Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DITËLINDJEN, URIME DHE GËZUAR, PËRJETËSISHT, PRESIDENT RUGOVA - I BEKUAR! - Vargje urimi e përkujtim-nderimi -

Shko poshtë

DITËLINDJEN, URIME DHE GËZUAR, PËRJETËSISHT, PRESIDENT RUGOVA - I BEKUAR! - Vargje urimi e përkujtim-nderimi - Empty DITËLINDJEN, URIME DHE GËZUAR, PËRJETËSISHT, PRESIDENT RUGOVA - I BEKUAR! - Vargje urimi e përkujtim-nderimi -

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 03, 2010 12:27 am

DITËLINDJEN, URIME DHE GËZUAR, PËRJETËSISHT, PRESIDENT RUGOVA - I BEKUAR! - Vargje urimi e përkujtim-nderimi - 156232_173405236022223_100000582437455_460206_5880175_n

DITËLINDJEN, URIME DHE GËZUAR, PËRJETËSISHT, PRESIDENT RUGOVA - I BEKUAR! - Vargje urimi e përkujtim-nderimi -

DITËLINDJEN, URIME DHE GËZUAR, PËRJETËSISHT, PRESIDENT RUGOVA - I BEKUAR! - Vargje urimi e përkujtim-nderimi - 41513_100000582437455_7806624_n

Mentor Thaqi:U R I M E D H E G Ë Z U A R !- NJË DITËLINDJE HYJNORE DHE NJERËZORE -

Po, kush na e solli sihariçin sonte?!
Ishte Engjëlli apo Hyji,
kumtin, bekim e bëri!
...
Sihariçi vjen, ashtu si lypet,
hap më hap, Shtigjeve të Nderit,
me aromën Erëpishe
nga Koshutani e Leqinaku.
Dhe,
hyn në zemra
dritareve të shpirtit,
me bardhësinë e borëbardhës
nga Maja e Hajles!

Ah, Emri i pathyer, ligjërisht,
i pa lakuar rasave e gjinive,
kudo rënça, gjurmë nderi lënça!
Emër dhe veç Emër, pa mbiemër,
Një dhe Unikat!
Ha veten me dhëmët e huaj, sonte,
se, ku ta nisë Urimin tim!
Në Kreshtat kreshnike të Rugovës së Rugovës,
në Majen e Lybetenit plak
apo Shkelzenit të ripërtërirë?!

Eh, kënga ime majekrahçe,
buçimë nga malsorë rrapshjanë,
apo, rrapshjanë Malsie!
Shall e shokë, brezat lidhur,
hasmi në mes nuk hyn!
E fjala dheun mori,
se Ditëlindjen Burrështetasi i Dheut, paska.
Ai i Urti i më të Urtëve
në 66 Shekujt e fundit.
Fjalë e Besë, tokës me njerëz!
Të tjerat veç teke e ceke,
gojëve pas shpine.

Dikush në mend na e vuri,
unikalja, kurrë dyshe s´u bë,
as menduar e kujtuar.
Erdhën e shkuan, Apostujt,
hiç më pak se 12,
aq sa dardania, fiseve të veta, udhë.
Njeriu i flijimit, Ibrahimi i Madh,
Ai, Një,
e ne një me të,
në një dhe i pandarë, Kolos!
Kush s´i hoq e as s´i vuri,
gjë në mëndje,
përveç Njëmendësisëdhe qëndrimit stoik.

Të Premtet spagë,
me një fjalë të vetme,
burri fjalës s´i luan, jo!
E tevona, kush s´é ndjeu, dëgjoi e pau,
se si vulë historie, Synimit Kombëtar,
pa lënë mendesë e pendesë,
fort i ra!

Ah, Ibra jonë i Madh,
vetë Bardhi i Lumbardhit e Dribardhit,
në Ballë të Shekullit,
të fjalës së thënë e shkruar, të mbajtur!
Me ca fjalë çëndismë dëshire:
Urime dhe Gëzuar,
President Rugova,
përjetësisht i bekuar!

Mentor Thaqi VS., 02.12.2010 (21,30 h)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi