JO dhe JO më me PDK-në
Faqja 1 e 1
JO dhe JO më me PDK-në
JO dhe JO më me PDK-në
Arta Beqiri
Intervistë me Lutfi Hazirin, anëtar i kryesisë së LDK-së
“Bota sot”: Tani LDK-ja ka një lider të ri, sa po e ndryshon imazhin e partisë z. Mustafa dhe ç’fat do të sjell në këto zgjedhje?
Haziri: Nga zgjedhjet e fundit lokale ne Prishtinë kryetari Isa Mustafa është identifikuar si i figurë e suksesit dhe ashpërsia në konkurrencën e brendshme në procesin zgjedhor të LDK-së, për pozitën e liderit e solli këtë si figurë e unifikimit edhe e sigurisë për LDK-në për votuesit rugovian në tërësi dhe shpresoj shumë, që do të arrijë ta udhëheq LDK-në në këtë proces zgjedhor, dhe në këtë hap të madh që Kosova ka nevojë për një lider, i cili Kosovës i jep impakt ekonomik zhvillimor. Si ekonomist ka lënë gjurmët e veta në zhvillimin e Prishtinës dhe në zhvillimin e politikave për vendin tonë si ish ministër i ekonomisë dhe financave, dhe natyrisht besojmë që vizioni evropian i Kosovës nën udhëheqjen e tij dhe të LDK-së do të jetë siguria e vetme e Kosovës për një proces të but, të shpejt dhe të sigurt drejtë BE-së.
“Bota sot”: Ju jeni kryetar i degës së Gjilanit, në të cilën pat mosmarrëveshjes pas përfundimit të zgjedhjeve partiake, të cilat çuan në largimin e një grupi. Sa do të ndikoj kjo në votime dhe a ndjeheni i rrezikuar pasi kryetari Mustafa, ka deklaruar se postet partiake do të gëzohen varësisht nga performancat në zgjedhje?
Haziri: Unë jam në mandatin e parë të kryetarit të degës së LDK-së në Gjilan, sepse në kuvend të jashtëzakonshëm kamë marrë degën e LDK-së në një krizë jashtëzakonisht shumë të madhe, zgjedhjet e 4 nëntorit e kanë unifikuar LDK-në. Nga LDK-ja në Gjilan asnjë grup dhe asnjë individ nuk ka dalur, nëse i kemi parasysh edhe deklaratat e Fatmir Rexhepit, ai nuk ka tërhequr asnjë grup dhe asnjë individ dhe asnjë strukturë të LDK-së, por ai vetëm ka shprehur pakënaqësitë e tij në raport me vendimin e kryetarit Isa Mustafa për zgjedhjen e kryesisë së LDK-së. Ai mbetet autoritet i LDK-së dhe është emër i respektuar dhe besoj që shumë shpejt do t’i kthehet LDK-së me një angazhim më dinamik këto ditë, sepse në Gjilan nuk ka asnjë tendencë tjetër. Përkundër kësaj Gjilani në zgjedhjet e fundit ka një rritje dhe besojmë që në këto zgjedhje do të ketë një rritje edhe më të madhe dhe po punojmë gradualisht që të kthehet elektorati mbrapa dhe të kthehet në shtëpinë e vet. Jemi duke u angazhuar maksimalisht që të gjitha pakënaqësitë, të gjithë ata të cilët e kanë humbur besimin qoftë në raport me LDD-në, qoftë me grupe tjera ta kthejnë besimin në LDK dhe të votojnë për LDK-në kësaj radhe.
“Bota sot”: Me cilat parti apo grupime do të mund të hynit në koalicion qeverisës, nëse bëheni partia e parë apo qoftë edhe duke u bërë koalicioni më i madh paszgjedhor?
Haziri: Ne nuk kemi dyshim që do të dalim partia e parë kësaj here, dhe po punojmë shumë që kjo fitore të jetë e sigurt dhe të jetë e madhe ose të jetë e atij raporti që kemi pasur në komunën e Prishtinës herën e kaluar. Natyrisht që ne përveç se me PDK-në nuk është më asnjë interes dhe është në kundërshtim me interesat e Kosovës, që të bëhet një koalicion i tipit të madh, ndërsa me partitë tjera natyrisht që jemi të hapur dhe nuk kemi vendosur limite, kemi përmendur strategjikisht një partneritet me AAK-në në të ardhmen e afërt dhe si pjesë e një kulture të bashkëpunimit që kemi pasur më herët në vitin 2004-2007, dhe pas kësaj që ndodhi në qeverisjen 2008 deri tani është e qartë se Kosova ka nevojë për një opozitë të fuqishme dhe një udhëheqje në qeveri dhe një kryeministër, i cili di saktë se çfarë donë dhe merr përsipër përgjegjësitë e përmbushjes së programeve të qeverisë dhe jo të deklaratave. LDK-ja po punon për një program jashtëzakonisht serioz qeverisës dhe nëse të tjerët përputhen me këtë program, dhe nëse të tjerët janë të gatshëm të hyjnë në sfidën e madhe të qeverisjes, natyrisht që LDK-ja kur të vij koha do t’i qartësojë këto role, por ajo që është thënë me jo të mëdha, dhe JO është JO më me PDK-në.
“Bota sot”: Cila është oferta dhe programi i LDK-së për këto zgjedhje, dhe çfarë qasjesh të reja ka?
Haziri: Pjesa më e madhe e kandiduesve të LDK-së janë emra të rinj, autoritete të reja dhe janë profesionist nga më të mirët që ka Kosova. Ne do të dalim me një program zhvillimor, me politika sektoriale brenda atij programi, jashtëzakonisht të sakta, në përputhje me kërkesat dhe interesat e vendit, qoftë i sektorit të arsimit, shëndetësisë, sigurisë, institucionet e shtetit, gjykatat, prokuroritë dhe njerëzit e sektorit të kulturës, si dhe sportit dhe të gjitha politikat tona do të jenë të determinuar qartë për një program qeverisës të ndërtuara mbi bazë të kornizës afat mesme buxhetore, një buxhet të qëndrueshëm dhe një buxhet, i cili është garantues i implementimit të kësaj. Ne atë që e kemi identifikuar në qeverisjen deri tani është parë që nuk ka disiplinë buxhetore, ka shkelje të rregullave buxhetore, ka shumë premtime deklarative të pa mbuluara, ka shumë oferta që bëhen dhe janë bërë para tri viteve e që nuk janë realizuar. LDK-ja po dizajnon programin qeverisës zhvillimor, mundësi punësimi, mundësi të jetës më të mirë dhe do të rregulloj një numër të madh të sektorëve, të cilët edhe më tutje për shkak të qeverisjes së keqe për këto 3 vite ose janë deformuar shumë ose janë jashtëzakonisht keq.
“Bota sot”: A keni bërë ndonjë sondazh intern, dhe me çfarë pozite radhiteni aktualisht, me çfarë fuqie?
Haziri: Të gjitha sondazhet po na qesin jashtëzakonisht mirë, edhe pse zgjedhjet e LDK-së janë bërë shumë vonë, zgjedhjet tani sa kanë përfunduar dhe ne po vuaj për një kohë më të gjatë dhe një mundësi më të madhe kohore për të shpjeguar shumëçka që kemi, dhe për të debatuar për takimet e para në qendrën kryesore, takimet e interesit dhe takimet e grupmoshave të ndryshme dhe sondazhet përputhen me një lëvizje jashtëzakonisht të mirë të LDK-së, dhe ne besojmë që deri me 12 dhjetor ne do të dalim partia e parë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi