Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

„Jus sanguinis“ ua jep shqiptarëve të Kosovës të drejtën e shtetësisë në shtetin amë

Shko poshtë

„Jus sanguinis“ ua jep shqiptarëve të Kosovës të drejtën e shtetësisë në shtetin amë Empty „Jus sanguinis“ ua jep shqiptarëve të Kosovës të drejtën e shtetësisë në shtetin amë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 30, 2010 1:08 am

„Jus sanguinis“ ua jep shqiptarëve të Kosovës të drejtën e shtetësisë në shtetin amë


„Jus sanguinis“ ua jep shqiptarëve të Kosovës të drejtën e shtetësisë në shtetin amë ElidaBucpapajNga Elida Buçpapaj
Kur një qytetar me gjak gjerman apo italian, është përkatësisht shtetas gjerman dhe italian e përse të mos funksionojë kjo si aksiomë edhe për shqiptarët e Kosovës ?

Kur Parlamenti Evropian i akordoi Shqipërisë të drejtën për të lëvizur të lirë në hapësirën Shengen, Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë filluan ta vizitonin shqiptarë të Kosovës, të cilët kërkonin të përfitonin nga e drejta e dyshtetësisë për të pasur edhe shtetësinë shqiptare, një e drejtë e mohuar nga padrejtësitë e shekujve të shkuar.
Çdo shqiptar i Kosovës i takon së njëjtës përkatësi natyrore si ajo e shqiptarëve brenda kufijve të shtetit amë, flet të njëjtën gjuhë me shqiptarët e shtetit amë, por për absurd nuk gëzon të drejtën e shtetësisë që do të duhej ta përfitonte përmes një procedure virtuale automatike.
Shqipëria ka 28 Nëntorin 1912 ditën e pavarësisë të saj, ndërsa Kosova e ka 17 Shkurtin 2007. Sot Shqipëria e Kosova rezultojnë si dy shtete që i takojnë një kombi, ku territoret e Kosovës u shkëputën nga trungu amë duke u pushtuar nga Serbia e Mali i Zi, në atë që më vonë do të quhej Jugosllavi.
Kosova vijoi të luajë rol kyç në lëvizjen kombëtare shqiptare. Më 28 nëntor 1912, në Kuvendin Kombëtar të Vlorës që shpalli pavarësinë e Shqipërisë, delegatët e Kosovës votuan pro-pavarësisë duke e njohur Kosovën si pjesë së tërësisë tokësore shqiptare. Isa Boletini ishte pjesëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës, e cila nën presionin e madh të fuqive imperialiste—Rusisë dhe Francës—vendosi ta njohë pavarësinë e Shqipërisë me një territor vetëm sa një e treta e trojeve të banuara me shqiptarë. Territori i sotëm i Kosovës, i pushtuar asokohe nga Serbia dhe Mali i Zi, iu aneksua këtyre dy vendeve, ku Serbia deri në shpërbërjen e plotë të ish-Jugosllavisë ndoqi një fushatë për shfarosjen e popullsisë shqiptare dhe kolonizimin e tokave të tyre. Kjo periudhë mbyllet me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe më 1999 me çlirimin e Kosovës nga NATO dhe UÇK-ja, gjë që do të thoshte se pas kësaj, për shqiptarët e Kosovës e drejta e dyshtetësisë është legjitime.
Është legjitime. Por ndërkohë ky legjitimitet nuk është i konsakruar në legjislacionin e Shqipërisë, i cili njëkohësisht duhet të jetë i rregulluar edhe në Kushtetutën e Kosovës, ku çdo shtetasi të Shqipërisë duhet t’i takojë automatikisht edhe shtetësia e Kosovës.
Diplomacia shqiptare është fare e papërgatitur, për të argumentuar se përse shqiptarët e Kosovës duhet të përfitojnë menjëherë shtetësinë shqiptare, si një e drejtë legjitime të cilën Perëndimi e ka të sanksionuar me të drejtën e gjakut.
E drejta e gjakut, sipas latinishtes “Jus sanguinis„, presupozon dhënien e shtetësisë sipas një koncesioni objektiv, bazuar tek prejardhja e gjakut, etnisë dhe gjuhës. Modeli Jus Sanguinis që njihet ndryshe si Modeli Gjerman është i përshtatur në pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Evropian, përveç Francës ku aplikohet ligji i të drejtës të tokës, latinisht « Jus soli », sipas të cilës e drejta e shtetësisë i njihet çdo individi që lind në vendin përkatës. Pra pavarësisht se je shqiptar, nëse lind fëmijë në Francë, fëmijët e tu gëzojnë automatikisht të drejtën e shtetësisë. Disa vende për shtetësinë i kanë të përziera të drejtën e tokës me atë të gjakut bashkë.
Por në shtetet e BE-së aplikohet përgjithësisht dhe gjerësisht Modeli Gjerman, i të Drejtës të Gjakut, ku respektohet prejardhja, etnia, raca dhe gjuha, të cilat janë themelore dhe bazike që një qytetar i Evropës të fitojë shtetësinë.
Modeli Gjerman – e Drejta e Gjakut - ka shërbyer si çelës edhe me rastin e bashkimit të Gjermanisë Federale me Republikën Demokratike Gjermane në një Gjermani të vetme, ku qytetarët e Gjermanisë Lindore me unifikimin e dy Gjermanive, fituan automatikisht shtetësinë gjermane, të cilin e kishin humbur pas Luftës të Dytë Botërore, duke u korrigjuar kështu një gabim historik shkaktuar nga padrejtësitë e shekullit që lamë pas.
Kësisoj nga e Drejta e Gjakut nuk kanë si mos të përfitojnë, ashtu si gjermanët, si shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe ata të Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës dhe Serbisë.
Problemi është, siç e thashë në krye, që parlamenti i Shqipërisë të ndërmarrë menjëherë veprimet e duhura për të bërë ndryshimet e nevojshme në Kushtetutën e Shqipërisë. Pasi e drejta e shtetësisë për qytetarët e Kosovës me gjak, etni dhe gjuhë shqiptare është e pamohueshme. Kjo e drejtë u ishte mohuar në shekujt e shkuar, të cilët u karakterizuan nga padrejtësi dhe Holokauste. Por Shekulli XXI i mileniumit të tretë u jep shansin shqiptarëve të gëzojnë ato të drejta që sanksionohen në demokracitë perëndimore. Kur një qytetar me gjak gjerman apo italian, është përkatësisht shtetas gjerman dhe italian e përse të mos funksionojë kjo si aksiomë edhe për shqiptarët e Kosovës ?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi