Pacolli nominohet për President, Lila për Kryeministre

Nëse zgjedhjet e 12 dhjetorit do të fitohen nga Aleanca Kosova e Re (AKR), atëherë Behgjet Pacolli, do ishte president i Kosovës, Mimoza Kusari-Lila kryeministre, zëvendëskryeministër i parë Muhamet Mustafa, ndërsa Agim Çeku, ministër i FSK-së. Këto detaje janë bërë publike të martën në një konferencë për medie nga Koalicion për Kosovë të Re.
“Ajo që dua t’ju njoftoj sot është diçka historike. Ne jemi një shtet i ri dhe nuk kemi patur shumë ngjarje të tilla. Unë sot, dua t’ju informoj se Koalicioni për Kosovën e Re ka nominuar si kandidaten e vet për kryeministër, Mimoza Kusari-Lilën.
Pse kjo është diçka historike? Është e para femër që kandidohet në historinë e Kosovës për kryeministre. Madje as vendet e rajonit si Shqipëria nuk kanë patur ndonjëherë kryeministre një grua. As nuk e ka kandiduar një grua. Në këtë kuptim kjo ngjarje, ky nominim është diçka unike. Unë jam krenar që në krye të Koalicionit për Kosovën e Re, po e propozoj atë për kryeministren e Kosovës së Re.
Jam i emocionuar dhe nderuar që jam unë bartës i këtij kumti, i këtij lajmi të gëzueshëm për skenën e sotme të politikës kosovare. Në konferencën e fundit për shtyp, unë thashë se ky koalicion flet gjuhën ekonomike dhe atë social, se ky është një koalicion që flet gjuhën e sinqertë, të ndershme, patriotike, kozmopolite me moton NDERSHËM ME PUNË. Ky koalicion mund të zgjidhte të paktën 5 Kryeministra që i bëjnë nder Kosovës. Por ky koalicion zgjodhi një grua? Pse një koalicion modern, kozmopolit, vizionar, patriotik, i ndershëm, i sinqertë mund të zgjedhë një grua? Përgjigja vjen natyrshëm. Mimoza flet më mirë se ne të gjithë këtë gjuhën e lartpërmendur. Ajo është nga ekonomistet më të mira në Kosovë.
Ajo është një nga femrat e shkolluara më mirë në Kosovë. Ajo është ndoshta femra më popullore në Kosovë. Mimoza flet gjuhën sociale, sepse ka qenë vazhdimisht e angazhuar në aktivitete në ndihmë të të varfërve. Kosova është një vend ku një në 5 persona jeton në varfëri të skajshme. Mimoza flet gjuhën e shpirtit , ndaj është e sinqertë. Ju e dini se ajo thotë gjithmonë atë qe mendon, pa kalkulime politike. Mimoza është patriote dhe flet një gjuhë patriotike.
Ajo vjen nga një familje patriote e Gjakovës, dhe është bartëse e një patriotizmi modern që nis nga fuqizimi ekonomik i vendit. Mimoza është kozmopolite sepse që herët i është dashur të udhëtojë në botë. Ka studiuar shumë dhe kryesisht ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky shtet i madh, miku i madh i shqiptarëve është shteti më kozmopolit i botës. Mimoza është produkt besnik i kulturës amerikane, aq sa është i asaj shqiptare.
Mimoza është një zonjë ë ndershme që kudo ka çarë me forcën e saj, me inteligjencën e saj në një shoqëri mashkullore si kjo e jona. Mimoza ka ecur përpara kudo me punë. Ju e dini se unë jam një punëtor i madh por që kur kam filluar të punoj me Mimozën jam habitur me energjinë e saj, sesa e palodhur është ajo. Kosova të nderuar miq, është e pjekur për të patur një kryeministre grua. Kosovës do t’i duhen të gjitha cilësitë e Mimozës. Askush nuk mund të flasë kundër kësaj ideje, pse Mimoza është e re.
Vendet afër rajonit kanë patur kryeministra më të rinj. Askush nuk mund të flasë kundër Mimozës pse ajo është grua. Ajo është trimëreshë dhe ka fituar de facto në Gjakovë, përballë burrave ,në një klimë të fortë presionin ndaj saj. Ka plot precedentë të grave kryeministre të suksesshme. Ku mund të përmendim qe nga bota islame Benazir-in e Pakistanit e deri tek ajo perëndimore si Margaret Thaçer dhe Angela Merkel”, tha në fjalimin e tij i nominuari për President të Kosovës, Behgjet.
Ndërsa, Mimoza Kusari-Lila tha se: “Unë sot ndihem e nderuar para jush për detyrën që mu besua nga Koalicioni për Kosovë të Re! Jam e gatshme të ballafaqohem me sfidat që na presin në vitet e ardhshme, e po ashtu të ballafaqohem dhe t’i sfidoj kandidatët e partive oponente në këtë garë duke qenë e bindur në përkrahjen tuaj. Besoj në përkrahjen e qytetarëve të Kosovës, që gjithmonë me gatishmërinë dhe vendosmërinë tuaj keni treguar se e doni një Kosovë më të mirë.
Ju që nuk keni kursyer të jepni më të shtrenjtën për të sotmen, e cila është ndryshe prej asaj çfarë keni pritur. Situata e cila na solli në zgjedhje të jashtëzakonshme ishte rezultat i keqqeverisjes, i pazarllëqeve politike, të cilët për 3 vite nuk arritën të dalin as me një ide të vetme për të zgjidhur krizën në të cilën na katandisen keq. I njëjti sistem po vazhdon të na e ofendoje inteligjencën me premtime boshe dhe aspak realiste vetëm e vetëm që të ruajnë pozicionet e tyre .
Me 12 dhjetor do të votojnë kosovarët e izoluar, të rinj të papunë që fatin e tyre e kërkojnë në bastore dhe rrugë pashpresë, sepse qeveria e shkarkuar ju ofroi korrupsion, shërbime të fshehta të kohës së monizmit, krim të organizuar dhe degradim moral që nuk e kishim marrë me mend.
Kjo është Kosova e politikave të së kaluarës, me dhjetëra e dhjetëra raporte ndërkombëtare jo të progresit por të regresit, duke na radhitur në top listë të krimit dhe korrupsionit, pamundësi për investime të huaja pamundësi të integrimit në EU, pamundësi të kosovarëve të rinj që të lëvizin lirshëm, të shkollohen apo punësohen sezonalisht në botën e jashtme! Ju betohem se kjo i takon së kaluarës!
Me besimin tuaj, ju premtoj se bashkërisht do ta ndërtojmë Kosovën që të gjithë e ëndërruam, sakrifica e dëshmorëve dhe veteranëve të luftës, për ne është detyrim që tua kthejmë dinjitetin dhe respektin që ata e meritojnë, do tija kthejmë buzëqeshjen dhe dinjitetin pensionistëve që e ndërtuan këtë vend në kohëra të vështira, do tija kthejmë buzëqeshjen arsimtarëve që ishin gjithmonë në ballë të rezistencës tonë popullore, do t’i shkollojmë fëmijët tanë sot, që nesër të jenë të gatshëm të konkurrojnë në tregjet evropiane!
Do të vazhdojmë me lobim për njohjen e shtetit tonë, që ta anëtarësojmë në organizatat ndërkombëtare, aty ku të tjerët premtuan por dështuan duke mos mbajtur përgjegjësi. Liria për ne ka kuptim vetëm atëherë kur të gjithë jemi të barabartë para ligjit. Liri do të thotë liria e të shprehurit, liri do të thotë kur bashkëkombësit tanë nuk duhet të kërkojnë ilaç dhe shërim nëpër spitalet e botës! Kosova ka potencial të dëshmuar ndër vite, potencial i cili duhet aktivizuar me besim dhe dashuri, me profesionalizëm dhe vizion të qartë, duke i dëshmuar botës se ne vlejmë më shumë se ajo që u paraqit në këto tre vite.
Vizioni im dhe i Koalicioni për Kosovë të Re, mbështet në 4 shtylla, aty ku ne mendojmë dhe unë besoj së Kosova po ngec.1. Zhvillimi ekonomik, 2. Rritja e vlerave etike dhe morale, 3. Siguria dhe kthimi i integritetit në tërë Republikën e Kosovës, 4. globalizimi. Prandaj ju ftoj që me 12 dhjetor ta kryeni obligimin tuaj qytetar dhe ta dënoni politikën e të shkuarës. Ju ftoj të na jepni rastin që të qeverisim ndershëm me punë”, tha e nominuara për kryeministre Mimoza Kusari-Lila.
Kurse, Muhamet Mustafa u shprehë: “I kemi dhënë mbështetje të plotë Mimozës, e përkrahim plotësisht dhe ajo është padyshim më e mira. Nuk duhet të harrojmë që na pret një punë e lodhshme, por ne do I realizojmë të gjitha ato që ju kemi premtuar qytetarëve të Kosovës”, tha mes tjerash i nominuari për zëvendëskryeministër Muhamet Mustafa.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi