Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Themeluesi i Wikileaks flet për kryeministrin shqiptar. “Berisha, notar i shkëlqyer dhe aplinist i jashtëzakonshëm ”

Shko poshtë

Themeluesi i Wikileaks flet për kryeministrin shqiptar. “Berisha, notar i shkëlqyer dhe aplinist i jashtëzakonshëm ” Empty Themeluesi i Wikileaks flet për kryeministrin shqiptar. “Berisha, notar i shkëlqyer dhe aplinist i jashtëzakonshëm ”

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 03, 2010 3:05 pm



Themeluesi i Wikileaks flet për kryeministrin shqiptar. “Berisha, notar i shkëlqyer dhe aplinist i jashtëzakonshëm ”



Faqja Wikileaks po trondit botën diplomatike me publikimin e shumë dokumentave tejet sekrete ku mes shumë shteteve është përfishirë edhe Shqipëria.

Themeluesi i Wikileaks flet për kryeministrin shqiptar. “Berisha, notar i shkëlqyer dhe aplinist i jashtëzakonshëm ” Wikileaks

Wikileaks ka publikuar të pathëna për shumë liderë botërorë, ku sigurisht nuk mund të bënte përjashtim edhe kryeministri Berisha.
Menjëherë eksponentë të opozitës nxituan të shpifnin se gjoja sipas dokumentave, Shqipërise i qenka dhuruar anëtarësimi në NATO dhe se nuk qenka frut i punës historike siameze të kryeministrit Sali rroftë Berisha.


Mediat që i shërbejnë Edvin Ramës dhe veglave të tij po tentojnë të errësojnë figjurën e Sali rroftë Berishës duke thënë se në këto dokumenta flitet për kompanira nafte e më the e të thashë.

Për të ndricuar popullin e tij, Këshilli i Ministrave.org i ka marrë një intervistë ekskluzive themeluesit të Wikileaks z. Julian Assange i cili shprehu konsederatën e artë për kryeministrin heroik historik siamez Sali Berishën.

“Kam dëgjuar se është sportist i përmasave olimpike” u shpreh i emocionuar Assange duke thënë në konfidencë se dëshira e tij shekullore ishte një takim me kreun e Këshillit të Ministrave.org

“Njerëz si Berisha vijnë njëherë në 127 vjet e 4 muaj dhe fati e deshi që një liderr historik dhe siamez si Ai të ishte kryeministër i mbarë shqiptarëve” shtoi Julian Assange.

Pyetjeve të Këshillit të Ministrave.org nëse mes dokumentave të publikuara emri i kryeministrit Berisha lidhej me afera nafte, cështjen e kufirit me Greqinë apo anëtarësimin e parakohshëm në NATO, themeluesi i Wikileaks sqaroi se të gjithë këto janë shpifje.

“Dokumentat e Wikileaks flasin qartë për rekordet e Sali rroftë Berishës në sportin e notit, rekordin e vendosur ne Murin Kinez të cilin e ngjiti pa litar mbrojtës, për rekordin e ngjitjes në malin e Dajtit, etj” deklaroi Julian Assange.

Së shpejti, Wikileaks do të publikojë fakte ku shqipëtarët do të shohin se si Berisha ka kritikuar shpeshherë udhëheqjen e diktatorit Enver Hoxha.Sipas Assange, personalisht Sali Berisha më 1989 duke rrezikuar karieren e tij si doktor ka kërkuar dorëheqjen e Enverit nga qeveria e asaj kohe.

Në shumë materiale do të shihet se si Berisha organizoi protestat e para anti-komuniste në disa spitale dhe universitete.

Wikileaks posedon edhe foton e rrallë ku Berisha i ka thënë Enver Hoxhës në plenium më 1987 fjalët “Ta bëj fytyrën si këpuca sepse je më i zi se zia”.

LKAB
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi