Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xun Çetta: Çka ndëgjova në Radio Fontana të Istogut

Shko poshtë

Xun Çetta: Çka ndëgjova në Radio Fontana të Istogut Empty Xun Çetta: Çka ndëgjova në Radio Fontana të Istogut

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 23, 2010 2:33 am

Xun Çetta: Çka ndëgjova në Radio Fontana të Istogut
Xun Çetta: Çka ndëgjova në Radio Fontana të Istogut U1_XunCetta
Sot 20.11.2010 e dëgjova Radio Fontana (Radio lokale Komuna Istog) —Intervistë më Xhavit Halitin....
Krejt çfarë u dëgjua doli fakti se bashkëpunëtorët me të ngushtë paskan qenë dhe mbesin Xhavit Haliti dhe Xhafer Shatri,pse ?.
Gjitha të dhënat qe i kam dhen Xhaferit para prishjes se raporteve më të, tani ato i thotë dhe pranon Xhaviti ...Kjo për mua nuk ka gjë të keqe për kunrazi u ndjeva mirë ngase rregullisht e kisha frikën se pikërisht në ato pika nuk do pranoj kurrë që te flet Xhaviti i cili tani fatmirësisht jo vetëm se i pranon ato në mënyrën e vet pa u dëgjuar rrëfimi im çfarë i është bartur nga Xhaferi,ose ka qasje me haker shërbimesh në PC-në time por kësaj radhe dukshëm zbulova bashkëpunimin e tij të ngushtë që ka pas dhe ka me Xhafer Shatrin.
Unë nuk e kam pushtetin dhe aq më pak paranë e tyre e cila mjerisht po e vret mendjen e popullit,por një gjë e di se ballafaqimi ynë publik dhe me ish UDB-istet,tani fatmirësisht akoma të gjallë,këto realitete do i zbardhnin vet ballafaqimet,kuptohet pa viktima,pa urrejtje dhe pa i hapur dosjet të cilat nuk po guxon të i hap vet pushteti pa dallim i konsoliduar apo jo ky çfarë është sot.
Kam thënë dhe nuk tërhiqem nga bindja se ballafaqimi në raste kyçe është akoma më i frytshëm se sa hapja e dosjeve të cilat nuk e donë vetë pushtetarët.
Unë prej sot konsideroj se nga këto lidhje nga më të ndryshmet që i kanë bërë jam i rrezikuar jo vetëm moralisht që nuk kanë len gjë pa propaganduar në heshtje të tipit të shërbimeve por tani po rrezikohem edhe fizikisht. Këta dy emra thonë se kurrë nuk janë rrahur nga UDB.ja!!! e thonë këtë pse po u bie ,,burrëria”të cilën nuk e kanë apo e kanë frikën e denoncimit për krejt të kaluarën tonë ?...
Sipas tyre dhe leximeve në kohë pa kohë,që të dy paskan përjetuar atentate,kuptohet pa u rënë qimja e flokut njërit as tjetrit a harrojnë apo donë ta lenë në harresë faktin se mua në aktivitetin tim të vrullshëm me ka marr plumbi më 02.prill 1981,pa u shëruar mirë jam arrestuar dhe për gjashtë muaj torturuar si më keq,jam dënuar në 13 vite si dhe pas lufte më 08.08.2000 duke tentuar të ma shkëpusin jetën, që mos ta gëzoj dhe mos të rrëfej realitete tani pas çlirimit të vendit,mua bandat e instrumentalizuara mirë më plagosën për vdekje krejt pak kilometra para se të futem në Kosovë.
Gjithë çfarë them,janë vetëm prekje realitetesh të cilat me qindra faqe argumentojnë secilën ngjarje veç e veç.
Unë konsideroj dhe natyra ime është kjo : Më mirë të gaboj në nxitim por ti them realitetet te cilat nuk po mund ti mbaj tutje ngase një jetë është kjo se sa më gjakftohtësi ti heshti ato,të kalkuloj dhe bëj biznes të pistë në kurriz të kaluarës tonë të ndritshme nëse kemi fatin dhe zbardhën me ballafaqimet tona ato.
Propaganda e tyre së fundit mjerisht ka filluar edhe në mesin e më të afërmve të mi ku akoma besojnë se mund ti manipulojnë ata. Unë e kam të pa përballueshme heshtjen ngase moralisht po vritem edhe nga gjaku im familjar,kuptohet varësisht ku propaganda e mbështjellur me para apo interesa të tjera natyrave edhe mund ta mjegullon mendjen e ndonjërit akoma në trauma lufte.
Unë nuk dyshoj se do jem keqkuptuar nga gjithë ata veprimtar të fatit tim e aq me pak nga qytetar të ndershëm të cilët nuk i kanë hak as hile askujt në këto dekade të përgjakshme nëpër të cilat kaloj populli ynë.
PS:
Me Xhaferin kam pas aktivitete të ngjeshura deri në momentin kur atij ju prapsu qerrja dhe mjerisht vonë kuptova se kam shpëtuar mirë madje shumë mirë nga gjithë çfarë paska ndodhur në prapaskenë.
Më Xhavit Halitin nuk kam pas aktivitet kurrë,a takime të herëpashershme po falë shumë shokëve që kisha në organizatën e tyre LPK,dhe është për të u çuditur pse ky i fundit ka mbajt kaq gjatë ,,sekretin” se gjoja unë paskam qenë sulmuesi i tij më 26.mars 1981.
Këto e shumë çka tjetër janë gjëra të cilat më kanë shtyrë të mbledh dhe seleksionoj realitete ku nga përmbledhjet,seleksionimet dhe renditja e tyre në kohë me rezultojnë gjera akoma më shumë se për çfarë unë interesohesha.
Kulmi i shqetësimit tim është ky,shpresa më mban se drejtësia do dali një ditë dhe do ta thotë fjalën e vet.
Luzern 20.11.2010
Xun Çetta
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi