Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:SI ÇAM ME VDEKUR

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:SI ÇAM ME VDEKUR Empty Adem Zaplluzha:SI ÇAM ME VDEKUR

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 25, 2010 2:28 pm

Adem Zaplluzha:SI ÇAM ME VDEKUR Img009ow
Adem Zaplluzha:SI ÇAM ME VDEKUR
Në tingujt e violinës
I ëndërron zogjtë e jeshilët
Këngën e ka mike
Shqiptari im i vogël
Në vajin shpërthyes
I drithëron melankolia
Herë ç’mallet me përroin
Herë këndon si stuhia
Qefinin ndër sqetull
Luadheve vrapon
Assesi s’e harron
Këngën e fundit
Ky çam i ynë
Ai nuk di ku nis fillimi
Për mbarim aspak s’mendon
Andaj
Në zërin e qemanes
Idilin e lirisë ëndërron
27
Endet i fanitur
Nëpër lagjet tona
Ky zogth i vogël
Netëve të vona
Herë e shoh te kroi
Duke kënduar me gazep
Herë thotë duke qeshur
Sa është krenari
Si çam me vdekur
Kështu miku im
Me qemane në dorë
Nëpër e Çamërinë krenare
Herë shkel barin e njomë
Herë nëpër dëborë

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi