Re: Vullnet Mato:BABAI ME THJESHTËSINË E TIJ

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 22, 2010 1:53 am

Në vend komenti, vargje nderi:

LAVDINË, NUK IA VRAU DIKTATURA!

Dhe bëri, çfarë nuk bëri?!
Ishte vetë, respekti dhe nderi,
dhe ka diçka t´pashlyer në jetë:
Vepra humane, brezave u ka mbetë!

Një kod mirësjelljeje, gjithmonë,
kanë shqiptarët gjatë me shekuj:
Kombi, Atdhetarët i nderon!
I ruan në zemra, Kolosë-Dishepuj.

Lavdinë nuk ia vra Diktatura,
as burgu e prangat, pesëmbëdhjetë vjet,
ngordhën vrasësit, u zhbë katrahura.
Babai Remzi Mato, Dhaskal nderi përjetë!!!

Jam krenar dhe i nderuar që e njoha,
t´paktën në vargjet e bukura, Vullnet,
vlerat njerëzore, ia ruan koha,
po po, do ia ruan, Mësuesit, përjetë!!!

Mentor Thaqi VS., 20.11.2010 (23,50 h)“
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi