Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarët të ndarë në disa shtete dhe të okupuar nga shtetet fqinje

Shko poshtë

Shqiptarët të ndarë në disa shtete dhe të okupuar nga shtetet fqinje Empty Shqiptarët të ndarë në disa shtete dhe të okupuar nga shtetet fqinje

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 25, 2010 11:17 pm

Shqiptarët të ndarë në disa shtete dhe të okupuar nga shtetet fqinje

Qemal Musliu

Opinion nga diaspora

Çdo ditë troket, në mjetet elektronike dhe ata të shkruara, thirrja për: RI-BASHKIM KOMBËTARË ! Por kjo thirrje, nuk dëgjohet, nga ata që janë në ballë “të popullit”, në ballë të partive politike shqiptare, gati pa përjashtim si, te ata në Tiranë, po ashtu edhe në Prishtinë e, sa për në Shkup (lexo në Tetovë), nuk diskutohet. Në Tiranë, hahen e merren, edhe më me zgjedhjet e vitit 2008. Ndërsa në Prishtinë, gara se kush po bëhet më madhi, nuk ka dert për të “mirat” tjera që janë grumbulluar në “njëmijë e njëqind”. Prandaj te të gjithë ata që janë të ulur në kolltukët e qeveris, ky zë, kjo thirrje, nuk ka mundësi të dëgjohet. Kjo është edhe një çudi në vete se, si, as opozita për këtë është e shurdhur dhe e pa dëgjueshme ndaj kësaj thirrje, që bile, për inat të pozitës të thonë diçka në këtë drejtim, për këtë breng dhe kauzë kombëtare, apo së paku kalimthi ta thonë, vetëm një fjalë duam, RI-BASHKIM KOMBËTARË.
Kjo i ka mbetur ta thonë dhe ta bëjnë shqiptarët jashtë, jashtë subjekteve. Do të kishë qenë ma mirë, ta thonë ata që janë në ballë të popullit, e të mos heshtet. Se askush nuk i vë para akuzës, për një kërkesë të natyrshme dhe e detyrueshme. E detyrueshme është, se amaneti i të gjithë dëshmorëve ka qenë dhe mbetet, vetëm një alternativë; RI-BASHKIMI KOMBËTARË.
Integrimi i ndarë i shqiptarëve në Evropë
Qeverive tona, mirë po i shkojnë punët, aty rreth kryeqyteteve, e për ma larg shëndoshë, se bëhet qarja. E sa për pjesën tjetër të trojeve, dhe të popullatës shqiptare, që jeton e ndarë në katër shtete të huaja, kjo nuk prishë shumë punë, dhe as nuk bëhet dert. Se kanë punë më të “mëdha”, grindja, lustrimin e dosjeve dhe etiketime fyerje të ndryshme në mes vete.
Ky opsion bile të thuhet ndonjëherë publikisht, brenda dhe jashtë para ndërkombëtarëve, kur ndërkombëtarët natë e ditë merren me zgjedhjen sa ma “fatlume” të ballkanasve. E në Maqedoni të jetë kusht karshi, bashkëqytetarëve sllavo-maqedon. Por këta, i kanë lanë edhe shumë punë që janë në domenin e qeverisës. Se ndoshta, para se të ulen, i u është bërë me dije, se ata që “ulen këtu” vetëm duhet të heshtin, e të rrinë rehat, dhe se krejt punët që duhet bërë, i bëjnë të parët e tyre.
Ç`është me e dhimbshme dhe më shqetësuese se, as bashkë qeveritarët shqiptarë në Shkup, nuk merakosen dhe rrinë rehat, sikur t`i kenë të të gjitha në rregull. I pari i tyre, kah do që shkon, e lëvizë, i bënë vet punët e qeverisë, si është “më së miri”, ai bënë plane: afatshkurta, të mesme dhe afatgjata. Të cilat i shkojnë mirë, e mirë në realizimin e projektit “madhor”, Shkupi në vitin 2014.
Madje, jo vetëm kaq, Shkupin dikur ishte i shqiptarëve dhe ishte kryeqendër i vilajetit të Kosovës. Ndërsa sot, do e bëjnë qytet që do t`i ngjajë, një qyteti të imagjinuar “parahistorik”, që në arealin e tij, kurrë nuk ka qenë i tillë. Po shqiptarët, çfarë bëjnë në këtë drejtim, bëjnë një punë që vështirë që mundet të gjendet diku, duke u marrë me vetveten. Kush më i mirë, e kush më atdhetar dhe shumë kusha tjera. Kështu bëhet edhe në taborin e bashkësisë fetare. Bashkësia Fetare Islame, të gjithë atë pasuri të objekteve fetare “vakëfeve” dhe prona tjera, që i dikur i mori socializmi i mallkuar, e që janë shumë e shumë dhe si të tilla as sot e kësaj dite nuk i janë kthyer Bashkësisë Islame, Dhe mbi këtë pronë të B.F.I., ndërtohet Shkupi modernë Një gjë e tillë është edhe në qytete tjera. Sa mëkat. Kurse Sinagogat dhe prona e tyre i u kthyen pronarëve Jud. Por ata, janë ata. E ne, a thua jemi ne ? ! Ata ani se nuk janë vendas. Ndërsa ne shqiptarët, aty ishin që kur u bë njeriu njeri, edhe me shtëpi, edhe me arë, edhe me farë. Por sot jo, për fat të keq jo se, ne a thua jemi ne ? ... ose dhe vetëm ne !
Fenomeni në Evropë
Ky “shtet i kontestuar ”donë me hyrë në Bashkësinë Evropiane. Por duhet ditur, se me normat ndërkombëtare nuk lejohet që, një shtet të ketë apatridë. Ndërsa fijet e shteti që quhet Maqedoni janë shumë fik. Dhe në te janë sot disa dhjetëra, e dhjetëra mijë shqiptarë, që për me qenë më afër realitet, ndoshta ky numër kalon edhe njëqindmijëshin pa shtetësi - apatrid. Ky fenomen, që është i vetmi në Europë, është për çudi se, as faktori i huaj nuk e vë në diskutim si kusht, edhe pse normat ndërkombëtare nuk lejojnë një gjë të tillë. Pra, të ketë persona pa shtetësi-apatridë, dhe atë me origjinë të ati vendi, kjo nuk ekziston askund. Këta apatridë të qëllimshëm, me shumë decenie të tëra, bile edhe nga vitet 1960, por mund të ketë edhe më herët, e deri më sot jetojnë në shtëpitë e tyre, në pronë të tyre, por pa të gjitha të drejta elementare të një qytetari me shtetësi. Kjo mundet të dëshmohet me fakte në cilën do kohë, person që njehë gjuhën serbe, por vetëm pse nuk “din maqedonishten letrare” i është refuzuar kërkesa për shtetësi, me të vetmen arsye se nuk e dinë gjuhën “maqedone”. Ndërsa shtetasi, e i cilit do shtet fqinj, që i a mësyn, për të marr shtetësi e Maqedonisë, ani pse nuk e dinë “maqedonishten letrare”, shembull qytetari nga Pogradeci, shtetas i Shqipërisë, e merr shtetësinë brenda ditës, në Ohër, edhe pse nuk dinë fare maqedonisht edhe kësaj i thonë drejtësi.
Vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi