Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KQZ: LDK-ja dhe AAK-ja në balotazh

Shko poshtë

KQZ: LDK-ja dhe AAK-ja në balotazh Empty KQZ: LDK-ja dhe AAK-ja në balotazh

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 24, 2010 10:26 pm

KQZ: LDK-ja dhe AAK-ja në balotazh


KQZ: LDK-ja dhe AAK-ja në balotazh 3kqz-mbledhja_thmb1
(E plotësuar) Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ibrahim Kryeziu, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi, do të garojnë balotazh për kryetar të komunës së Rahovecit.
Kjo u bë e ditur në mbledhjen e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku u publikuan rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune të Rahovecit.
Sipas këtyre rezultateve, kandidati i LDK-së ka fituar 27.65 të votave ai i AAK-së, 26.71 të votave; pastaj radhiten Xhelal Canziba PDK-së me 26,55 për qind të votave, Rexhep Oruçi nga AKR-ja me 16,54 për qind të votave dhe Luljeta Kadiri nga LDD-ja me 2.55 për qind të votave.
*******
KQZ: LDK-ja dhe AAK-ja në balotazh 1kryeziu-241110_
DV: AAK hyn në balotazh me LDK-në
“Demokracia në Veprim” (DV), i ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve preliminare për kryetar të komunës së Rahovecit. Sipas këtyre rezultateve kandidati i LDK-së, Ibrahim Kryeziu, prinë me 27.80 % të votave. Pas tij radhitet kandidati i AAK, Smajl Latifi, me 26.88 % të votave, ndërsa kandidati i PDK së, Xhelal Canziba, ka fituar 26.63 % të votave.
Numërimi i 405 votave me kusht, do të jetë përcaktues për balotazhin, i cili pritet të zhvillohet me 19 dhjetor. Gjatë ditës do të numërohen këto vota dhe Komisioni Qendror Zgjedhor pritet t’i kumtojë rezultatet.
Zyrtarët e KQZ-së patën publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Rahovecit, sipas të cilave listës i printe kandidati i LDK-së dhe ai i PDK-së. AAK kishte reaguar duke thënë se kanë gjetur parregullsi dhe se kandidati i tyre ka vota të mjaftueshme për të hyrë në balotazh.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi