Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi URON:NË VAZHDËN E KREMTES SË MADHE, NDERIM EDHE PËR QYTETET-KËSHTJELLA TË GJALLA KOMBËTARE! - Vargje nderimi në Ditë gëzimi-

Shko poshtë

Mentor Thaqi URON:NË VAZHDËN E KREMTES SË MADHE, NDERIM EDHE PËR QYTETET-KËSHTJELLA TË GJALLA KOMBËTARE! - Vargje nderimi në Ditë gëzimi- Empty Mentor Thaqi URON:NË VAZHDËN E KREMTES SË MADHE, NDERIM EDHE PËR QYTETET-KËSHTJELLA TË GJALLA KOMBËTARE! - Vargje nderimi në Ditë gëzimi-

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 28, 2010 4:24 am




Mentor Thaqi URON:NË VAZHDËN E KREMTES SË MADHE, NDERIM EDHE PËR QYTETET-KËSHTJELLA TË GJALLA KOMBËTARE! - Vargje nderimi në Ditë gëzimi- 157592_100000582437455_4702065_n
Mentor Thaqi

NË VAZHDËN E KREMTES SË MADHE, NDERIM EDHE PËR QYTETET-KËSHTJELLA TË GJALLA KOMBËTARE! - Vargje nderimi në Ditë gëzimi-


GËZUAR DITËN E PAVARËSISË DHE FLAMURIT KOMBËTAR!

QYTETI I GURTË, MUZE!

N´atë qytet të gurtë,

kërkoj Kostantinin,

në Legjendë të urtë,

gjeta Doruntinën,

po dikush më tha,

ishte Argjiroja,

mos ishte Dodona,

apo ishte Troja?!



Ky qytet kështjellë,

kjo kala e gurtë,

në shpirtë, thellë ka mbjellë,

këshillë jetës, të urtë,

dhe lën porosi,

po po, n´përjetësi,

k´tu kem rrënjët tona,

heret e tevona!



Dhe, kur po kërkoja,

unë Rrapo Hekalin,

për kënaqësi takova,

bashkë me Ismailin,

gjeta Arianitin,

dhe nuse Donikën,

Skënderbeu i priti,

bukur, siç e pritën!



Ah, Qytet Muze,

një Mrekulli Bote,

deri n´Myzeqe,

shtrihet Hija jote,

nga Shkëmbi Kala,

Shkëmb e ke Qëndresën,

e Dyta Llogara,

s´e duron harresën!



Aty krenarinë,

kam dhe Historinë,

aty n´atë Qafë Mali,

Kështjellë, Festivali,

aty buqet kënga,

e bukur si jeta,

aty, thonë dhe Hëna,

krehë flokët e veta!



Aty, fjalë e burrit,

buqet si Martina,

dhe, Shqipja n´palcë t´gurit,

shkrepë si vetëtima!

Gjirokastra ime,

e dashura Argjiro,

për jetën Sublime,

këndo, mos pusho!



Mentor Thaqi VS., 26.11.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi