Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:IDHULLI I ADHURIMIT TIM

Shko poshtë

Vullnet Mato:IDHULLI I ADHURIMIT TIM Empty Vullnet Mato:IDHULLI I ADHURIMIT TIM

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 03, 2010 2:01 pm

Vullnet Mato:IDHULLI I ADHURIMIT TIM 156825_1436514044029_1568334934_30846122_2018227_n

Vullnet Mato

IDHULLI I ADHURIMIT TIM
për Margarita Xhepën


Ti asnjëherë më parë

nuk kishe si ta dije,

se ke qenë idhulli poetik

gjatë përjetimit tim,

moj artiste me tri dallgë

të florinjta mbi krye,

nga valët e arta

të diellit në perëndim.



Në qytetit tim jugor,

të pashë së pari në fëmijëri,

kur ti vajzë e re

dogje skenën me vargje heroik.

Isha dymbëdhjetë vjeç

dhe u thash shokëve me habi:

“Ka ardhur e bukura e dheut

me zërin magjik! “



Netëve deklamoje

dhe luaje figura femrash,

ditën merrje diell

te pllakat e plazhit fëminor.

Duke lënë të mahnitur

turmën me sy zemrash,

kur dilje nga deti si nimfë

me xixëllim vezullor.



Më vonë gjalluan brenda teje

në filma e skena,

personazhet më tronditës

nga shpirt i kësaj bote.

Flisje me gojën e tyre,

merrje të tyret emra,

unë, i padëgjuari emër,

lumturohesha nga fama jote



Në kinemanë e sharrëxhinjve,

ku filma projektova,

të fola pa zë te perdja,

ku ti flisje gojarisht.

Pa ditur se do bisedonim si miq,

kur të vinte koha

dhe do recitoje poemat e mia

në publik madhërisht.



Tani ti ke në bibliotekë

disa libra nga pena ime,

unë kam qindra role të tua

në raftet e trurit tim.

Moj e madhja artiste,

me tri dallgë thinjash mbi krye,

perëndeshë e bukurisë skenike,

idhull për adhurim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi