Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

kujtim Stojku:TË PA PRITURAT E JETËS.

Shko poshtë

kujtim Stojku:TË PA PRITURAT E JETËS. Empty kujtim Stojku:TË PA PRITURAT E JETËS.

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 24, 2010 12:38 pm

kujtim Stojku:TË PA PRITURAT E JETËS. 48976_1342220805_6401676_n

Kujtim Stojku:TË PA PRITURAT E JETËS.

Askush nuk e di se çdo ti ndodhë në jetë
Ku vitet e jetës janë mbuluar me mjegull
Rrugët e saj gjithmon’ janë të panjouhura
Sikur ecën në mes të një pylli të dendur.

Shpesh shpresat për jetën janë lakmitare
Dhe shpirti furishëm ndeshet me to
Vuajtjet e bëjnë jetën tërsisht idhnake
Sprova t’mundishme që duhet t’ përballosh.

Dhe kur gjumit të natës lirisht i dorzohesh
Dhe kjo betejë e ashpër të çfaqet në vegim
Dhe ti sheh vegime shumë të çuditshme
Qepallat e rënduara i hap me mundim.

Kështu pasiguria për të ardhmen thellohet
Dhe ti je në t’madhen trishtim
Pastaj plot shpresë nga gjumi çohesh
E gjithë qenia jote punon pa pushim.

Dhe kështu gjithçka të duket e pamundshme
Dhe i tërë je i mbushur gjithë ankth
Së brendëshmi ju digjet një flakë
Si rrezet e diellit që është universal.

Rruga vazhdon kështu përmes humnerave
Për të kapur ëndrrat që pe në vegim
Janë vizionet e jetës së panjouhur
E gjithë jeta kështu kalon si ëndërr n’ fluturim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi