Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëm LDK-ja mund t’ i zgjidhë problemet e grumbulluara në Kosovë

Shko poshtë

Vetëm LDK-ja mund t’ i zgjidhë problemet e grumbulluara në Kosovë Empty Vetëm LDK-ja mund t’ i zgjidhë problemet e grumbulluara në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 26, 2010 5:04 am

Vetëm LDK-ja mund t’ i zgjidhë problemet e grumbulluara në Kosovë

Intervistoi : Xhemile Kqiku
Vetëm LDK-ja mund t’ i zgjidhë problemet e grumbulluara në Kosovë Rita_hajzeraj1
Rita Hazeraj-Beqaj
Intervistë me Rita Hajzeraj-Beqaj, kandidate e LDK-së për

“Bota sot”: Ju jeni kandidate për deputete në këto zgjedhje, pse duhet qytetarët të votojnë për ju?
Hajzeraj: Sepse unë mendoj që ky është mandati i dytë për të cilin po kandidoj që të bëhem deputete në Kuvendin e Kosovës, dhe gjatë mandatit të par si pjesë e opozitës kam ngrit zërin për çështje dhe probleme të ndryshme. Unë kryesisht kam qenë e fokusuar në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe që gjithmonë kama ngritur zërin për probleme dhe keqpërdorime në këtë fushë, po shpesh më është ngushtuar hapësira për çështje të caktuara, me të cilat preokupohet qytetari i Kosovës.
Unë konsideroj se qytetarët e Kosovës e kanë shumë lehtë t’i identifikojnë ata që e kanë ngrit zërin dhe ata që kanë treguar rezultate në legjislacionin e kaluar.

“Bota sot”: Pse u rikthyet prapë në LDK?
Hajzeraj:Në LDK dhe shumica e qytetarëve të Kosovës e dinë që familja ime tradicionalisht ka qenë pjesë përbërëse e LDK-së, madje axha im i ndjerë, Hajzer Hajzeraj ka qenë një prej oficerëve të parë të mbrojtëse të Kosovës në kohën e Ibrahim Rugovës, kur qe formuar Ministria e Mbrojtjes për herë të parë, andaj duke e pasur parasysh edhe kontributin e familjes time edhe rrethanat në të cilat ndodhet tani LDK-ja, që po shkon drejt konsolidimit të saj, drejt demokratizimit të saj, unë kam konsiderur që është e vetmja parti e cila përshtatet me idetë dhe me perceptimet e mia politike.
Asnjëherë nuk e kam fyer partin në të cilin kam qenë deri më tani, unë kam qenë gjeneratë e re, kam kërkuar alternativa të reja, kam menduar që ato alternativa të reja do t’i sjell AKR-ja ,por me kohë e kam kuptuar që ajo nuk është asgjë tjetër, përveç se si të gjitha partitë tjera, po që nuk identifikohet me LDK-në, sepse LDK-ja dallohet shumë nga partitë tjera politike në Kosovë.
“Bota sot”: A mendoni se do t’ju votojnë përkrahësit që i keni pas në AKR, apo ata do t’ua kthejnë shpinën?
Hajzeraj:Unë mendoj se votuesit e mi do të jenë edhe ata që i kam pasur në AKR, anipse më nuk jam pjesë e AKR-së. Mirëpo duke pasur parasysh se shumë prej votuesve të mi dhe adhuruesve të mi më kanë telefonua dhe me kanë uruar aderimin tim në LDK,unë konsideroj që shumicën e votuesve të mi do t’i tërheq në LDK, çka është shumë pozitive për mua, bile- bile më kanë dhënë forcë më të madhe që unë të jem shumë më aktive në LDK.
“Bota sot”: A besoni që do të fitojë LDK-ja në këto zgjedhje dhe pse?
Hajzeraj : Unë besoj fuqishëm se LDK-ja do të fitojë në këto zgjedhje, duke e ditur se në çfarë gjendje është sot qytetari i Kosovës. E dini shumë mirë se si është shëndetësia në Kosovë, si është mirëqenia e qytetarëve, tek e fundit sot qytetarëve të Kosovës nuk ju intereson se sa kush ka shtruar asfalt apo sa metrat janë të shtruar, në kohën kur i ka kapluar varfëria e skajshme, nuk kanë para që ti shkollojnë fëmijët e tyre, nuk kanë mundësi për jetë normale, nuk kanë mundësi për shërim cilësor e në rastet ekstreme u mungojnë edhe kushtet elementare, madje edhe ushqimi, unë mendoj që LDK-ja është ajo parti, te e cila ka besim elektorati se do ti tejkalojë këto probleme që e rëndojnë jetën e qytetarit sot. Mendoj që ka ardhur koha që LDK-ja ta marrë udhëheqjen, dhe po shihet edhe nga disponimi i qytetarëve, sepse kemi jashtëzakonisht aderime të qytetarëve të Republikës së Kosovës në LDK, sepse e kanë kuptuar dhe parë të gjitha alternativat dhe konsiderojnë që e vetmja parti, e cila mund ta çojë Kosovën përpara është LDK-ja.
Një plus i madh është edhe prijësi i kësaj partie, i cili ka treguar jashtëzakonisht suksese të mëdha edhe në qeverisjen e tij në komunën e Prishtinës po ashtu edhe me kapacitetet e tij intelektuale dhe menaxheriale që i ka si doktor i ekonomisë.
“Bota sot”: Nëse do të zgjidheni të bëheni deputete në Kuvendin e Kosovës, për çka do të angazhoheni?
Hajzeraj: Nëse zgjidhem deputete në Kuvendin e Kosovës, sikurse edhe në herën e parë gjithmonë do të angazhohem që dyert e zyrës time, apo grupit tim parlamentar të jenë të hapura për secilin qytetar që ka për ta shprehë një problem apo një çështje për ta ngitë në Kuvendin e Kosovës, sepse është i vetmi organ në të cilin mund të hapen problemet e qytetarëve dhe mund të merren vendime për qytetarët e Kosovës. Unë deri tash kështu kam vepruar edhe pse për herë të parë isha deputete e Kosovës. Prapë ju premtoj qytetarëve, zgjedhësve të mi që do ti kam gjithmonë dyert e hapura dhe gjithmonë do ta ngrej zërin aty ku janë interesat e qytetarëve, sepse nga votat e tyre po hyjmë në Kuvend që t’i transmetojmë kërkesat e tyre, ndërsa nëse ne punojmë në drejtim të kundërt, atëherë nuk meritojmë të jem i as pjesë e Kuvendit, as pjesë e Qeverisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi