Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Daci : Shtetësia e Kosovës është e cunguar në tri vitet të pavarësisë

Shko poshtë

Daci : Shtetësia e Kosovës është e cunguar në tri vitet të pavarësisë Empty Daci : Shtetësia e Kosovës është e cunguar në tri vitet të pavarësisë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 02, 2010 4:10 am

Daci : Shtetësia e Kosovës është e cunguar në tri vitet të pavarësisë
e mërkurë, 1 dhjetor 2010
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci ka vlerësuar sot se shtetësia e Kosovës është e cunguar dhe e munguar ne tri vite te pavarësisë.

Daci : Shtetësia e Kosovës është e cunguar në tri vitet të pavarësisë Picture-2592
Daci : Shtetësia e Kosovës është e cunguar në tri vitet të pavarësisë Picture-2599

“ Nuk ka funksionuar kushtetuta, nuk ka respektim te ligjit me kufij te hapur. Cili shtet mund ti beje te lumtur qytetaret e vet nëqoftëse nuk i kontrollon kufijtë e vet. Në kufijtë verior te Kosovës depërton krejt krimi i mundshëm – ekonomik, politik, prostitucional dhe te gjitha pisllëqet e mundshme, dhe mjerisht koalicioni qeverisëses ka qene edhe vet i përfshirë ne krejt ato marifete”, ka thënë akademik Nexhat Daci në tubimin parazgjedhor në Klinë.

Qeverisja aktuale nuk ka treguar vullnet politik qe shteti me i ri ne bote te funksionoj si shtet, që ta donë qytetaret e vet të cilët qindra vjet e kane kërkuar atë shtet dhe kjo qeverisje ua ka fëlliqur, tha akademik Daci duke shtuar se LDD në këto zgjedhje merr pjesë me moton “ Ndrysho Kosovën me LDD dhe Dacin”.

“Voto numrin 27 sepse LDD do ta eliminoj korrupsionin, shpëlarjen e parasë, trafikimin e qenieve njerëzore, ekonominë informate e që në gjuhen shqipe do te thotë ekonomi kriminale e cila ka arritur gati 50 % dhe e cila e ngulfat çdo biznes familjar, biznes te vogle edhe te shendosh, sepse asnjë obligim shtetërore nuk e kryen. Mjerisht ne ketë pune te përlyet janë të kyçur shume shtetas te Kosovës. LDD rinise si resursit kryesor te shtetit tone bashke me pasuritë natyrore ne ju ofrojmë punësim te qëndrueshëm, rritje te shpejt ekonomike te bazuar ne ndërrimin e politikes fiskale qe është çështje muajsh, pasi që sistemi fiskal përfshire edhe atë bankier është sistem i fajdeve ne Kosove”, tha akademik Daci .

Daci : Shtetësia e Kosovës është e cunguar në tri vitet të pavarësisë Picture-2546

Gani Geci, ish deputet i Kuvendit të Kosovës ka thënë se LDD është fuqi kryesore politike sepse ka guxim te thotë ate qe e dëshiron qytetari i saj. Partitë e tjera, sic tha Geci ne listat e tyre zgjedhore i kane njerëzit, sikur ti kishin marr nga Interpoli ndërsa ne LDD ka akademik ka profesor. ka doktor dhe ka luftëtar te lirisë, ka thënë Geci.

Daci : Shtetësia e Kosovës është e cunguar në tri vitet të pavarësisë Picture-2553

Daci : Shtetësia e Kosovës është e cunguar në tri vitet të pavarësisë Picture-2549

Kryetari i Degës së LDD-së Zenun Zeqa ka thënë se dega e LDD-së ne Kline ka bere dhe po bene te gjitha përpjekjet e duhura qe ne keto zgjedhje te dal sa me e suksesshme .
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi