Votoni për Hafiz Gagicën me numër 100 në listën e LDK-së!
Faqja 1 e 1
Votoni për Hafiz Gagicën me numër 100 në listën e LDK-së!
Të votohet ai që i del zot Mërgatës, ai që ia kthen dinjitetin dhe nderin e merituar LDK-së në Proceset reformuese! Vota për Hafiz Gagicën, justifikim demokratik i Vlerave Rugovjane dhe angazhimit për mirëqënje njerëzore e kombëtare!
Votoni për Hafiz Gagicën me numër 100 në listën e LDK-së!
Sot, voten elektoratit po ia kërkojnë shumë individë dhe personalitete, për mandatin e Deputetit të Legjislativit të Republikës së Kosovës. Dhe, është e mirë kjo, ngase krijon një konkurencë e cila shpresojmë të jetë e mirëfilltë dhe kualitative nga e gjithë kjo mori (kuantitet) konkurues! Gjatë gjithë kësaj "rrëmuje", natyrisht se më e dëmtuara dhe anashkaluara po mbetet Mërgata sublime! Megjithatë, sivjet në këto parapërgaditje zgjedhore, ka një lëvizje të vogël pozitive, por, më shumë apo kryesisht me trysninë dhe imponimin e vetë Mërgatës dhe kandidatëve të saj. Në këtë konteks edhe Mërgata kërkon përfaqësim. Dhe, dolën disa kandidatura nga vetë ajo, kush më shumë e kush më pak të koordinuara me bazën deleguese.
Edhe ne si LD Gjermani, gjegjësisht Kryesia e saj dhe veprimtarë të dalluar në disa konsultime tonat të përbashkëta në Stuttgart dhe qëndra tjera, dolem me qëndrimin tonë që të përkrahet Kandidatura e z. Hafiz Gagica për Deputet. Fundja, kush ia njeh më mirë se ai problemet dhe vështirësitë e nevojat mërgatës, të cilës i priu më gjatë se dy dekada?! Jemi të vetëdijshëm se vota të pakta do shkojnë nga Mërgata, dhe kjo për shkak të marifetllëqeve dhe masave byrokratike në anashkalimin dhe disfavorizimin e qëllimshëm! Në njëren anë për Minoritetet që të gjitha bashkë nuk e kalojnë shifren totale të 200 mijëshit, rezervohen 20 vendeplus votat reale të tyre (asgjë kundër tyre por kundër diskriminimit tonë), e nga ana tjetër për mërgatën trefish më numerike nuk ipen as mundësitë minimale për votim.
A nuk është ky nënçmim dhe diskriminim?!
Shih për këtë ne kësaj radhe kemi menduar të iu drejtohemi familjeve tona për të na dhënë voten neve, bijave dhe bijve të tyre mërgimtarë!
Pse?
Sepse:
Unë do mundohem ta arsyetoj nga shembulli im vetanak si përshkrim real të situatës. Si mërgimtar i fundviteve 80-ta, më vonë edhe vëllau, kemi mbajtur Familjen (të mos bëhej barrë për Shtetin tonë në krijim), kemi ndihmuar Kombin dhe Çështjen Kombëtare ashtu si ditem e mundëm. Pas përfundimit të Luftës, vëllau ynë si ish Luftëtar i Lirisë (UÇK-së) mbeti rrugëve pa kurrfarë benificioni, sepse të gjitha ishin grabitur nga profiterëte Luftës. Atë dhe Familjen, sërish isha unë dhe vëllau që e mbanim dhe mbajmë. Në disa palë Zgjedhje, ai voten e vet dhe Familja ua dhanë atyre që për ta apsolut asgjë nuk bënë, mbushen gjepat e vet dhe për Mërgatën as që bëhej fjalë për ndonjë falënderim apo benifit!
I dashuri vëllau im dhe të dashur familjar të mij (edhe të mërgimtarëve tjerë, natyrisht): sot po ju drejtohem drejtpërdrejtë në kërkim të votës suaj, në mënyrë krejt të sinçertë dhe pa kurrfarë shantazhi apo ndërhyrjeje, dhe atë për bijtë tuaj mërgimtar, ata që po ju mbajnë dhe kujdesen për juve e jo për ata që ju plaqkisin, vjedhin dhe shesin për 5 para. Shkurt, ne kemi të drejtën legjitime dhe morale të kërkojmë voten tuaj, edhe si pjesë e juaja, ndërsa vota juaj për neve do ishte një falënderim, mirënjohje dhe respekt e nderim për punën tonë, e mbi të gjitha dëshmi e dashurisë vëllëzërore për të mos e humbur mbi 1/4-tën e Popullsisë rrugëve të botës, sepse ata janë Shqiptarë të Kosovës njësoj si ju në Atdhe!
Nuk mund të kujdesen të tjerë për Mërgatën më mirë se vetë përfaqësuesit e saj, ata që ia njohin çdo të rrahur zemre. Nuk mund të emrohen më njerëz si përfaqsues të Mërgatës zyrave, lokaleve dhe kafiterive, që nuk kanë asgjë të përbashkët me të. Në këtë konteks, ne nuk ofrojmë njerëz çfarëdo dhe dosido, por njerëz dhe personalitete të dëshmuara: kombëtarisht, politikisht, diplomatiko-atdhetarisht, me kulturë, dije, vullnet dhe urti të trashëguara nga vetë Presidenti Historik Rugova, si njerëzit më të afërt të tij, që nga fillimi.
Apeli im për kërkim vote bëhet për z. Hafiz Gagica me Nr. 100 në Listën e LDK-së, si bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova dhe vëllëzërve Gërvalla e Kadri Zeka (e dokumentuar), njëri ndër themeluesit e vetë LDK-së në Mërgatë, të Zyres-Ambasadës së parë në Stuttgart, një mori Fondesh e nismash Kombëtare, nismëtari për "vetëmbrojtje" dhe dërgimit të kuadrove për stërvitje dhe blerjes së armatimit të parë, dhe shumë aktiviteteve tjera që nuk besoj se është dikush që nuk i din apo nuk ka dëgjuar për këtë mori aktivitetesh të z. Gagica.
Shkurt:
VOTONI PËR HAFIZ GAGICËN ME NUMËR 100 NË LISTEN ZGJEDHORE TË LDK-së, votë kjo për kthimin e nderit dhe identitetit të nëpërkëmbur të bijave dhe bijve tuaj mërgimtarë, të Mërgatës dhe vetë Institucioneve tona Shtetërore.
Ju falemnderit për mirënjohjen tuaj!
Mentor Thaqi - Gjermani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi